12 Shtator 2022, 14:12
Nga d.a.
gjyqi
BRUKSEL- Më 22 mars 2016, tre sulmues vetëvrasës nga organizata terroriste Shteti Islamik (IS) vranë 32 persona në aeroportin e kryeqytetit belg Bruksel dhe në stacionin e metrosë Maelbeek, në një prej zonave shumë të frekuentuara nga autoritetet e Bashkimit Evropian. Gjatë këtij sulmi u plagosën qindra persona të tjerë, disa prej tyre rëndë. Krimi erdhi në një kohë kur Evropa tashmë po ndihej shumë e pasigurt për shkak të sulmeve të tjera terroriste në vende të tjera.
Dhjetë burra janë akuzuar tani për këtë krim, njëri prej të cilëve besohet se ka vdekur në Siri. Tetë të pandehur akuzohen për 32 akuza për vrasje terroriste, tentativë për vrasje terroriste të 695 personave dhe përfshirje në aktivitete të një organizate terroriste. Personi i nëntë akuzohet vetëm për pikën e tretë në aktakuzë, që është përfshirje në aktivitete të një organizate terroriste.
Një seancë paraprake me disa nga nëntë të akuzuarit po zhvillohet para Gjykatës së Brukselit. I dyshuari kryesor është islamisti francez Salah A., i cili sipas avokatit të tij, kërkon të mos marrë pjesë në seancën paraprake.
A. është i vetmi i mbijetuar i serisë së sulmeve në Paris të vitit 2015, ku u vranë 130 njerëz dhe i cili u dënua me burgim të përjetshëm në Paris në fund të qershorit. Ai tani duhet të përgjigjet edhe në Belgjikë për përfshirjen e tij të dyshuar në celulën terroriste të Brukselit.
Gjatë seancës paraprake, para së gjithash përcaktohet lista e dëshmitarëve dhe rendi i dëshmive të tyre. Më pas do të zgjidhet më 10 tetor trupi gjykues, përpara se aktakuza të lexohet në fillim të seancës dëgjimore të rastit më 13 tetor. Procesi është planifikuar të zgjasë gjashtë deri në nëntë muaj. Në anën e padisë janë rreth 960 paditës civilë./DW/
sulmet terroriste ne bruksel
Bota
12 Shtator 2022, 14:03
d.a.
Nikolla Gruevski
MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Drejtësisë në periudhën në vijim do të parashtrojë kërkesa të...
Bota
12 Shtator 2022, 13:53
d.a.
mbretëresha Elizabeth II
BRITANI- Madhëria e Saj, mbretëresha Elizabeth II nuk ishte thjesht Shefi i Forcave të Armatosura, ajo ishte z...
Bota
12 Shtator 2022, 13:23
d.a.
karafilat ne Turqi
TURQI- Kultivuesit kryesorë turq i janë drejtuar ngarkesave ajrore për të përmbushur me shpejtësi kër...
Bota
12 Shtator 2022, 13:17
d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente n...
Bota
12 Shtator 2022, 13:13
d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja në Kosovë që merret me patologjinë e venave, ...
Bota
12 Shtator 2022, 12:59
d.a.
Ray J dhe Kim Kardashian
SHBA- Ish-i dashuri i Kim Kardashian, Ray J u shfaq në Instagram Live me një prezantim të plotë p&eu...
Bota
12 Shtator 2022, 12:36
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Ushtria ukrainase ka thënë se forcat e saj kanë vazhduar të rikthejnë kontrollin e territoreve q&eu...
Bota
12 Shtator 2022, 12:10
d.a.
mbreti charles
BRITANI- Mbreti Charles i III mbajti fjalimin e tij të parë para deputetëve britanik ku u shpreh se është thell&eum...
Bota
12 Shtator 2022, 12:00
d.a.
Çavuşoglu
TURQI- Të hënën në mëngjes, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu, bëri k&eum...
Bota
12 Shtator 2022, 11:52
d.a.
Petkovic
SERBI- Pas vizitës së të dërguarit të posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak dhe të dërg...