All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shkollat shqiptare në veri vazhdojnë mësimin, njëra është funksionale pjesërisht

Përveç në këtë shkollë, mësimi në fshatrat tjera të banuara me shumicë shqiptare është duke u zhvilluar normalisht, tha nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri. Ai tha se për shkak të tensioneve të veri të Mitrovicës janë në koordinim me institucionet e sigurisë edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

12 Dhjetor 2022, 16:23 Nga DOSJA
Shkollat shqiptare në veri vazhdojnë mësimin, njëra
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Të hënën, në një shkollë shqiptare në veri procesi mësimor është mbajtur pjesërisht, ndërsa në fshatrat tjera të banuara me shumicë shqiptare mësimi është duke u zhvilluar normalisht. Për shkak të mungesës së sigurisë, më 12 dhjetor, procesi mësimor në shkollën fillore “Aziz Sylejmani” në lagjen Kodra e Minatorëve në veri të Kosovës, është mbajtur pjesërisht. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, drejtori i kësaj shkolle, Flamur Gacaferri.

“Sot mësimi është mbajtur vetëm me ciklin e ulët, nga klasa e parë deri të pestën, kurse me nxënësit më të rritur, nga klasa e gjashtë deri të nëntën, nuk është mbajtur. Kjo për shkak se prindërit i kanë tërhequr fëmijët e rritur nga Kodra [e Minatorëve] në pjesën jugore të Mitrovicës”, tha ai.

Në këtë shkollë procesin mësimor në të gjitha paralelet e vijojnë 17 nxënës shqiptarë. Sa i përket vazhdimit të mësimit të martën, Gacaferri tha se janë në kontakt me “prindërit e nxënësve”. Përveç në këtë shkollë, mësimi në fshatrat tjera të banuara me shumicë shqiptare është duke u zhvilluar normalisht, tha nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri. Ai tha se për shkak të tensioneve të veri të Mitrovicës janë në koordinim me institucionet e sigurisë edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

“Nëse rekomandohet nga organet e sigurisë se mësimi duhet të ndërpritet ne do marrim një vendim të tillë. Normalisht që qytetarët janë më të shqetësuar për sigurinë e tyre, por mësimi është duke vazhduar”, tha ai.

Për shkak të situatës aktuale të sigurisë, mësimi është ndërprerë në shkollat serbe fillore dhe të mesme - në katër komunat në veri të Kosovës. Ato nuk do të punojnë deri në njoftimin e radhës. Kështu i tha REL-it paraditen e së hënës drejtori i shkollës fillore “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, Miodrag Jovanoviq. Ai nuk dha detaje se deri kur nuk do të shkojnë nxënësit në shkollë, por vetëm tha se një vendim i tillë është marrë të dielën mbrëma.

Shkollat në mjediset serbe në veri të Kosovës funksionojnë nën sistemin e Serbisë. Që nga 6 dhjetori, në veri të Kosovës janë shënuar një sërë incidentesh të armatosura, që kanë kulmuar me vendosjen e barrikadave pasditen e 10 dhjetorit. Serbët lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ish-polici, Dejan Pantiq, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të KQZ-së në veri. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që të largohen barrikadat dhe i ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX.

Marrë nga REL

tensione në veri të kosovës

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet