LIVE UPDATES
Bota

Njohja e shtetit palestinez, Sanchez: Është nevojë e domosdoshme nëse të gjithë ne dëshirojmë të arrijmë paqen

Megjithatë, ai ka thënë se Spanja nuk do të ndonjë asnjë ndryshim të kufijve të përcaktuar më 1967, përveç nëse pajtohen palët.

28 Maj 2024, 09:03 Nga M.B
Njohja e shtetit palestinez, Sanchez: Është nevojë e domosdoshme
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

EUROPA- Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do ta njohin të martën edhe zyrtarisht shtetin palestinez. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të martën në mëngjes vendi i tij do ta njohë shtetësinë palestineze, duke përfshirë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Megjithatë, ai ka thënë se Spanja nuk do të ndonjë asnjë ndryshim të kufijve të përcaktuar më 1967, përveç nëse pajtohen palët.

“Njohja e shtetit të Palestinës është nevojë e domosdoshme, nëse të gjithë ne dëshirojmë të arrijmë paqen”, ka thënë ai.

Ky vendim është dënuar ashpër nga Izraeli dhe është parë si “shpërblim” për Hamasin grupin palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që udhëheq Gazën. Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë. Ato përmendin edhe rolin historik të Norvegjisë dhe Spanjës në avancimin e përpjekjeve për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve. Më 1991, dy palët janë ulur së bashku, për herë të parë ndonjëherë, në konferencën për paqe në Madrid, e cila më pas ua ka hapur rrugën të ashtuquajturave Marrëveshje të Oslos, të nënshkruara më 1993.

“Njohja e shtetit palestinez ka të bëjë me drejtësi për popullin palestinez”, ka thënë ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, të hënën në Bruksel.

Sipas tij, ky vendim përbën “garancinë më të mirë të sigurisë për Izraelin dhe është absolutisht thelbësore të arrihet paqja në rajon”. Planet për njohje të shtetit palestinez janë prezantuar javën e kaluar përmes një njoftimi të koordinuar në mes të tre kryeministrave. Norvegjia e ka informuar kryeministrin palestinez Mohammed Mustafa në fundjavë se vendimi për njohje të shtetësisë do të hyjë në fuqi të martën. Ndonëse Sllovenia ka nisur, po ashtu, procesin e njohjes së shtetit palestinez, ky rast ka nxitur mospajtime të thella brenda Bashkimin Evropian me 27 shtete anëtare.

Spanja dhe Irlanda janë pjesë e bllokut evropian. Për dekada, njohja formale e shtetësisë palestineze ka qenë pika ku kanë dështuar bisedimet për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve. Uashingtoni dhe shumë shtete evropiane kanë thënë se janë të gatshme që një ditë të njohin shtetësinë palestineze, mirëpo jo para se të arrihet një marrëveshje për çështjet e ndjeshme sikurse statusi i Jerusalemit dhe përcaktimi i kufijve. Mirëpo, përkeqësimi i situatës në Gazë ka shtuar thirrjet që palestinezët të kenë shtetin e tyre. Brenda BE-së, shtetet sikurse Franca besojnë se ende nuk ka ardhur koha për të vepruar ashtu, derisa Gjermania beson se njohja duhet të ndodhë pas negociatave që zhvillojnë dy palët.

Vendimi i së martës nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do të nënkuptojë që 145 prej 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, tani e njohin shtetin palestinez. Aty përfshihen shumë shtete të Lindjes së Mesme, të Afrikës dhe Azisë, por jo Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, shumica e vendeve të Evropës, Australia, Japonia dhe as Koreja e Jugut. Më 2014, Suedia është bërë shteti i parë i BE-së që e ka njohur shtetësinë palestineze, duke vepruar njëjtë sikurse gjashtë shtete evropiane, të cilat e kanë marrë atë vendim para se t’i bashkoheshin bllokut evropian: Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Rumania.

Megjithatë, Republika Çeke ka thënë se fundmi se njohja që i ka bërë Çekosllovakia e dikurshme shtetësisë palestineze më 1988, nuk vlen më. Vendimi i javës së kaluar nga Madridi, Dublini dhe Osloja, ka provokuar përgjigje të ashpër prej Izraelit. Të hënën, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka thënë se e ka njoftuar konsullatën e Spanjës në Jerusalem që të ndalojë ofrimin e shërbimeve konsullore për palestinezët në Bregun Perëndimor prej 1 qershorit, si "masë ndëshkuese preliminare".

“Ne nuk do të lejojmë dëmtimin e sovranitetit dhe sigurisë së Izraelit”, ka thënë ai, duke e përshkruar njohjen e shtetësisë palestineze si “shpërblim për Hamasin”, sulmet e të cilit, të kryera më 7 tetor të vitit të kaluar, kanë nxitur luftën në Gazë.

Militantët e grupit kanë hyrë në jug të Izraelit atë ditë dhe kanë kryer sulm që ka rezultuar me më shumë se 1.200 persona të vrarë, kryesisht civilë, dhe marrjen peng të rreth 250 të tjerëve. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit. Si pasojë e sulmeve hakmarrëse janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë në Gazë, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Të shtunën, ministrja e Mbrojtjes së Spanjës, Margarita Robles e ka akuzuar Izraelin për kryerje të “gjenocidit të vërtetë” në Gazë. Deri më tani, një gjuhë e tillë është dëgjuar vetëm prej ministrave të së majtës ekstreme në koalicionin qeverisës në Spanjë, por jo edhe prej Partisë Socialiste.

“Disa e kanë parë vendimin tonë për të njohur shtetin e Palestinës si shpërblim për terrorin. Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës sesa kjo”, ka thënë ministri i Jashtëm irlandez, Micheal Martin, të hënën.

Me këtë vendim, Dublini, Madridi dhe Osloja dëshirojnë “të shohin marrëdhënie të normalizuara në të ardhmen në mes të dy popujve” dhe për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete, ka thënë ai./ REL

palestina

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë