LIVE UPDATES
Bota

Ballkani dhe lufta në Ukrainë në sfond/ Analiza: BE-ja i mbart problemet e saj edhe në vitin 2025

Kështu ishte edhe vitin e kaluar, kur udhëheqësit e BE-së i dhanë Moldavisë dhe Ukrainës dritën jeshile për të filluar bisedimet e pranimit, i siguruan Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat dhe miratuan një paketë sanksionesh kundër Rusisë.

17 Dhjetor 2024, 13:16 Nga M.B
Ballkani dhe lufta në Ukrainë në sfond/ Analiza: BE-ja i mbart
Foto ilustruese

BRUKSEL- Zakonisht, java para pushimeve dimërore në Bashkimin Evropian është më e ngarkuara, me vendime të mprehta që duhet të merren para përfundimit të vitit. Kështu ishte edhe vitin e kaluar, kur udhëheqësit e BE-së i dhanë Moldavisë dhe Ukrainës dritën jeshile për të filluar bisedimet e pranimit, i siguruan Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat dhe miratuan një paketë sanksionesh kundër Rusisë. Agjenda e sivjetme para festave duket më e qetë.

Për paketën e re, por më të vogël të sanksioneve kundër Rusisë u ra dakord më 11 dhjetor. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë në samitin e BE-së më 19 dhjetor, por nuk pritet ndonjë vendim i madh në lidhje me Kievin. Draft-konkluzionet e fundit të samitit të BE-së, të para nga Radio Evropa e Lirë, konfirmuan “angazhimin e palëkundur të BE-së për të ofruar mbështetje të vazhdueshme politike, financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën dhe popullin e saj, për aq kohë sa duhet. Rusia nuk duhet të triumfojë”.

Ka zëra që thonë se Zelensky do t’u bëjë thirrje vendeve anëtare të BE-së që ta rrisin prodhimin e mbrojtjes, mundësisht në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me industrinë e mbrojtjes të Ukrainës, dhe t'i ofrojnë Kievit sisteme të mbrojtjes ajrore dhe kapacitete përgjimi me dronë.

Samiti i posaçëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, i cili do të mbahet më 18 dhjetor mes udhëheqësve të Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe homologëve të tyre të BE-së, nuk pritet të sjellë ndonjë gjë të veçantë.

Draft-deklarata, e parë nga Radio Evropa e Lirë, nuk përmban elemente të reja. Zyrtarët e BE-së thonë se “arritja” kryesore është kryesisht simbolike - thjesht, e përbërë nga fakti se liderët e rajonit po takohen me zyrtarë të BE-së përpara samitit të rregullt të BE-së.

Gjashtëshja ballkanike ka darkuar me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe me shefen e sapoemëruar të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, në fillim të dhjetorit. Ajo ka qenë një shenjë se udhëheqësit e rinj të BE-së do t’i japin prioritet rajonit. Ditë e rëndësishme, së paku për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, është dita e sotme, kur ministrat e Evropës të vendeve anëtare të BE-së miratojnë konkluzionet vjetore të zgjerimit të BE-së dhe marrin pjesë në disa konferenca ndërqeveritare.

Shqipëria mori pjesë në një nga këto takime, ku hapë kapituj të rinj të negociatave të anëtarësimit në BE, që lidhen me politikën e jashtme. Tirana i ka nisur në tetor negociatat për pesë kapituj. Konferenca tjetër ndërqeveritare, e cila u zhvillua më 16 dhjetor, ishte për Malin e Zi. Mali i Zi i ka hapur negociatat për të 33 kapitujt e politikave, por, për herë të parë që nga viti 2017, Podgorica i ka mbyllur tre kapituj - për shoqërinë e informacionit, politikën industriale dhe pronësinë intelektuale. Kjo do të thotë se ligjet e BE-së në këto sfera janë përshtatur tashmë në ligjin malazez.

Marrë parasysh se gjatë 12 vjetëve negociata me Brukselin, Mali i Zi ka arritur të mbyllë vetëm tre kapituj të tjerë, ky hap është mjaft domethënës. Diplomatët e BE-së kanë lënë të kuptohet se Mali i Zi mund t’i bashkohet BE-së këtë dekadë. Ka pasur një shtysë të madhe që konferenca e tretë ndërqeveritare këtë javë të mbahej me Serbinë, me të cilën do të hapeshin edhe disa kapituj të negociatave. Kjo shtysë ka ardhur kryesisht nga Budapesti, vendet e mëdha anëtare të BE-së si Franca dhe Italia, si dhe Komisioni Evropian, i cili ka sugjeruar se Beogradi është gati të vazhdojë me integrimin e tij në BE.

Megjithatë, tri shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, e kanë bllokuar procesin, për shkak të mospërputhjes së vazhdueshme të Beogradit me politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Çështja e përparimit të Serbisë ka të ngjarë të rishfaqet në gjysmën e parë të vitit 2025 dhe, deri atëherë, mund të lidhet edhe me hapjen e kapitujve të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë. Kievi dhe Kishinjevi pritet të fillojnë zyrtarisht procesin e anëtarësimit në BE nën presidencën polake, edhe pse Hungaria ka sinjalizuar se mund të mos e japë pëlqimin e saj për Ukrainën, duke argumentuar se pakica etnike hungareze në këtë vend vazhdon të diskriminohet.

Situata në Gjeorgji do të jetë e dukshme këtë javë. Draft-konkluzionet e samitit të BE-së për republikën e Kaukazit Jugor janë mjaft të dobëta. Në to thuhet se Këshilli Evropian “përsërit shqetësimet e tij serioze për kursin që ka marrë Qeveria gjeorgjiane, e që bie ndesh me vlerat dhe parimet mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian”.

Komisioni, gjithashtu, shpreh keqardhje për vendimin e Qeverisë gjeorgjiane për ta pezulluar procesin e anëtarësimit të vendit në BE deri në vitin 2028. Dhuna kundër gjeorgjianëve që protestojnë ndaj këtij vendimi të Qeverisë, dënohet gjithashtu.

“Autoritetet gjeorgjiane duhet të respektojnë të drejtën e tubimit dhe të shprehjes dhe të përmbahen nga përdorimi i forcës. Të gjitha aktet e dhunës duhet të hetohen dhe përgjegjësit duhet të japin llogari”, thuhet në draft-konkluzione.

Teksti nuk është më i ashpër, sepse Hungaria dhe Sllovakia nuk duan të mbajnë qëndrim të vrazhdë kundër udhëheqjes së Gjeorgjisë, të cilën e shohin si aleate të tyre./ REL

be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet