LIVE UPDATES
Bota

Rusia hakmerret ndaj Moldavisë për mbështetjen që i jep Ukrainës

Në vreshtat e Moldavisë, këtë e quajnë shantazh rus. Pas vitesh embargosh dhe presionesh, kjo kompani vendosi të ndalojë shitjen e verës në Rusi. Moska ishte klienti i tyre kryesor. Tani rusëve nuk u shesin asnjë shishe.

16 Prill 2023, 23:13 Nga DOSJA
Rusia hakmerret ndaj Moldavisë për mbështetjen që i jep
Foto Ilustruese

Ekonomia e republikës së vogël të Moldavisë po e paguan shtrenjtë që është pozicionuar në favor të Ukrainës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, e varur në tërësi nga energjia ruse për të mbijetuar, Moldavia po përballet me inflacionin më të lartë në Evropë për shkak të asaj që disa vëzhgues e quajnë shantazh energjetik nga Moska.

Republika e Moldavisë po kalon një nga momentet më të vështira ekonomike në historinë e saj të shkurtër si një vend i pavarur. Fqinji i saj ukrainas po përballet me agresionin rus, por Moldavia është nën sulm ekonomik.

Moska e ka ndëshkuar qeverinë pro-perëndimore të Moldavisë me një rritje drastike të tarifave të energjisë. Rezultati: një normë inflacioni që kalon 30% dhe një vend në prag të rrënimit.

Autoritetet moldave akuzojnë Kremlinin se po ndërhyn në politikën e këtij vendi duke shënjestruar ekonominë e tij.

“Në 20 vitet e fundit kam numëruar rreth gjashtë embargo që Rusia ka vendosur ndaj produkteve të ndryshme si vera, frutat, perimet. Sa herë që qeveria moldave është para marrjes së një vendimi që konsiderohet në interesin kombëtar, atëherë ata ndëshkojnë njerëzit përmes ekonomisë”, thotë për Zërin e Amerikës, Ministri i Ekonomisë, Dumitru Alaiba.

Në vreshtat e Moldavisë, këtë e quajnë shantazh rus. Pas vitesh embargosh dhe presionesh, kjo kompani vendosi të ndalojë shitjen e verës në Rusi. Moska ishte klienti i tyre kryesor. Tani rusëve nuk u shesin asnjë shishe.

“Rusia e ka dëshmuar veten gjatë viteve se nuk është partner i besueshëm tregtar. Për industrinë e verës, ndikimi i parë ndodhi në vitin 2006 kur Rusia vendosi embargo ndaj verërave të Moldavisë. Më mashtroni një herë, turp të keni, por nëse më mashtroni dy herë atëherë turp duhet të më vijë mua”, thotë Eugen Comendant, Drejtor Operativ në Purcari, prodhuesi kryesor moldav i verërave.

Banorët e Moldavisë kanë marrë goditjen më të rëndë ekonomike, për shkak të kostos së papërballueshme të çmimit të energjisë.

Në rajonin autonom bujqësor dhe ndër më të varfërit, Gagauzi, situata ka bërë që shumica e popullsisë të kërkojë subvencione për të paguar faturat e energjisë elektrike. Autoritetet thonë se situata është e paqëndrueshme.

“Produktet ushqimore janë bërë edhe më të shtrenjta. Kur një familje shpenzon gati gjysmën e të ardhurave të saj për ngrohje dhe pothuajse të njëjtën shumë për ushqim atëherë si mund të mbijetojë? Zyrtarisht, katër të pestat e popullsisë janë në kufirin e varfërisë”, thotë Alexander Ternovskiy, deputet i asamblesë kombëtare të Gagauzisë.

Ekspertët thonë se vendi duhet të gjejë burime të tjera energjetike dhe të çlirohet nga manipulimi politik i Moskës.

“Moldavia është një nga vendet më të vogla në Evropë. Është e vështirë të gjesh një vend tjetër që importon gjithë energjinë që i nevoitet. Ne varemi 100% nga gazi rus”, thotë Veaceslav Ionita, ekonomist në institutin IDIS, organizatë studimore moldave.

Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Moldavia ka pësuar dëme të rënda nga lufta.

Betejat ushtarake mund të jenë larg, por në luftën hibride të Rusisë kundër fqinjëve të saj në Evropë, Moldavia është në vijën e parë të frontit.

Marrë nga VOA

ricardo marquina

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen