LIVE UPDATES
Bota

Lufta e dezinformimit rus zgjerohet në Evropën Lindore

Në Bullgari, një zyrtar i lartë zbuloi këtë muaj se Kremlini pagoi gazetarë, analistë politikë dhe qytetarë të tjerë me ndikim 2,000 euro në muaj për të postuar përmbajtje pro-ruse në internet. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu rrjete të sofistikuara të llogarive të rreme, në një përhapje të përshkallëzuar të dezinformatave dhe propagandës në vend.

16 Korrik 2022, 22:40 Nga I.A
eLufta e dezinformimit rus zgjerohet në Evropën Lindore
Foto Ilustruese

SHBA- Ndërsa plumbat dhe bombat bien mbi Ukrainë, Rusia po zhvillon një luftë të zgjeruar informacioni në të gjithë Evropën Lindore, duke përdorur llogari të rreme dhe propagandë për të përhapur frikën për refugjatët dhe rritjen e çmimeve të karburantit, ndërsa e quan Perëndimin një aleat të pabesueshëm.

Në Bullgari, një zyrtar i lartë zbuloi këtë muaj se Kremlini pagoi gazetarë, analistë politikë dhe qytetarë të tjerë me ndikim 2,000 euro në muaj për të postuar përmbajtje pro-ruse në internet. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu rrjete të sofistikuara të llogarive të rreme, në një përhapje të përshkallëzuar të dezinformatave dhe propagandës në vend.

Përpjekje të ngjashme po zhvillohen në vende të tjera në rajon, ndërsa Rusia kërkon të zhvendosë fajin për sulmin e saj në Ukrainë, krizën e refugjatëve që pasoi dhe rritjen e çmimeve të ushqimit dhe karburantit.

Sipas Graham Brookie, drejtor i lartë në Laboratorin e Kërkimeve Ligjore Dixhitale të Këshillit Atlantik, për udhëheqësit e Rusisë, fushatat e përhapura të propagandës dhe dezinformimit janë një alternativë me kosto shumë efektive ndaj mjeteve tradicionale të luftës apo diplomacisë.

"Nxitja e këtyre reagimeve është efikase për operacionet e informacionit rus," tha zoti Brookie. "Media e tyre shtetërore bën analizën e audiencës më mirë se shumica e kompanive mediatike në botë. Kjo propagandë kan patur sukses në vendet ku ka më shumë tregje të polarizuara mediatike.”

Bullgaria konsiderohej prej kohësh një aleat i fortë rus, megjithëse vendi me 7 milionë banorë e ka kthyer vëmendjen drejt perëndimit në dekadat e fundit, duke iu bashkuar NATO-s në 2004 dhe Bashkimit Evropian tre vjet më vonë.

Kur Bullgaria, Polonia dhe vendet e tjera të ish-Traktatit të Varshavës u rreshtuan me aleatët e tyre të NATO-s në mbështetje të Ukrainës, Rusia u përgjigj me një valë dezinformimi dhe propagande që kërkonte të shfrytëzonte debatet publike mbi globalizimin dhe zgjerimin e perëndimit.

Për Poloninë, kjo mori formën e propagandës anti-perëndimore dhe teorive konspirative. Njëra, e përhapur nga një grup hakerash aleat me Rusinë në një përpjekje të dukshme për të ndarë Ukrainën dhe Poloninë, sugjeroi se bandat polake po merrnin organet e refugjatëve ukrainas.

Sulmi i Rusisë vjen ndërsa qeveritë e Evropës Lindore, si të tjerat në mbarë botën, përballen me pakënaqësinë dhe trazirat e shkaktuara nga rritja e çmimeve të karburantit dhe ushqimit.

Bullgaria është në një pozitë veçanërisht të cenueshme. Kryeministri properëndimor Kiril Petkov humbi një votë mosbesimi muajin e kaluar. Shqetësimet për ekonominë dhe çmimet e karburantit u rritën vetëm kur Rusia ndërpreu furnizimin e Bullgarisë me gaz natyror pranverën e kaluar. Trazirat e shtynë presidentin Rumen Radev të thotë se vendi i tij po hynte në një "krizë politike, ekonomike dhe sociale".

Marrëdhënia e qeverisë me Moskën është një tjetër ndërlikim. Së fundmi Bullgaria dëboi 70 anëtarët të personelit diplomatik rusë lidhur me shqetësimet për spiunazh, duke bërë që Kremlini të kërcënojë se do t'i japë fund marrëdhënieve diplomatike me Sofjen.

Të njëjtën javë, ambasada e Rusisë në Sofje postoi një apel për grumbullim fondesh duke u kërkuar qytetarëve bullgarë të dhurojnë fondet e tyre private për të mbështetur ushtrinë ruse dhe sulmin e saj në Ukrainë.

Qeveria e Bullgarisë reagoi me zemërim ndaj përpjekjes së Rusisë për të kërkuar donacione për luftën e saj nga një vend i NATO-s.

"Kjo është skandaloze", shkroi në Twitter Bozhidar Bozhanov, i cili shërbeu si ministër i qeverisjes elektronike në kabinetin e zotit Petkov. "Nuk është e drejtë të përdoret platforma për të financuar agresorin".

Ambasada gjithashtu ka përhapur teori konspirative zhgënjyese duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara drejtojnë laboratorë sekretë në Ukrainë. Ambasadat janë bërë kyçe për fushatat e dezinformimit të Rusisë, veçanërisht pasi shumë kompani teknologjike kanë filluar të kufizojnë mediat shtetërore ruse që nga fillimi i agresionit.

Trollët dhe llogaritë e rreme dhe anonime mbeten pjesë të çmuara të arsenalit të dizinformimit. Studiuesit në Qendrën e Situatës së Dezinformimit identifikuan llogari anonime që përhapnin përmbajtje pro-ruse, si dhe ngacmime në internet drejtuar bullgarëve që shprehnin mbështetje për Ukrainën.

Disa nga ngacmimet dukeshin të koordinuara, bazuar në shpejtësinë dhe ngjashmëritë në sulme, thonë studiuesit në DSC, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Evropë.

"Kjo taktikë frikësimi nuk është e re, por lufta në Ukrainë ka sjellë një pjesë të përpjekjeve të koordinimit në hapësirën publike," thotë organizata DSC.

Duke reflektuar vështirësinë e identifikimit të origjinës së dezinformatave, DSC identifikoi gjithashtu një rrjet prej tre llogarish anonime në Facebook që shtynin temat e bisedave pro-ruse që studiuesit arritën në përfundimin se mund të ishin pjesë e një fushate ruse dezinformimi .

Facebook-u tha të premten se do të hiqte faqet, të cilat dukej se shkelnin disa nga rregullat e platformës në lidhje me shumë llogari. Por platforma tha se nuk gjeti asgjë që të sugjeronte se llogaritë ishin pjesë e një rrjeti dezinformues. Në vend të kësaj, ato drejtoheshin nga një përdorues i vetëm bullgar që pëlqente të ripostonte përmbajtjet pro-ruse të njerëzve të tjerë.

Në fakt, pasi një zyrtar i lartë bullgar zbuloi skemën e Rusisë për t'u paguar disa gazetarëve dhe ekspertëve politikë 2,000 euro, ose 4,000 leva bullgare për postimet e përmbajtjeve miqësore, autori u tall me idenë e marrjes së parave.

“Faleminderit zoti Putin për gjestin, por nuk kam nevojë për 4000 leva që të pëlqej Rusinë”, shkruan ai. “Më pëlqen ta bëj falas”.

Marrë nga VOA

dezinformim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj