17 Prill 2023, 08:36
Nga A.B

Komisioni Evropian i kundërshtoi ndalesat e vendosura nga Polonia dhe Hungaria mbi importet e grurit të Ukrainës. Dy vendet thanë se masat janë të nevojshme për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësorë nga importet e lira.
Ndalesat vlejnë për drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin, dhe do të jenë në fuqi deri në fund të qershorit. Komisioni tha se nuk u takon shteteve anëtare që individualisht të bëjnë politika tregtare.
Ai tha se veprimet e njëanshme nuk do të tolerohen, por nuk specifikoi se çfarë masash do të marrë kundër Polonisë dhe Hungarisë.
“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, tha një zëdhënës i këtij institucioni.
Shumica e grurit ukrainas eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, por pushtimi rus, vitin e kaluar, i ndërpreu rrugët e eksportit dhe bëri që sasi të mëdha të drithërave të përfundojnë në Evropën qendrore.
Një marrëveshje me Rusinë, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, i lejon Ukrainës që t’i vazhdojë eksportet përmes detit, por Ukraina thotë se Rusia e ngadalëson procesin me anë të inspektimeve.
Polonia dhe Hungaria morën vendimin në fundjavë, pas ankesave nga fermerët vendas, të cilët thanë se po dëmtohen nga drithërat ukrainase, që shiten më lirë./REL
lufta ukraine-rusi be
Bota
17 Prill 2023, 07:54
A.B
Evan Gershkovich
RUSI- Gazetari i burgosur Evan Gershkovich i ka thënë familjes së tij se "nuk po e humb shpresën" pasi u arrestua n&eu...
Bota
17 Prill 2023, 07:31
A.B
Kokaina ne det
ITALI- Dy ton kokainë, me vlerë tregu mbi 400 milionë euro, janë sekuestruar nga policia financiare. Lënda nar...
Bota
17 Prill 2023, 07:26
A.B
Tajip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu
TURQI- Sondazhet tregojnë se Tajip Erdogan po lufton për të mundur rivalin e tij nga opo...
Bota
17 Prill 2023, 07:22
A.B
Balerina
SHBA- Një balerinë në “Coachella” ra nga lartësia mbi një skenë gjatë një shfaqjeje live ...
Bota
16 Prill 2023, 23:13
Foto Ilustruese
Ekonomia e republikës së vogël të Moldavisë po e paguan shtrenjtë që është pozicionuar në...
Bota
16 Prill 2023, 23:12
F.M
Jean-Marie Le Pen
FRANCË- Jean-Marie Le Pen, një nga themeluesit e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, ka p&...
Bota
16 Prill 2023, 22:35
Rroni dhe Jona
KOSOVË- Jonën, Rronin, Bardhin i bashkon dashuria e madhe që kanë për lojën e shahut. Jona Reçica, 15 v...
Bota
16 Prill 2023, 21:30
Vladimir Putin dhe Li Shangfu
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u takua të dielën në Moskë me Ministrin e Mbrojtjes së Kinë...
Bota
16 Prill 2023, 21:29
Ukrainë
UKRAINË- Më shumë se 100 robër lufte ukrainas janë liruar si pjesë e një shkëmbimi me Rusinë me r...
Bota
16 Prill 2023, 21:26
Gjermani
GJERMANI- Në Gjermani, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, ka arritur në nivel rekord më 2022, sipas një ...