LIVE UPDATES
Bota

Sa do të zgjasë procesi dhe kush voton? 27 vende europiane hedhin votën për zgjedhjet në PE, DW: Skeptikët e BE dhe nacionalistët mund të forcohen!

350 milionë qytetarë të BE-së do të mund të votojnë drejtpërdrejt për parlamentin e tyre nga e enjtja deri të dielën këtë javë. Skeptikët e BE dhe nacionalistët mund të forcohen.

6 Qershor 2024, 08:01 Nga r.ll
Sa do të zgjasë procesi dhe kush voton? 27 vende europiane hedhin
foto ilustruese

BRUKSEL- Roberta Metsola, Presidentja demokristiane e Parlamentit Evropian nga Malta, vizitoi të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian muajt e fundit me sloganin "Përdorni zërin tuaj". Në diskutime të shumta në bashki, universitete dhe shkolla, ajo u përpoq të interesonte veçanërisht votuesit e rinj për zgjedhjet evropiane, të cilat mbahen çdo pesë vjet. "Fotografia që shihni në mendjen tuaj të Parlamentit Evropian janë këto mbi 700 ulëse blu. Këto vende do të caktohen pavarësisht nëse votoni apo jo. Por tani ju keni një zgjedhje, mund të bëni ndryshimin, mund të ndikoni se kush do të ulet në bankat parlamentare”, u tha Roberta Metsola të rinjve në Danimarkë.

Por nxjerrja në vendvotime e 350 milionë votuesve me të drejtë vote në Bashkimin Evropian në zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike në botë, pas Indisë, nuk është aq e lehtë. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e fundit, në vitin 2019 ishte vetëm rreth 50 për qind. Në sondazhin e pranverës të opinionit publik, BE-ja zbuloi se këtë herë interesi për zgjedhjet ishte rreth 60 për qind. Prandaj, pjesëmarrja në votime mund të rritet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për këto zgjedhje, të cilat shumë kampe politike i kanë shpallur "zgjedhje fati” apo "zgjedhje drejtimi”. Sepse, statistikisht, rezulton se mesi i spektrit politik zakonisht përfiton nga pjesëmarrja e lartë.

Në shumë vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, fushata zgjedhore u formësua nga diskutimi i sigurisë dhe mbrojtjes në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, sipas sondazheve të opinionit publik, politikat ekonomike dhe sociale janë çështjet më të rëndësishme në 27 shtetet anëtare. Politika e migracionit nuk luajti ndonjë rol vendimtar në shumicën e vendeve të BE-së në këtë fushatë.

Në sondazhe parashikohet rritja e forcave djathtiste

Në shumë vende, aktivistët janë të shqetësuar për rritjen e pritshme të numrit nga konservatorët e krahut të djathtë skeptikë ndaj BE-së deri tek radikalët e krahut të djathtë. Arsye kjo për kancelarin Olaf Scholz (SPD) për të lëshuar paralajmërime të errëta. "Disa populistë kërkojnë që Gjermania të largohet nga Bashkimi Evropian. Të tjerë e shohin Rusinë e Putinit ose Kinën e Xi Jinping si modele për Evropën. E ka dhe të tillë që duan të shkatërrojnë BE-në - çfarë çmendurie vetëshkatërruese! Evropa dhe Bashkimi Evropian sigurojnë prosperitetin dhe të ardhmen tonë", tha Olaf Scholz në një video parazgjedhore ku bën thirrje për votim.

Në Francë, Itali, Holandë, Belgjikë, Austri dhe Hungaripartitë e djathta janë në vendin e parë për sa i përket votuesve. Në Poloni, Gjermani e Suedi, partitë e krahut të djathtë mund të bëhen forca e dytë ose e tretë. Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila është pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, është afërsisht e barabartë me dy partitë në pushtet, SPD dhe të Gjelbërit, me rreth 15 për qind. Në Gjermani, opozita Kristiandemokrate (CDU/CSU) kryeson me 30 për qind. Pritet që numri i vendeve blu në sallën plenare të Parlamentit Evropian për partitë e ekstremit të djathtë të rritet ndjeshëm, në 21 deri në 25 për qind. Por kjo nuk mjafton për shumicën vendimtare.

Meloni dëshiron të krijojë një aleancë të krahut të djathtë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila edhe kryeson familjen e djathtë europiane EKR, ka njoftuar se dëshiron të krijojë një koalicion të stilit italian në Parlamentin Europian. Meloni ka 18 muaj që drejton Italinë me një aleancë të populistëve të krahut të djathtë, ekstremistëve të djathtë dhe kristiandemokratëve. Ajo dëshiron të thyejë koalicionin aktual jozyrtar të madh të qendrës në Parlamentin Evropian, i cili përbëhet nga socialdemokratët, liberalët dhe kristiandemokratët.

"Ne jemi në prag të zgjedhjeve vendimtare, sepse për herë të parë zgjedhjet evropiane mund t'i japin fund një mazhorance të panatyrshme dhe kundërproduktive," tha Giorgia Meloni gjatë një paraqitjeje në fushatë në Spanjë. Ajo dëshiron të themelojë një bllok nacionalist të ri të krahut të djathtë

Kandidatja kryesore e kristiandemokratëve evropianë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk përjashton bashkëpunimin e ardhshëm me Meloni & Co. Ursula von der Leyen tha në disa debate televizive se është e rëndësishme nëse deputetët mbështesin Ukrainën dhe i kushtojnë vëmendje vlerave evropiane, e jo aq anëtarësimit në parti. Von der Leyen tha për Melonin: "Edhe ajo është qartë pro-evropiane. Ajo është kundër Putinit, e tha shumë qartë. Mbështet shtetin e të drejtës. Nëse mbetet kështu, ne do të ofrojmë bashkëpunim”.

Socialdemokratët, Liberalët, Të Gjelbrit dhe e Majta kritikuan ashpër këtë kurs të ri të kristiandemokrates von der Leyen. Sipas sondazheve të fundit, Kristiandemokratët dhe Socialdemokratët mbeten afërsisht në pozitat e njëjta si deri tani. Liberalët, të Gjelbërit dhe të Majtët do të humbasin. Në periudhën e re legjislative në Parlamentin Evropian do të ketë 720 mandate, 15 më shumë se më parë

Çfarëdo koalicioni të formohet pas formimit të grupeve parlamentare, duhet pasur parasysh se Parlamenti Evropian është vetëm një nga dy dhomat legjislative të barabarta. Nuk mund të vendosë vetë dhe nuk mund të zgjedhë qeveri, por varet nga bashkëpunimi me Këshillin e Bashkimit Europian, ku përfaqësohen të gjitha 27 qeveritë e shteteve anëtare. Sidoqoftë Parlamenti Evropin është unik për nga domethënia, sepse asnjë rajon tjetër në botë nuk ka një institucion të krahasueshëm që mund të nxjerrë ligje përtej kufijve kombëtarë.

Tradicionalisht, votimi zhvillohet për katër ditë. Zgjedhjet në Holandë fillojnë më 6 qershor. Shumica e shteteve votojnë të dielën, më 9 qershor. Rezultatet e besueshme mbi shpërndarjen e vendeve në Parlamentin e dhjetë Evropian do të publikohen të dielën në orën 23:00./DW

zgjedhjet ne be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj