LIVE UPDATES
Bota

Hetuesit austriakë thonë se sulmuesi “planifikoi me kujdes” sulmin në shkollë

Sulmi i së martës në një shkollë të mesme në Grac përfundoi pasi ish-nxënësi i kësaj shkolle vrau veten.

12 Qershor 2025, 21:05 Nga r.ll

 

Hetuesit austriakë thonë se sulmuesi “planifikoi me
foto ilustruese

 

AUSTRI- Sulmuesi 21-vjeçar, që vrau nëntë nxënës dhe një mësuese në ish-shkollën e tij të mesme në Austri, kishte planifikuar me kujdes sulmin që zgjati shtatë minuta. Hetuesit austriakë thanë po ashtu më 12 qershor se sulmuesi kishte luajtur shumë lojëra online që kishin të bënin me të shtëna dhe vrasje.

Sulmi i së martës në një shkollë të mesme në Grac përfundoi pasi ish-nxënësi i kësaj shkolle vrau veten. Hetuesit deri më tani nuk kanë arritur të zbulojnë motivin, tha kreu i hetuesve policorë, Michael Lohnegger, i cili e përshkroi sulmuesin si një njeri “shumë introvert”, që kishte jetuar së bashku me nënën e tij në një fshat në periferi të Gracit.

“Zbuluam se ai kishte pasion të madh të luajte lojëra online me vrasje”, tha Lohnegger.

Sulmuesi, i cili kishte lënë shkollën tre vjet më parë pa përfunduar studimet dhe të cilin autoritetet nuk e kanë emëruar deri më tani, kishte planifikuar me kujdes sulmin, sipas një letre të shkruar me dorë që u gjet në shtëpinë e tij, shtoi ai.

Ky shënim “tregon se e gjithë rrjedha e ngjarjeve ishte planifikuar nga sulmuesi deri në detajin më të vogël”, tha Lohnegger.

Lohnegger shtoi se mësuesja që ai vrau ishte njëra prej mësuesve të tij të mëparshëm, ndërsa sipas hetimeve deri tani “ai nuk kishte asnjë lidhje personale me nxënësit” që qëlloi.

Pak para orës 10:00 të mëngjesit të së martës, sulmuesi hyri në shkollën e mesme Dreierschuetzengasse përmes hyrjes kryesore. Ai kishte një çantë në të cilën kishte një pistoletë, një pushkë dhe municion. Në kohën e sulmit, sipas Lohnegger, në shkollën ishin deri në 400 nxënës.

Sulmuesi më pas kishte shkuar në katin e tretë – katin më të lartë të shkollës – hyri në një tualet, u armatos me armë zjarri dhe me një thikë gjuetie dhe më pas nisi të shtinte.

“Nga ora 09:57, ai nisi të shtinte në shkollë dhe të shtënat zgjatën afër shtatë minuta”, tha Lohnegger.

“Fillimisht ai shkoi në katin e dytë, ku hapi zjarr ndaj personave që gjendeshin në shkollë. Më pas, ai hipi në katin e tretë. Atje, ai nisi të qëllonte një derë të mbyllur të një klase dhe më pas nisi të shtinte pa dallim ndaj personave që gjendeshin brenda kësaj klase”, shtoi ai.

Më pas, sipas hetuesve, sulmuesi u kthye në tualet dhe e vrau veten, pak para se policia të arrinte në shkollë.

Sulmuesi, që kishte marrë leje për armë pasi u ishte nënshtruar vlerësimeve psikologjike në mars, kishte blerë pushkën që e përdori në sulm përmes një shitësi në Grac në prill dhe pistoletën në një qytet tjetër në maj, tha Lohnegger.

Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi ishte refuzuar nga autoritetet që të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi u ishte nënshtruar testeve psikologjike dhe fizike të cilat gjetën se ai nuk ishte “i aftë” psikologjikisht për të shërbyer në ushtri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer, në një përgjigje për AFP-në.

Pas sulmit, Austria shpalli tri ditë zie dhe në këtë shtet ka nisur një debat mbi ligjet për armët.

Gjatë bastisjeve në shtëpinë e sulmuesit, policia po ashtu gjeti një bombë artizanale “jofunksionale”, një letër lamtumire dhe një video-mesazh që ai kishte lënë për nënën e tij./REL

sulm ne austri

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen