6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ministri i Energjisë në Azerbajxhan, Parviz Shahbazov, ka thënë se në tetë muajt e këtij viti, Bakuja e ka furnizuar Evropën me 7.3 miliardë metra kub gaz natyror”.
AZERBAJXHAN- Azerbajxhani do t'i rrisë këtë vit eksportet e gazit në Evropë për 30 për qind, teksa Bashkimi Evropian synon të ulë varësinë në energjinë ruse.
Ministri i Energjisë në Azerbajxhan, Parviz Shahbazov, ka thënë se në tetë muajt e këtij viti, Bakuja e ka furnizuar Evropën me 7.3 miliardë metra kub gaz natyror”.
“Furnizimet e përgjithshme me gaz në Evropë për vitin 2022 do të arrijnë në 12 miliardë metra kub” – rritje për 31 për qind në krahasim me vitin 2021, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.
Ai, po ashtu, ka treguar se prodhimi i gazit natyror është rritur për 10 për qind në periudhën janar - gusht 2022, duke arritur në 30.6 miliardë metra kub.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar ditë më parë vendosjen e çmimeve tavan ndaj gazit natyror që importohet nga Rusia. Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do t'i ndalë eksportet e naftës dhe gazit për të gjitha shtetet që vendosin çmim tavan.
Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht. Në muajin korrik, BE-ja dhe Bakuja kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për të dyfishuar sasinë e gazit të importuar nga Azerbajxhani në të paktën 20 miliardë metra kub deri më 2027.
Marrëveshja, gjithashtu, parasheh zgjerimin e Korridorit jugor të gazit që përshkon Azerbaxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë dhe Greqinë.
Pas vendosjes së sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë – për luftën e nisur në Ukrainë – Moska ka nisur t'i zvogëlojë furnizimet me gaz në Evropë, andaj Bashkimi Evropian është duke përgatitur plane për të tejkaluar dimrin.
Putin ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska është duke përdorur eksportet e energjisë si “armë”.
Presidenti Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
Borut Pahor SLLOVENI- Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberali...
Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka shprehur keqardhje që Irani nuk është pajtuar me propozimet e shteteve evropiane për...
gjyqi BRUKSEL- Më 22 mars 2016, tre sulmues vetëvrasës nga organizata terroriste Shteti Islamik (IS) vranë 32 persona në aeroporti...
Nikolla Gruevski MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Drejtësisë në periudhën në vijim do të parashtrojë kërkesa të...
mbretëresha Elizabeth II BRITANI- Madhëria e Saj, mbretëresha Elizabeth II nuk ishte thjesht Shefi i Forcave të Armatosura, ajo ishte z...
karafilat ne Turqi TURQI- Kultivuesit kryesorë turq i janë drejtuar ngarkesave ajrore për të përmbushur me shpejtësi kër...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente n...
foto ilustruese KOSOVË- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja në Kosovë që merret me patologjinë e venave, ...
Ray J dhe Kim Kardashian SHBA- Ish-i dashuri i Kim Kardashian, Ray J u shfaq në Instagram Live me një prezantim të plotë p&eu...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Ushtria ukrainase ka thënë se forcat e saj kanë vazhduar të rikthejnë kontrollin e territoreve q&eu...