LIVE UPDATES
Bota

Avionët amerikanë rrëzojnë 4 objekte të paidentifikuara në 8 ditë, zyrtarja: S’ka shenja jashtëtokësorësh!

Një nga arsyet për goditjen e objekteve ishte balona e përgjimit nga Kina që përshkoi hapësirën ajrore të SHBA-së në fund të janarit, tha në një konferencë me gazetarët gjenerali Glen VanHerck, kreu i Komandës Veriore të SHBA-së.

13 Shkurt 2023, 21:03 Nga k.m.
Avionët amerikanë rrëzojnë 4 objekte të paidentifikuara
Foto ilustruese

Një avion luftarak amerikan rrëzoi një “objekt të paidentifikuar” mbi liqenin Huron të dielën me urdhër të presidentit Joe Biden. Ky ishte rasti i katërt brenda tetë ditësh dhe reagimi i fundit ushtarak në një situatë të jashtëzakonshme episodesh të tilla të njëpasnjëshme në hapësirën ajrore të SHBA-së. Zyrtarët e Pentagonit besojnë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në kohë paqeje.

Një nga arsyet për goditjen e objekteve ishte balona e përgjimit nga Kina që përshkoi hapësirën ajrore të SHBA-së në fund të janarit, tha në një konferencë me gazetarët gjenerali Glen VanHerck, kreu i Komandës Veriore të SHBA-së.

Që nga rrëzimi i balonës më 4 shkurt, avionët luftarakë kanë goditur objekte mbi Kanada dhe Alaskë. Zyrtarët e Pentagonit thanë se këto objekte nuk përbënin kërcënime për sigurinë, por dihej aq pak për to, saqë zyrtarët e Pentagonit nuk përjashtonin asgjë, madje as UFO-t.

“Ne filluam ta shqyrtojmë më nga afër hapësirën tonë ajrore në këto lartësi, përfshirë përmirësimin e radarit tonë, gjë që mund të shpjegojë të paktën pjesërisht pse i kemi vërejtur këto objekte më shpesh”, tha Melissa Dalton, ndihmës sekretare e mbrojtjes.

Autoritetet amerikane e kanë bërë të qartë se monitorojnë vazhdimisht për gabime të radarëve dhe nuk është e pazakontë të mbyllet hapësira ajrore si masë paraprake për t'i vlerësuar ato. Por ky reagim i pazakontë po ngre pyetje nëse një përdorim i tillë i forcës ishte i arsyeshëm, veçanërisht pasi zyrtarët e administratës thanë se objektet nuk përbënin një shqetësim të madh për sigurinë kombëtare dhe rrëzimet e tyre u bën thjesht për të qenë të kujdesshëm.

“Unë besoj se kjo është hera e parë brenda hapësirës ajrore të Shteteve të Bashkuara ose asaj të Amerikës Veriore që NORAD ose Komanda Veriore e Shteteve të Bashkuara kanë ndërmarrë veprime ushtarake kundër një objekti në hapësirën ajrore”, tha gjenerali VanHerck.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se ata ende po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë janë saktësisht objektet dhe thanë se kanë vendosur të përdorin armët e avionëve në vend të raketave, por kjo rezultoi shumë e vështirë. Ata thanë se ka dallim të madh midis tre objekteve të rrëzuara gjatë kësaj fundjave dhe balonës nga Kina.

Shumë amerikanë janë magjepsur nga drama që po zhvillohet në qiell teksa avionët luftarakë përpiqen të rrëzojnë objekte.

Objekti i fundit i rrëzuar u zbulua për herë të parë të shtunën në mbrëmje mbi Montana, por fillimisht u mendua se ishte një anomali. Radari e kapi sërish të dielën duke u fluturuar mbi Gadishullin e Sipërm të Miçiganit dhe po kalonte mbi liqenin Huron, thanë të dielën zyrtarët e Pentagonit.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës, objekti ishte tetëkëndor, me tela të varur, por nuk kishte ngarkesë të dallueshme. Ai po fluturonte ulët në rreth 6100 metra tha zyrtari që foli për Associated Press në kushte anonimiteti.

Zyrtarët amerikanë ende po përpiqen të identifikojnë me saktësi dy objekte të tjera të rrëzuara nga avionët luftarakë F-22 dhe po punonin për të përcaktuar nëse Kina ishte përgjegjëse, ndërsa shqetësimet u përshkallëzuan për atë që Uashingtoni tha se ishte programi çdo herë e më i gjerë i vëzhgimit ajror të Pekinit.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer i tha programit “This Week” të televizionit amerikan ABC se zyrtarët amerikanë po punonin shpejt për të mbledhur mbeturinat e objekteve pas rrëzimit.

“Deri para disa muajsh ne nuk dinim gjë për këto balona”, tha Schumer, për programin e spiunazhit që administrata amerikane e ka lidhur me ushtrinë e Kinës. “Është e jashtëzakonshme që ne nuk dinim gjë”.

Ministria e Jashtme e Kinës e ka përshkruar balonën e parë pa pilot si një mjet fluturimi meteorologjik civil që kishte dalë nga kursi. Pekini tha se vendimi amerikan për ta rrëzuar ishte “reaguar i tepruar”.

Rastet kanë rritur tensionet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, kanë ngritur pikëpyetje rreth shtrirjes së mbikëqyrjes së Pekinit ndaj SHBA-së dhe kanë nxitur kritika nga ligjvënësit republikanë për reagimin e administrates Biden./VOA

shba balona kineze

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet