13 Nëntor 2023, 17:38
Nga a.l
Gaza
Vendet e Bashkimit Evropian (BE) e kanë dënuar të hënën grupin radikal palestinez, Hamas – të cilin e kanë shpallur organizatë terroriste – për, siç thanë, përdorimin e spitaleve dhe civilëve “si mburoja njerëzore” në luftë kundër Izraelit.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të hënën se, në të njëjtën kohë, blloku i kërkon Izraelit “të vetëpërmbahet maksimalisht në mënyrë që ta shmangë shkaktimin e viktimave në mesin e civilëve”.
Në një takim me ministrat e Jashtëm të bllokut, Borrelli e cilësoi deklaratën të cilën e lëshoi në emër të të gjitha 27 vendeve si shenjë e unitetit, pasi tash e sa javë ka pasur shpesh deklarata kundërthënëse për atë se si duhet BE-ja t’i adresohet luftës Izrael-Hamas.
“Ju e dini sa e vështirë ka qenë kohëve të fundit – pas votimit në Kombet e Bashkuara, ku vendet votuan në mënyra të ndryshme – për ta paraqitur një qasje plotësisht të përbashkët”, tha Borrell.
Vetëm pak orë pasi liderët e BE-së thanë se ka unitet për luftën Izrael-Hamas më 28 tetor, shtetet anëtare ishin plotësisht të ndara gjatë një votimi për një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme që bënte thirrje për armëpushime humanitare në Gazë.
Tani, megjithatë, vendet e BE-së thanë në një komunikatë se iu bashkohen “thirrjeve për pauza të menjëhershme në luftime dhe për korridore humanitare, përfshirë përmes kapacitetit të shtuar në pikëkalime dhe përmes një rruge të dedikuar detare, në mënyrë që ndihmat humanitare të arrijnë sigurt te populli i Gazës”.
Ato, po ashtu, i përsëritën “thirrje që Hamasi t’i lirojë menjëherë dhe pakushte të gjitha pengjet”. Dhe thanë se “BE-ja e dënon përdorimin e spitaleve dhe civilëve si mburoja njerëzore nga Hamasi”.
Izraeli thotë se Hamasi strehohet në mesin e civilëve në spitale, dhe se spitali më i madh i Qytetit të Gazës, Shifa, është shembull parësor i kësaj. Izraeli pretendon se luftëtarët e grupit palestinez e kanë një qendër komandimi brenda dhe nën spital.
Izraeli nuk ka ofruar video apo fotografi për t’i dëshmuar këto pretendime, megjithëse ka shpërndarë pamje të luftëtarëve të Hamasit duke vepruar në lagjet e banimit dhe duke i vendosur raketat dhe armët pranë shkollave dhe xhamive. Vendet e BE-së nuk bënë thirrje për armëpushim në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit.
Më shumë se 11.000 palestinezë, dy e treta gra dhe fëmijë, janë vrarë prej se nisi lufta, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk e bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit të vdekur në përllogaritje. Rreth 2.700 janë raportuar të zhdukur dhe besohet se kanë ngecur apo vdekur nën rrënoja.
Së paku 1.200 njerëz u vranë në Izrael, shumica e tyre civilë, në sulmin fillestar të Hamasit, i cili e nxiti luftën. Ndërsa, 46 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gazë prej fillimit të ofensivës tokësore.
Rreth 250.000 izraelitë janë detyruar të evakuohen nga komunitetet pranë Gazës, ku luftëtarët e Hamasit po gjuajnë ende me raketa, si dhe përgjatë kufirit verior me Libanin./ REL
lufta izrael-palestine
Bota
13 Nëntor 2023, 17:23
a.l
Dimita Kovaçevski dhe Albin Kurti
AUSTRI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar ...
Bota
13 Nëntor 2023, 17:24
h.k
Foto e Trump me të motrën
SHBA-Ditën e sotme është raportuar se Maryanne Trump Barry, motra e madhe e Donald Trump, ka vdekur.Bar...
Bota
13 Nëntor 2023, 17:12
h.k
Foto nga protesta
SHBA-Vetëm disa ditë përpara se ai të drejtonte një grevë të paprecedentë kundër&n...
Bota
13 Nëntor 2023, 17:11
a.l
Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish
Bashkimi Evropian pyeti edhe një herë Serbinë se çfarë bën Qendra Humanitare Serb...
Bota
13 Nëntor 2023, 17:03
h.k
Foto nga ngjajra
LIBANI-Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve (NNA) tha se dy raketa izraelite goditën një kolonë mediash në qyt...
Bota
13 Nëntor 2023, 17:03
h.k
Bashkimi Europian
BRUKSEL-Njerëzit që duan të aplikojnë për vizë për t’i vizituar vendet e zonës Schengen du...
Bota
13 Nëntor 2023, 16:58
a.l
Albin Kurti
AUSTRI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Procesi i Berlinit është rruga përpara. Në Forumin Ekonomik ...
Bota
13 Nëntor 2023, 16:53
a.l
Albin Kurti
AUSTRI- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik t...
Bota
13 Nëntor 2023, 16:47
a.l
Treni
ARGJENTINË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Argjentinë ku një tren ka dalë nga shinat dhe është...
Bota
13 Nëntor 2023, 16:41
a.l
Foto ilustruese
JEMEN- Një varkë me emigrantë është përmbysur në brigjet e Jemenit të shkatërruar nga lufta, k...