12 Shtator 2022, 14:22
Nga d.a.
Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka shprehur keqardhje që Irani nuk është pajtuar me propozimet e shteteve evropiane për ringjallje të marrëveshjes bërthamore.
Sipas tij, një refuzim i tillë zvogëlon mundësitë për arritje të marrëveshjes “në të ardhmen e afërt”.
“Më vjen keq që Irani nuk ka dhënë përgjigje pozitive për propozimet e bëra nga koordinatorët evropianë”, ka thënë ai në një konferencë për media në Berlin.
“Irani nuk ka arsye që të mos pajtohet me këto propozime”.
Gjermania është një prej tri shteteve evropiane – bashkë me Francën dhe Britaninë – që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Vendet tjera që kanë nënshkruar marrëveshjen janë: Kina, Rusia, si vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Komeve të Bashkuara, plus Bashkimi Evropian.
Irani e ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015.
Sipas marrëveshjes, Teherani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit.
Me ardhjen e Joe Bidenit në krye të SHBA-së janë rritur shpresat për ringjallje të marrëveshjes.
Palët kanë mbajtur disa runde takimesh në Vjenë, me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes, por palët ende nuk janë dakorduar për një tekst final./REL/
olaf scholz marrëveshja bërthamore me iranin
Bota
12 Shtator 2022, 14:12
d.a.
gjyqi
BRUKSEL- Më 22 mars 2016, tre sulmues vetëvrasës nga organizata terroriste Shteti Islamik (IS) vranë 32 persona në aeroporti...
Bota
12 Shtator 2022, 14:03
d.a.
Nikolla Gruevski
MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Drejtësisë në periudhën në vijim do të parashtrojë kërkesa të...
Bota
12 Shtator 2022, 13:53
d.a.
mbretëresha Elizabeth II
BRITANI- Madhëria e Saj, mbretëresha Elizabeth II nuk ishte thjesht Shefi i Forcave të Armatosura, ajo ishte z...
Bota
12 Shtator 2022, 13:23
d.a.
karafilat ne Turqi
TURQI- Kultivuesit kryesorë turq i janë drejtuar ngarkesave ajrore për të përmbushur me shpejtësi kër...
Bota
12 Shtator 2022, 13:17
d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente n...
Bota
12 Shtator 2022, 13:13
d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja në Kosovë që merret me patologjinë e venave, ...
Bota
12 Shtator 2022, 12:59
d.a.
Ray J dhe Kim Kardashian
SHBA- Ish-i dashuri i Kim Kardashian, Ray J u shfaq në Instagram Live me një prezantim të plotë p&eu...
Bota
12 Shtator 2022, 12:36
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Ushtria ukrainase ka thënë se forcat e saj kanë vazhduar të rikthejnë kontrollin e territoreve q&eu...
Bota
12 Shtator 2022, 12:10
d.a.
mbreti charles
BRITANI- Mbreti Charles i III mbajti fjalimin e tij të parë para deputetëve britanik ku u shpreh se është thell&eum...
Bota
12 Shtator 2022, 12:00
d.a.
Çavuşoglu
TURQI- Të hënën në mëngjes, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu, bëri k&eum...