28 Maj 2024, 09:26
Nga M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për “Financial Times”, se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregohen shumë të buta ndaj Serbisë. Kurti ka shtuar se Serbisë duhet t’i caktojnë një ultimatum për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Kurti tha për “Financial Times”, se Beogradi duhet të rreshtohet kah Perëndimi për t’i ofruar Kosovës siguri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Kurti ka thënë se Serbia duhet të tregojë përkushtim ndaj integrimit në BE duke vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ndaluar përpjekjet për t’u ulur në “tre ose katër stola”.
“Sapo që Serbia t’i vë sanksione Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata mund të tregojnë se duan të integrohen në BE, dhe Serbia pa Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit. Atëherë do të mund të besoja se në thelb duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, ka thënë Kurti.
Ai ka refuzuar të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, por ka insistuar se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen. Kurti gjithashtu ka theksuar se ka dallime strategjike me aleatët euro-amerikanë, por jo në vlera dhe parime.
albin kurti
Bota
28 Maj 2024, 09:19
B.Z
Joe Biden
IZRAEL - Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Izraelit të marrë çdo masë paraprake p&e...
Bota
28 Maj 2024, 09:18
M.B
Kryeministri Tusk takohet me ushtarë në Karakule
POLONIA- Programi "Mburoja Lindore" është operacioni më i madh për p&eu...
Bota
28 Maj 2024, 09:13
M.B
I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell
BRUKSEL- Që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme, BE i mbete...
Bota
28 Maj 2024, 09:03
M.B
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez
EUROPA- Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Krye...
Bota
28 Maj 2024, 09:01
B.Z
Pamje nga kamerat e sigurisë
GREQI - Pamjet nga një grabitje e dështuar në Greqi kanë bërë xhiron e rrjetit gjatë 2...
Bota
28 Maj 2024, 08:59
M.B
Ali Reyhani Kajvar, pronar fabrike, është raportuar të jetë ndaluar dhe akuzuar për “propagandë kundër sistemit dhe f...
Bota
28 Maj 2024, 08:46
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, mbrëmjen e kaluar. Një burrë ...
Bota
28 Maj 2024, 08:25
M.B
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell merr pjesë në një konferencë shtypi si pjesë ...
Bota
28 Maj 2024, 08:18
B.Z
Armët e sekuestruara
KOSOVË - “Është depoja e pestë që ne e kemi gjetur brenda vitit”, tha ministri i Punëve...
Bota
28 Maj 2024, 08:00
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Europa po përgatitet për të nxehtin e kësaj vere, pasi Gjermania dhe vendet nordike janë duke pritur tempe...