LIVE UPDATES
Bota

Bastisja e shtëpisë së tij nga FBI, Trump refuzon t'i përgjigjet Prokurores së Përgjithshme

Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut Letitia James po heton nëse ish-presidenti i ka ekzagjeruar vlerat e pasurive të paluajtshme të kompanisë së tij duke mashtruar huadhënësit dhe autoritetet tatimore, për të përfituar financiarisht.

11 Gusht 2022, 08:00 Nga d.a.
Bastisja e shtëpisë së tij nga FBI, Trump refuzon t'i
Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën se kishte refuzuar t'u përgjigjej pyetjeve të Prokurores së Përgjithshëm të shtetit të Nju Jorkut, Letitia James në një hetim civil mbi praktikat e biznesit të familjes së tij.

"Refuzova t'u përgjigjem pyetjeve, në bazë të të drejtave dhe privilegjeve që gëzon çdo qytetar sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara," tha zoti Trump në një deklaratë, duke iu referuar Amendamentit të Pestë të Kushtetutës, sipas së cilit qytetarët kanë të drejtën të mos dëshmojnë për të shmangur vetë-fajësimin.

Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut Letitia James po heton nëse ish-presidenti i ka ekzagjeruar vlerat e pasurive të paluajtshme të kompanisë së tij duke mashtruar huadhënësit dhe autoritetet tatimore, për të përfituar financiarisht.

Zoti Trump dhe djali i tij Donald Trump Jr. dhe vajza Ivanka Trump, kishin kërkuas të mos dëshmonin, por kërkesa e tyre u hodh poshtë. Sipas burimeve me dijeni për këtë çështje, Donald Jr. dhe Ivanka, kanë dëshmuar ditët e fundit.

Ish-presidenti mbërriti në zyrat e Prokurores së Përgjithshme me një autokolonë pak para orës 9 të mëngjesit dhe pas një ore njoftoi se kishte refuzuar të dëshmonte.

Në deklaratën e tij, zoti Trump tha se dikur kishte ngritur pyetjen se pse duhet ta përdorë Amendamentin e Pestë dikush që është i pafajshëm.

"Tani e di përgjigjen për këtë pyetje. Kur familja jote, kompania jote dhe të gjithë njerëzit përreth teje, bëhen objekte të një gjuetie shtrigash të pabazuar politikisht, të mbështetur nga avokatë, prokurorë dhe mediat e lajmeve të rreme, nuk ke alternativë tjetër”, tha ai.

Vendimi i zotit Trump vjen vetëm dy ditë pasi agjentët e FBI-së kontrolluan rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridas, si pjesë e një hetimi tjetër federal lidhur me të dhëna të klasifikuara sekret që ai mund t’i ketë marrë me vete kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

"Kompania ime e madhe dhe unë jemi duke u sulmuar nga të gjitha anët. Republikë bananesh!” kishte shkruar ish-presidenti Trump më herët në rrjetin e tij social Truth Social.

Zyra e zonjës James dhe avokati i zotit Trump, nuk kanë komentuar.

Në maj, zyra e Prokurores James tha se hetuesit kishin grumbulluar prova të konsiderueshme që mund të mbështesin veprime ligjore kundër zotit Trump, kompanisë së tij ose të dyjave.

Dëshmia e ish-presidentit ishte një nga pjesët e pakta që i mungonin hetimit, tha zyra e saj.

Prokurorja James, një demokrate, ka thënë në dosjet gjyqësore se zyra e saj ka zbuluar prova "të rëndësishme" se kompania e zotit Trump "ka përdorur vlerësime mashtruese të pronave për përfitime ekonomike, përfshirë hua, sigurime dhe zbritje taksash. "

Ish-presidenti Trump i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se hetimi i zonjës James është i motivuar politikisht dhe përbën ndërhyrje në marrëdhëniet e tij të biznesit dhe në procesin politik.

Pasi të përfundojë hetimin, prokurorja James mund të vendosë të ngrejë padi dhe të kërkojë ndëshkime financiare kundër zotit Trump ose kompanisë së tij, apo edhe ndalimin e përfshirjes së tyre në biznese të caktuara.

Ndërkohë, zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit ka ndërmarrë prej kohësh një hetim tjetër penal./VOA/

fbi kontrollon shtepine e trump letitia james

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet