LIVE UPDATES
Bota

Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes

Raundi i fundit i bisedimeve të mirëfillta për paqe ishte mbajtur mbi një dekadë më parë dhe gjasat që bisedimet të rinisin janë të pakta, veçmas në kohën kur lufta në Gazë po vazhdon.

12 Qershor 2025, 22:20 Nga r.ll
Autoriteti Palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të paqes
foto ilustruese

PALESTINË- Autoriteti Palestinez tha se do të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, me shpresën për të ringjallur një proces të paqes që prej kohësh është bllokuar.

Ky autoritet, përfaqësuesi i palestinezëve që njihet ndërkombëtarisht, përballet me një detyrë të vështirë. Ai nuk është popullor në mesin e popullatës dhe është i dobësuar për shkak të viteve të tëra të përçarjeve të brendshme palestineze dhe për shkak të konfliktit me Izraelin.

Megjithatë, kryeministri Mohammed Mustafa i tha gazetarëve në qytetin e Ramallahut në Bregun e pushtuar Perëndimor të enjten se mbledhja e diplomatëve dhe liderëve botërorë në Nju Jork javën e ardhshme ofron vendin e përshtatshëm për të ringjallur përpjekjet për paqe.

“Shpresojmë që kjo të jetë një fillim i ri për rifillimin e një procesi serioz, me afate kohore dhe drejtësi”, tha ai.

Konferenca, që pritet të nisë të martën, më 17 qershor, synon të rinovojë mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Përderisa çdo deklaratë pritet të jetë kryesisht simbolike, Mustafa tha se një shfaqje e madhe e mbështetjes ndërkombëtare do të vinte në pah rëndësinë e autoritetit.

“Ne ende duam të shohim që kjo të çojë në negociata dypalëshe midis nesh dhe Izraelit që do të zgjidhnin çështjet e hapura”, shtoi ai.

Raundi i fundit i bisedimeve të mirëfillta për paqe ishte mbajtur mbi një dekadë më parë dhe gjasat që bisedimet të rinisin janë të pakta, veçmas në kohën kur lufta në Gazë po vazhdon. Qeveria e Izraelit është e dominuar nga ultranacionalistët të cilët e kundërshtojnë pavarësinë palestineze.

Autoriteti Palestinez administron në disa zona të vogla në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe ky autoritet po tenton që të bëhet lojtar në Gazën e pasluftës.

Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e kishin rrëzuar nga pushteti Autoritetin Palestinez, kur mori kontrollin e Gazës më 2007.

Para konferencës së OKB-së, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i ka shkruar një letër presidentit francez, Emmanuel Macron, duke bërë thirrje për armëpushim në Gazë, për zbatimin e një plani arab për rindërtim dhe që një qeveri palestineze të marrë nën kontroll Rripin e Gazës pas luftës.

Në letër, ai ka dënuar sulmin e 7 tetorit 2023 të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë, dhe po ashtu Abbas ka bërë thirrje për lirimin e të gjitha pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gazë.

OKB-ja ka thënë se konferenca synon rikthimin e fokusit në zgjidhjen me dy shtete, ku shteti i Izraelit dhe një shtet palestinez do të ekzistonin pranë njëri-tjetrit.

Mustafa tha se përparimi në këtë drejtim duhet të nisë me një armëpushim në Gazë.

Palestinezët kërkojnë që të krijojnë shtetin e tyre në Bregun Perëndimor, Gazë dhe Jerusalemin Lindor – zona që Izraeli ka okupuar në Luftën e Lindjes së Mesme më 1967./REL

autoriteti palestinez

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait