LIVE UPDATES
Bota

BE-ja gati planin emergjent në rast të mungesës së gazit

Vendet e BE ndahen në grupe rajonale, të cilat ndajnë njëkohësisht edhe rreziqet. P.sh. tek një grup bëjnë pjesë vendet balltike dhe Finlanda, që ishin plotësisht të varura nga gazi rus.

17 Korrik 2022, 07:59 Nga d.a.
BE-ja gati planin emergjent në rast të mungesës së gazit
BE

BRUKSEL- Në BE një plan emergjence për gazin do duhet të zbusë gjendjen e krizës. Megjithatë bëhet fjalë vetëm për rekomandim. Ndaj sulmit rus kundër tregut të energjisë, ky plan vlen vetëm me kushtëzime.

Cilat rregulla vlejnë në BE, nëse gazi pakësohet?

Nëse Rusia pas fundit të punimeve në gazsjellësin Nord Stream 1 nuk do të vazhdojë të furnizojë më me gaz, atëherë hyn në fuqi një udhëzues i BE për furnizimin me gaz. Rregullorja SOS- Security of Supply nga viti 2017. Të gjitha shtetet e BE duhet të kenë plane emergjence dhe një sistem alarmi me tri faza. Jo të gjitha qeveritë janë përgatitur në këtë formë.

Vendet e BE ndahen në grupe rajonale, të cilat ndajnë njëkohësisht edhe rreziqet. P.sh. tek një grup bëjnë pjesë vendet balltike dhe Finlanda, që ishin plotësisht të varura nga gazi rus. Një grup tjetër, Portugalia, Spanja dhe Franca që marrin vetëm pak gaz rus, dhe nuk do prekeshin direkt nga një bllokim furnizimi. Në rast krize shtetet e BE detyrohen të tregojnë solidaritet, pra t'i japin gaz njëra-tjetrës dhe të shkëmbejnë informacione. Përveç kësaj vendet e BE duhet t'i kenë të mbushura 80% rezervat e gazit në fillim të periudhës së ngrohjes në vjeshtë. Ekspertët thonë, se në rast mungese të furnizimeve ruse bëhet i vështirë furnizimi reciprok apo mbushja e rezervave.

Cili është roli i Gjermanisë në tregun e gazit në BE?

Gjermania është blerësja më e madhe e gazit rus në Europë dhe një vend i rëndësishëm tranziti për gazin që transportohet përmesNord Stream 1 dhe përçuesve të tjerë. Çfarë do të ndodhte, nëse Gjermania nuk merr më gaz rus? Duhej të ndante gazin me vendet e tjera, megjithëse vetë vuan nga mungesa e gazit? Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck këto kohë negocion me vendet fqinje marrëveshje solidariteti për furnizimin në rast emergjence. "Ne duhet të kuptojmë të gjithë skenarët se çfarë ndodh. Pra kur duhet shpallur gjendja e emergjencës së mungesës së gazit, cilat hapa ndërmerren, që ta dimë saktë, se çfarë ndodh", tha Habeck në një takim me homologun e tij çek, Josef Sikela.

Habeck negocioi një marrëveshje me Çekinë. Mungesa e gazit duhet të administrohet në mënyrë të përbashkët, që vende të veçanta të mos goditeshin nga tarifat. Çekia e merr gazin natyror gati tërësisht nga gazsjellësit në Gjermani. Edhe Polonia furnizohet me gaz nga Gjermania përmes Nord Stream 1. Zvicra është tërësisht e varur nga furnizimet me gaz nga Gjermania.

Do të funksionojë solidariteti në furnizimin me gaz?

Rregullorja SOS e BE parashikon që gazi do duhet t'u ofrohet vetëm atyre shteteve që kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë bërë gjithçka për reduktimin e konsumimit. Blerja apo shitja e gazit do të vazhdojë të bëhet nga furnizues pjesërisht privatë apo shtetërore. Kufizimin e çmimeve, një propozim nga Italia, BE e refuzon si joproduktive. Bullgaria që bojkotohet nga Gazpromi, lejon kalimin e gazit rus që kalon përmes gazsjellësit TurkStream në vend e çon gaz në Serbi dhe Hungari. Por a do funksiononte kjo në rast krize?

Hungaria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka ndaluar të gjitha eksportet e energjisë, pra ka hequr dorë nga solidariteti brenda BE. Një hap që eksperti Georg Zachmann nga Instituti Bruegel në Bruksel e kritikon. "Për një vend pa porte me një konsum prej 10 miliarë metër kubikë dhe një rezervë prej 3 miliardë metër kubikë, nuk jam i sigurtë nëse ky është një vendim i mençur."

Komisioni Europian prej kohësh rekomandon që shtetet anëtare të lidhin marrëveshje solidariteti. Deri tani Gjermania ka marrëveshje me Danimarkën, Austrinë dhe Çekinë. Ujdi të tjera ka edhe me Lituaninë, Letoninë, Finlandën, Estoninë, Italinë e Slloveninë. Një kompleksitet më vete përbëjnë edhe marrëdhëniet e pronësisë. Kështu shteti finlandez është pronar në një nga furnizuesit më të mëdhenj të gazit në Gjermani. Në rast krize, kush vend shpëton cilën sipërmarrje?

Eurodeputeti kristiandemokrat, Markus Weber  mendon, se problemi nuk zgjidhet përmes koordinimit, sië parashikon BE. Thjesht ka shumë pak gaz në përdorim, thotë ai. "Kështu nuk ia dalim dot në dimër."

Çfarë bëjnë shtetet anëtare për të shmangur krizën?

Kërkimi për alternativa po bëhet me intensitet të lartë. Shtetet balltike dhe Gjermania do të bazohen në të ardhmen tek gazi i lëngshëm nga Lindja e Afërt apo SHBA, që duhet të mbërrijë në terminalë ujorë, ende të pandërtuar. Italia blen kontigjente gazi në Algjeri dhe Azerbajxhan. Gazi shtesë nga Norvegjia, Britania e Madhe, Algjeria apo Holanda po blihet, por me çmime shumë më të larta.

Por këto nuk do të mjaftojnë, nëse gazi rus ndërpritet, sipas Komisionit të BE (KE). Brukseli kërkon kursimin e gazit për institucione të caktuara publike. Ministri gjerman i Ekonomis, Robert Habeck, bën fjalë që në rast ekstrem, jo patjetër t'u jepet prioritet shtëpive private para industrisë. KE e paraqet javën e ardhshme planin e emergjencës./DW/

nord stream 1 furnizimi me gaz nga rusia be masa per gazin rus

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj