12 Dhjetor 2022, 16:26
Nga k.m.
William dhe Harry
BRITANI E MADHE- Është publikuar traileri i ri për episodet e radhës të serialit të Netflix me titull “Harry dhe Meghan” dhe duket se “rebelët” po i hedhin më shumë benzinë zjarrit. Meghan dhe Harry po lëshojnë "bomba" të reja për keqtrajtimin që përjetuan nga familja mbretërore. Traileri i sapopublikuar për tre episodet e ardhshme të serialit, tregon Princin Harry duke vënë në shënjestër vëllain e tij Princin William.
Më konkretisht, Duka i Sussex-it akuzon Pallatin duke thënë se “kanë shpikur gënjeshtra për të mbrojtur vëllanë tim”, ndërsa pretendoi se ai dhe Meghan Markle ishin viktima nga familja mbretërore. Princi 38-vjeçar Harry, i cili braktis çdo gjurmë të vetëpërmbajtjes që ka shfaqur në episodet e para akuzoi se familjarët e tij kanë mashtruar qëllimisht publikun.
"Ata ishin të lumtur të gënjenin për të mbrojtur vëllanë tim, ata kurrë nuk ishin të gatshëm të tregonin të vërtetën për të na mbrojtur ne. Pyes veten se çfarë do të kishte ndodhur me ne nëse nuk do të ishim larguar kur u larguam. Unë nuk u hodha te ujqërit, u ushqeva me ujqërit. Unë thashë 'Duhet të ikim nga këtu',"- tha ai.
Traileri zgjat 90 sekonda dhe fokusohet në vendimin e çiftit për t'u larguar nga familja mbretërore. Tre episodet e para të dokumentarit treguan për marrëdhënien e trazuar të çiftit me median. Tre episodet e ardhshme të "Harry dhe Meghan" do të transmetohen të enjten, më 15 dhjetor në Netflix.
buckingham princ harry
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:23
Foto Ilustruese
KOSOVË- Të hënën, në një shkollë shqiptare në veri procesi mësimor është mbajtur pje...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:18
I.A
Zjarri
AFGANISTAN- Të paktën tre sulmues janë vrarë nga forcat e sigurisë afgane pasi hapën zjarr në një hotel n&eu...
Bota
12 Dhjetor 2022, 16:06
I.A
Fatih Birol
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka gaz të mjaftueshëm për dimër, por mund të përballet me mungesë vitin e ardhsh&...
Bota
12 Dhjetor 2022, 15:59
I.A
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-s&eum...
Bota
12 Dhjetor 2022, 15:51
I.A
Viola von Cramon
GJERMANI- Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ka rishpërndarë adresimin e shefes së diplomacisë, Annalena Baerb...
Bota
12 Dhjetor 2022, 15:20
I.A
Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se Drejtoria e Policisë dhe Prokuror...
Bota
12 Dhjetor 2022, 15:19
d.a.
Nancy Faeser
GJERMANI- Pas bastisjes në shkallë të gjerë kundër personave të përfshirë në një komplot nga...
Bota
12 Dhjetor 2022, 15:16
d.a.
Harta
KOSOVË- Serbët po protestojnë në mënyrë të organizuar në katër barrikada në rrugën Jarinje &nd...
Bota
12 Dhjetor 2022, 15:05
d.a.
Putin
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Presidenti Vladimir Putin nuk do të mbajë konferenc&e...
Bota
12 Dhjetor 2022, 14:54
d.a.
Wagner
UKRAINË- Ukraina ka pretenduar se ka goditur një seli të përdorur nga grupi paraushtarak Wagner në territoret e pushtu...