Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këshilli Europian në raportin e fundit i kërkoi Podgoricës të heqë shtetësinë ekonomike dhe të harmonizojë politikën e vizave për "vendet e treta" .
BRUKSEL- Zëdhënësja e Këshillit Evropian, Ana Pisonero Hernandez thotë se si vend kandidat i BE-së, Mali i Zi duhet të përmbahet nga çdo masë që mund të rrezikojë arritjen e qëllimeve të Bashkimit Europian, përfshirë edhe përdorimin e skemës për dhënien e shtetësisë ekonomike.
“Ne monitorojmë nga afër ngjarjet që mund të kuptohen si anashkalim i masave të aplikuara në kuadrin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Ne mirëpresim vazhdimin e përafrimit të plotë të Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe angazhimin e tij për zbatimin e plotë të masave kufizuese të BE-së”, tha zonja Pisonero të premten.
Ajo vuri në dukje se “Komisioni Europian e ka këshilluar vazhdimisht Malin e Zi që të heqë skemën e shtetësisë për investitorët dhe se Mali i Zi është zotuar ta bëjë këtë deri në fund të vitit 2022, për shkak të rreziqeve që paraqet, si pastrimi i parave, evazioni fiskal, financimi i terrorizmit, korrupsioni dhe infiltrimi i krimit të organizuar”.
Këshilli Europian në raportin e fundit i kërkoi Podgoricës të heqë shtetësinë ekonomike dhe të harmonizojë politikën e vizave për "vendet e treta" .
“Nëse vlerësohet se programe të tilla paraqesin një rrezik të shtuar për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet në raportin për monitorimin e regjimit pa viza të vendeve anëtare.
Raporti rekomandon që Mali i Zi duhet të harmonizojë urgjentisht politikën e tij të vizave me Bashkimin Europian kur bëhet fjalë për vendet e treta, veçanërisht ato që përfaqësojnë migrimin e parregullt ose rreziqet e sigurisë për Bashkimin Europian.
"Mali i Zi nuk e ka anuluar ende programin e shtetësisë për investitorët, pavarësisht vendimit të shpallur më parë për anulimin e tij në vitin 2021. Përkundrazi, në dhjetor 2021, qeveria malazeze vendosi të zgjasë programin deri në fund të vitit 2022," thuhet në raportin e KE.
Ata kujtojnë se në vitin 2021, Mali i Zi ka pranuar 241 aplikime për 807 persona për marrjen e shtetësisë në bazë të investimeve. Mbi këtë bazë, deri në dhjetor 2021 janë lëshuar 264 pasaporta malazeze.
Programi, i planifikuar të zgjasë tre vjet, filloi në vitin 2019 nga qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviq. Në tre vjet (nga janari 2019 deri në fund të vitit 2021) synohej të “shiten” 2000 pasaporta, kështu që për shkak të interesit të ulët, Qeveria e Zdravko Krivokapiqit planifikoi ta anulojë në fund të vitit 2021. Mirëpo, më 30 dhjetor, Në vitin 2021 u vendos që programi të zgjatej deri në fund të vitit 2022 me shpjegimin se investitorët nuk kishin kohë për të përfunduar projektet për shkak të krizës me pandeminë COVID-19.
Marrë nga VOA
Zjarri LITUANI- Një tubacion gazi që lidh Lituaninë dhe Letoninë u godit nga një shpërthim të premten, tha operatori lit...
Tsar Nicholas II RUSI- Vladimir Putin beson qartë se ai ka një grup të pakufishëm të fuqisë punëtore që mund ta p&e...
Foto Ilustruese GJERMANI- Gjermania së shpejti do të heqë përdorimin e maskave në trenat dhe autobusët në distanca t&eum...
SHBA SHBA- Departamenti i Brendshëm i SHBA-së ka votuar zyrtarisht heqjen e emrit poshtërues nga Squaw Gap, North Dakota, dhe riemërimi...
Policia FRANCË- Një 3-vjeçare është gjetur e vdekur në një lavatriçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur n&e...
Foto Ilustruese KINË- Një grup i sulmeve ajrore amerikane filloi të operojë në Detin e Kinës Jugore të enjten, njoftoi M...
Condoleezza Rice SHBA- Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë me më shum&e...
refugjate GREQI- Një gjykatë greke e apelit ka hedhur poshtë akuzat për spiunazh ndaj 24 aktivistëve të përfshirë n...
SHBA SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të premten, kanë inkurajuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashk...
Sondazhi Barometri në Euronews Albania ka pyetur shqiptarët nëse kanë njohuri për organizmat e shoqërisë civile. Gjetjet...