LIVE UPDATES
Bota

BE: Dyshimet për korrupsion dëmtojnë besueshmërinë e Evropës

Hetuesit belgë po shqyrtojnë pretendimet se Katari u kishte dhënë para dhe dhurata zyrtarëve të Parlamentit Evropian lidhur me organizimin e Kupës së Botës në futboll.

12 Dhjetor 2022, 16:35 Nga I.A
BE: Dyshimet për korrupsion dëmtojnë besueshmërinë e
Parlamenti Evropian

BRUKSEL- Diplomatët evropianë kanë reaguar pas arrestimeve të kryera nga prokuroria belge për një rast të dyshuar korrupsioni në parlamentin evropian. Ministrja e jashtme gjermane tha se vetë besueshmëria e Evropës është në rrezik. Hetuesit belgë po shqyrtojnë pretendimet se Katari u kishte dhënë para dhe dhurata zyrtarëve të Parlamentit Evropian lidhur me organizimin e Kupës së Botës në futboll. Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, deputetja socialiste greke, Eva Kaili, besohet se është në mesin e të dyshuarve. Partia Socialiste greke Pasok ka njoftuar se e ka përjashtuar nga partia me të mësuar për dyshimet mbi zonjën Kaili.

Prokurorët belgë kontrolluan 16 shtëpi dhe sekuestruan 600,000 euro në Bruksel javën e kaluar. Katër persona u arrestuan dhe u akuzuan për “pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, njoftuan prokurorët e rastit. Ata thanë se kishin dyshuar prej muajsh se një shtet i Gjirit, që sipas raportimeve të medias bëhet fjalë për Katarin, po përpiqej të blinte ndikim në Bruksel.

Arrestimet dhe dyshimet e ngritura kanë nxitur reagime të diplomatëve evropianë.

“Ky është një incident i pabesueshëm që duhet të sqarohet plotësisht me forcën e plotë të ligjit. Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e Evropës”, tha ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

“Kjo është një çështje serioze, nuk do ta komentoj, por padyshim që duam të sqarohet gjithçka mbi rastin që duket të jetë shumë i rëndë”, tha kryediplomatja franceze, Cathrin Colonna.

Megjithëse zyrtarisht nuk është konfirmuar, në mesin e të dyshuarve është një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian, socialistja greke, Eva Kaili.

“Sigurisht që lajmi është shumë shqetësues. Ka veprime policore dhe gjyqësore që janë kryer dhe ne duhet të ndjekim këto veprime, jo vetëm me fakte, por edhe me prova të vërtetuara. Nuk mund të shkoj përtej deklaratave të gjyqësorit. Jam i sigurt që e kuptoni se këto janë akuza shumë të rënda”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell.

Dyshimet lidhen me përpjekjet e suksesshme të Katarit për të fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në futboll dhe zvogëlimin e kritikave për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe kushtet e rënda të punës së emigrantëve në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës.

Më 21 nëntor, Parlamenti Evropian debatoi rreth situatës së të drejtave të˙ njeriut në Katar para fillimit të Kupës së Botës.

Gjatë debatit, zonja Kaili mbrojti Katarin për reformat lidhur me të drejtat e punëtorëve.

“Sot Kupa e Botës në Katar është një dëshmi se si diplomacia sportive mund të arrijë një transformim historik të vendit me reformat që frymëzuan botën arabe. Katari është një pararendës në të drejtat e punës, duke ndërmarrë veprime që edhe kompanitë evropiane nuk po i bëjnë. Disa këtu ende po bëjnë thirrje për t'i diskriminuar, na frikësojnë dhe na akuzojnë të gjithë ne që flasin me ta se gjoja angazhohemi në korrupsion”, tha më 21 nëntor eurodeputetja socialiste greke, Eva Kaili.

Më tu publikuar lajmi për dyshimet mbi të, Parlamenti Evropian e ka pezulluar zonjën Kailin nga detyra ndërsa Partia Socialiste greke PASOK tha se po e përjashtonte atë nga radhët e saj.

“Rasti i korrupsionit për të cilin po hetohet zonja Kaili u bë e ditur të premten. Ne morëm një vendim të menjëhershëm për ta pezulluar atë. U kujtoj kundërshtarëve tanë politikë se kur ajo bëri deklaratat e saj fyese për punën dhe të drejtat e njeriut në Katar në parlamentin e BE-së, unë menjëherë i dënova qëndrimet e saj në një intervistë televizive”, tha kreu i partisë socialiste greke, Pasok-Lëvizja për Ndryshim, Nikos Androulakis. Një zyrtar i Katarit i ka mohuar akuzat se vendi i tij është përpjekur të blejë ndikimin në Bruksel.

Marrë nga VOA

nikos androulakis eva kaili annalena baerbock

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj