LIVE UPDATES
Bota

Gjermania në ndryshim: ku hapen vendet e reja të punës?

Nga rënia e rolit të eksporteve te investimet e reja publike, Auron Dodi shpjegon transformimin e Gjermanisë dhe ndikimin e tij në ekonomi e shoqëri.

26 Korrik 2026, 08:46 Nga I.A

Gjermania në ndryshim: ku hapen vendet e reja të punës?

Thuajse çdo javë ka lajme për shkurtime vendesh pune në koncernet e mëdha gjermane. Logjikisht duhet të shikonim një valë papunësie, po ajo nuk vërehet. Në fakt, tabloja e plotë duket ndryshe. Ka disa forca që vazhdojnë ta mbajnë ekonominë gjermane në këmbë.

E para është baza fiskale solide: me një borxh publik prej rreth 63 për qind të PBB-së, Gjermania qëndron shumë poshtë mesatares së Eurozonës (88%) apo Francës e Italisë, ku borxhi kalon 100%.

Së dyti, Gjermania ka një fuqi punëtore shumë të kualifikuar dhe një rrjet universitetesh të lidhur ngushtë me ekonominë; edhe produktiviteti për orë pune mbetet ndër më të lartët në Evropë — mesatarja e eurozonës qëndron rreth 11 për qind më poshtë se Gjermania, sipas Institutit ekonomik IW Köln (2024).

Pastaj vijnë investimet, që pas katër vjetësh rënieje po forcohen sërish.

Por më interesantja është ajo që po ndodh pa bujë brenda tregut të punës. Në një vit të vetëm, industria humbi 185.000 vende pune — por: thuajse po aq vende të reja, rreth 181.000, u hapën në shëndetësi, në arsim e administratë, llogariti Instituti HRI. Gjermania po kthehet ngadalë në një shoqëri që rron më shumë nga shërbimet.

Edhe pse ekonomia po ristrukturohet,  punësimi mbetet pothuajse i qëndrueshëm : 45.6 milionë të punësuar në 2026 — vetëm 157.000 më pak se një vit më parë — 45.62 milionë në 2027, ndërsa papunësia rritet lehtë në 3.01 milionë.

Sigurisht, shkurtimet janë të dhimbshme. Dhe papunësia e ulët nuk është vetëm shprehje force: ajo shpjegohet pjesërisht me pensionimet dhe me më pak konkurrentë nga BE për të njëjtat vende pune.

Mbështetja e tregut përmes konsumit vazhdon, sepse jo të gjithë preken nga krizat: nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të shtetit konsumojnë thuajse njësoj, pasi të ardhurat i kanë pavarësisht nga konjunktura. Ndryshe është në sektorin privat, ku shkatërrohen ekzistenca dhe vende pune.

Gjermania nuk ndodhet para kolapsit. Ajo thjesht po kalon në një fazë të re zhvillimi.

Stanjacioni është real, por jo fundi i suksesit gjerman

Problemet janë të mëdha — këtë s'e mohon askush. Gjermania po përjeton stanjacionin ekonomik më të gjatë që nga viti 1949. S'kemi të bëjmë me një dobësim të çastit, por me disa shndërrime që e godasin Gjermaninë njëherësh, si rrallë vende të tjera, shkroi së fundi ekonomisti i njohur Bert Rürup.

Nga njëra anë, vala e madhe e globalizimit, ajo që e pasuroi vendin, ka ndaluar. Furnizimi me energji po vihet mbi baza të reja.  Konkurrentët kinezë po forcohen. Popullsia po plaket dhe kjo e ngadalëson rritjen.

Njëkohësisht, vala e gjatë e punësimit, e nxitur nga reformat e viteve 2000 të kancelarit Gerhard Schröder (Agjenda 2010), ka arritur në fund. Shqetësuese janë edhe falimentimet, që arritën nivelin më të lartë në njëzet vjet — megjithëse edhe ato kanë një anë tjetër: kur firma joprodhuese dalin nga tregu, lirohet kapital e fuqi punëtore për sektorë më produktivë, sipas parimit të „shkatërrimit krijues"

Por më e ndjeshme është diçka tjetër: që nga viti 2022, eksporti nuk e luan njësoj rolin e lokomotivës për ekonominë gjermane. Gjermania eksporton më pak drejt SHBA, për shkak të barrierave doganore të vendosura nga Uashingtoni; dhe nga ana tjetër, Kina po i përmbyt tregjet me mallrat e veta.

Kur historia përdoret si paralajmërim

Në media dëgjohen krahasime me Republikën e Vajmarit (Weimar) — republikën demokratike të brishtë, që i hapi rrugën Hitlerit. Por ky krahasim, që e bëjnë edhe disa media gjermane, flet më shumë për nerva të tendosura sesa për gjendjen e vërtetë. Politologu i njohur Albrecht von Lucke kujtoi së fundi në këtë kuadër se asnjë brez gjermanësh nuk ka jetuar ndonjëherë kaq mirë sa ky i sotmi. Gjermania ndodhet në një nivel të lartë dhe ankesat që bën janë duke u nisur nga ky nivel. Pra problemi ndoshta është diku tjetër.

Njerëzit u mësuan të mendonin se rehatia e mirëqenia do të vazhdonin pa fund, si thuajse në tridhjetë vitet e fundit,  do të vazhdonin edhe pa investuar sa duhej në të ardhmen; si atëherë kur Gjermania mbështetej te gazi i lirë rus dhe te eksportet e saj.

Por kohët ndryshojnë. Ndërsa Republika e Vajmarit ishte një republikë sapodalë nga Lufta e Parë Botërore, me një shoqëri mjaft të militarizuar, në prag të luftës civile. Krahasuar me atë kohë, përçarjet e sotme janë të vogla.

Kur pesimizmi nuk përputhet me realitetin

Sondazhet e opinionit tregojnë përgjithësisht një shoqëri pesimiste. Por sondazhet regjistrojnë gjendjen e çastit. Politologia dhe studiuesja e njohur e së ardhmes, Florence Gaub shpjegoi në media, se po të shohësh më thellë, në studimet për shoqërinë gjermane, del në pah se kohezioni social ekziston: shtatëdhjetë për qind e gjermanëve kanë besim te bashkatdhetarët e tyre — po aq sa kanë te njëri-tjetri p.sh., finlandezët, ata që mbahen si populli më i lumtur në botë.

Pse rritet pasiguria në një shoqëri të begatë

Nga njëra anë, sepse harrohet se konfliktet janë pjesë e natyrshme e demokracisë, kujton Gaub; e kur ato shtohen shumë, e gjithë jeta na duket si krizë pa fund.

Nga ana tjetër, në shoqëritë perëndimore është përhapur një ndjenjë ngopjeje materiale, që shtron pyetjen edhe më të thellë: çfarë do të thotë sot të ecësh përpara?

Përparimi, tradicionalisht, është kuptuar kryesisht si përparim ekonomik — pra si shtim i pasurisë materiale. Një pjesë e njerëzve, që nuk e kanë arritur këtë, vazhdojnë ta kërkojnë; por një pjesë tjetër, sidomos të rinjtë, kërkojnë diçka krejt tjetër: që të kenë kohë për të jetuar si dëshirojnë vetë, në vend që të akumulojnë pasuri materiale.  Për shumë njerëz, sidomos pas pandemisë së Covid-19, koha personale po bëhet forma më e rëndësishme e pasurisë.

Mes reformave, investimeve dhe përgjegjësisë

Shndërrimet e përmendura ende s'kanë një karakterizim të prerë. Ajo që është e qartë është se marrëdhënia jonë me realitetin po ndryshon, edhe për shkak të inteligjencës artificiale. Por se ku do të çojë ky ndryshim ende nuk është plotësisht e qartë. Disa flasin për një boshllëk konceptual. Dhe pikërisht ky boshllëk prodhon pasiguri — dhe i bën disa njerëz që të votojnë për ekstremet (të cilat premtojnë ta kthejnë pas gjithçka, si ka qenë): për partinë ultra të djathtë AfD, ose për partinë "E Majta".

Qeveria e kancelarit Friedrich Merz, nga ana e vet, së fundi miratoi disa reforma të nevojshme. Një nga ekonomistët me ndikim në Gjermani, Marcel Fratzscher i tha DW-së se reformat në shëndetësi, në pensione e në tatime ecin në drejtimin e duhur — ndonëse nuk riparojnë asnjë nga ndarjet. Një shtysë më e madhe janë pesëqind miliardë eurot investime publike gjatë dymbëdhjetë vjetëve, për të cilat ra dakord qeveria Merz ditët e ardhjes në pushtet; por çështja mbetet sa prej tyre do të investohen — dhe sa shpejt.

Fratzscher bën thirrje që të hiqet dorë nga zakoni i pasimit të përgjegjësisë; kompanitë, degët e industrisë, partitë duhet të përballen sot me përgjegjësinë e tyre. Se mund të bëhet edhe ndryshe e tregon "Made for Germany" — një nismë e koncerneve të mëdha si Siemens dhe Deutsche Bank, që premtuan dhe nisën plot një vit më parë të investojnë deri në 631 miliardë euro deri në vitin 2028 në Gjermani. Në fund, e ardhmja vendoset pikërisht nga guximi, jo thjesht nga shifrat./DW

auron dodi

Sondazh

Poll

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

“Arrestoni Ramën”/ Qytetarët mbërrijnë te Komisariati nr.3: Lironi shqipet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

"Pushteti nuk është pronë e jotja"/ Protestuesi: Edi Rama, Shqipëria nuk është pronë personale

“Nuk ia vlen të lexohet"/ Protestuesi gris dokumentin: Përgjigjen ua japim të hënën

Qytetari: Duam rrëzimin e këtij sistemi politik 36-vjeçar

“Ky ka besën e gjarprit"/ Protestuesi: SPAK nis hetimin e Zvërnecit!

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

Qytetarja nga Durrësi: Rama të largohet sa më parë, bashkë me ministrat

Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Aktivisti Edison Lika: Kemi parë si tërhiqen njerëzit zvarrë nga shtëpitë

I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Bie zjarr në Malin e Çipinit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:Ju erdhi fundi

Protesta zhvendoset në Mynih, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Po trafikonte 11 kilogramë kokainë, arrestohet një shqiptar në Itali

Berisha: Gjesti i Ramës për fëmijën autik tregon se është një birbo

Berisha: Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë kanë përgjegjësi të madhe për heshtjen e tyre

Berisha: Do ndërmerren hapa të tjera të rëndësishëm që shqiptarët të kenë një PD të ripërtërirë

Berisha: Pas përfundimit të procesit të brendshëm në PD do të riformulojmë axhendën

Berisha:Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit, ne do ndërmarrim tre hapa për rimëkëmbjen

Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

U mbajt peng për rreth 4 orë nga ish-partneri, momenti kur efektivi i RENEA-s liron 24-vjeçaren

Momenti kur Refit Buzi merr në krah ish-partneren dhe e lë të lirë në cep të rrugës

Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm që nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e tij

Përplasja mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e socialistëve, shpërthen deputeti

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra