19 Dhjetor 2025, 08:00
Nga D.S
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen (majtas), Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shpallin marrëveshjen në samitin në Bruksel.
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t'i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh, pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse. Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.
Shefi i BE-së, Antonio Costa, në X,"Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin", ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera. Zelensky tha se ishte mirënjohës ndaj udhëheqësve evropianë për marrëveshjen, të cilën e përshkroi si mbështetje të rëndësishme që vërtet forcon qëndrueshmërinë tonë.
Kryeministri belg Bart De Wever tha herët të premten se udhëheqësit e BE-së shmangën kaosin dhe përçarjen me vendimin e tyre për t’i dhënë Ukrainës një kredi përmes huazimit të parave të gatshme në vend që të përdorin asetet e ngrira ruse. "Ne mbetëm të bashkuar", shtoi De Wever./Dosja.al
be rusi ukraine
Bota
19 Dhjetor 2025, 08:04
E. D
TikTok, Donald Trump
SHBA- Kompania kineze u komunikoi punonjësve të enjten (18.12.2025) se ByteDance dhe TikTok nënshkruan marrë...
Bota
19 Dhjetor 2025, 07:48
D.S
Anija
SHBA- Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor l...
Bota
19 Dhjetor 2025, 07:34
D.S
Peter Arnett
ZELANDË E RE- Gazetari dhe korrespondent lufte, fitues i Çmimit Pulitzer, Peter Arnett, ka ndërruar jetë në mo...
Bota
19 Dhjetor 2025, 07:34
E. D
Mette Frederiksen, Antonio Costa, Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje p&e...
Bota
18 Dhjetor 2025, 22:55
M.L
Foto ilustruese
Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP) njoftoi të enjten se ka lëshuar një urdhër për nda...
Bota
18 Dhjetor 2025, 21:24
M.L
BRUKSEL- Udhëheqësit evropianë po takohen në Bruksel sonte, duke u përpjekur të gjejnë një gjuhë të për...
Bota
18 Dhjetor 2025, 21:21
M.L
Rachida Dati
FRANCA- Prokuroria financiare franceze bëri të ditur se janë zhvilluar kontrolle në zyrën e kryetares së bashkis...
Bota
18 Dhjetor 2025, 20:22
E.d
Foto ilustruse
MOSKË- Qeveria ruse ka urdhëruar hekurudhat ruse të shesin një rrokaqiell 62-katësh në qendër të&nbs...
Bota
18 Dhjetor 2025, 19:48
E.d
Foto ilustruse
MEKSIKA- Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ofroi të ndërmjetësojë midis Shteteve të Bashk...
Bota
18 Dhjetor 2025, 19:58
M.L
Foto ilustruese
RUSIA- Rusët me lidhje me shërbimet ushtarake dhe të sigurisë së vendit dyshohet se janë përfshirë ...