LIVE UPDATES
Bota

Jona, 15-vjeçarja shqiptare që synon të bëhet 'Mbretëresha e Shahut'! Përfaqëson Kosovën në Kampionatin Individual Evropian

Gani Hamiti është bashkëthemelues i shkollës së shahut, Dardania. Ai mban titullin mjeshtër nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) – titulli më i lartë që ndan kjo federatë – dhe së bashku me dy trajnerë të tjerë çdo ditë zhvillojnë aktivitete me shahistët e vegjël. Ai tregon se mosha më e pëlqyer për pjesëmarrje në këtë shkollë shahu është nga 6 deri në 15 vjeç.

16 Prill 2023, 22:35 Nga DOSJA
Jona, 15-vjeçarja shqiptare që synon të bëhet
Rroni dhe Jona

KOSOVË- Jonën, Rronin, Bardhin i bashkon dashuria e madhe që kanë për lojën e shahut. Jona Reçica, 15 vjeçe, për herë të parë përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Individual Evropian të shahut, që u mbajt në Petrovac të Malit të Zi. Pjesëmarrja e shahistes në këtë kampionat, ku morën pjesë 139 pjesëmarrëse, po konsiderohet një sukses i madh për të, klubin e saj të shahut, Dardania, por edhe për shahun e femrave në Kosovë.

Jona tregon për Radion Evropa e Lirë se lojën e shahut e ka mësuar nga babai, i cili po ashtu është shahist. Ajo thotë se babai i saj është shahist shumë i mirë dhe se ajo ka dëshirë të madhe që një ditë ta mposhtë atë.

“Nuk e mbaj mend kur e kam mësuar se kam qenë shumë e vogël, vetëm se e di që prej babait…Të fillon të të vije inati, në njëfarë mënyre, që humb vazhdimisht lojën sepse babi është lojtar më i fortë se unë, dhe pastaj [mua] më pëlqen ajo ndjesi, që ta mundë dhe t’ia përmend [se ka humbë]”, thotë Jona për REL-in.

Edhe vëllai i Jonës, Rroni, 11 vjeç, luan shah dhe bën pjesë në klubin e njëjtë si e motra. Ai ka arritur që të zë vendin e tretë në Kampionatin e Kosovës për grup-moshat deri në 11 vjeç.

“Është mirë të kesh një hobi për të luajtur në kohë të lirë. Nëse vjen këtu [në klubin e shahut Dardania] kënaqesh, mësojmë dhe kemi shok të rinj. Kjo të ndihmon shumë në shkollë dhe mësime, e ke mendjen më të zhvilluar”, thotë Rroni.

Gani Hamiti është bashkëthemelues i shkollës së shahut, Dardania. Ai mban titullin mjeshtër nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) – titulli më i lartë që ndan kjo federatë – dhe së bashku me dy trajnerë të tjerë çdo ditë zhvillojnë aktivitete me shahistët e vegjël. Ai tregon se mosha më e pëlqyer për pjesëmarrje në këtë shkollë shahu është nga 6 deri në 15 vjeç.

“Kur e kemi hapur shkollën, nuk e kemi pritur se do të kemi interesim të madh. Mirëpo, janë vetëdijesuar edhe prindërit, edhe fëmijët sepse shahu i sjell fëmijës vetëm dobi, është sport i mendjes. Ne kemi tre trajnerë dhe mbi 40 nxënës të ndarë në tre grupe. Çdo ditë të javës punojmë me fëmijët. Unë punoj të hënën dhe të enjten, një trajner tjetër punon të martën dhe të premten, ndërsa një tjetër punon ditën e mërkurë dhe të dielën sepse nuk kemi kohë dhe nuk kemi objekt më të madh”, thotë Hamiti për Radion Evropa e Lirë.

Trembëdhjetëvjeçari nga Prishtina, Bardh Murseli, po ashtu është anëtar i shkollës së shahut Dardania. Ai tregon se kur ishte 5-vjeçar, pasi e ka parë gjyshin e tij duke luajtur shah, atij i është dukur interesant dhe ka dashur të di më shumë për lojën e shahut.

“E mbaj mend që atë ditë [kur kam filluar të luaj shah] shkuam te gjyshi dhe e pash shahun, ajo kutia ka qenë e madhe me figura të mëdha… Gjyshi ka luajtur shah që moti, pastaj atë [kuti] shahu ia ka dhënë babait tim, dhe ka qenë shah shumë mirë i ruajtur, shumë i bukur”, thotë shahisti 13 vjeçar për Radion Evropa e Lirë.

Bardhi tregon se edhe pse është vetëm 13 vjeç, ai e ka arritur që të jetë më i mirë sesa babai dhe gjyshi në lojën e shahut dhe madje ka arritur që t’i mposhtë.

“Babanë? Po [e kam mundur në lojën e shahut]. Edhe gjyshin, se është më i dobët [në shah] se babai”, thotë Bardhi.

Loja e shahut vlerësohet se sjell shumë dobi për fëmijët. Sipas blogut Study.com, shahu mund t'i ndihmojë fëmijët të kuptojnë rëndësinë e një strategjie që kërkon jo vetëm planifikim, por edhe përqendrim. Nxënësit që luajnë shah zhvillojnë një sërë strategjish dhe aftësish për zgjidhjen e problemeve, që mund t’i përdorin edhe në jetën e përditshme. Malcolm Pein, shef ekzekutiv i shahut në shkolla dhe komunitete në Mbretërinë e Bashkuar, njëherësh shahist dhe gazetar, thotë se shahu ka një ndikim pozitiv te nxënësit e shkollave fillore për një sërë arsyesh.

“Jo vetëm që u jep fëmijëve aftësi të mira të të menduarit dhe përmirëson përqendrimin, kujtesën dhe llogaritjen, por i mëson fëmijët të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre”, thotë Pein.

Edhe Hysni Reçica, babai i Jonës dhe Rronit, tregon arsyet për Radion Evropa e Lirë se pse është e rëndësishme pjesëmarrja e fëmijëve në aktivitete të ndryshme, që u ndihmojnë në zhvillimin kognitiv të tyre.

“Është përfitim i madh për fëmijët sepse shahu konsiderohet si gjimnastikë e trurit. Nëse iu pëlqen [fëmijëve] shahu apo çfarëdo sporti është mirë që [prindërit] t’iu ndihmojnë fëmijëve të ndjekin ëndrrën e tyre”, thotë Reçica për Radion Evropa e Lirë.

Trajneri Hamiti tregon se klubi i shahut Dardania ndjek një program sipas sistemit të shkollës holandeze të shahut që ka shtatë nivele. Tri nivelet e para, tregon ai, zhvillohen pa pagesë, ndërkaq për nivele të tjera ka një pagesë mujore. Në tri nivelet e para, nxënësit mësojnë për rregullat e lojës dhe teknikat, pastaj në nivelet e tjera mësimi kalon në teori dhe praktikë më të avancuar.

“Fëmijët kanë pasur sukses shumë të mirë. E kemi Troi Krasniqin që ka qenë kampion i Kosovës për moshën 9-vjeçare, kemi pasur Jonën që e cekëm për vajza 14 vjeçare, kemi pasur edhe Auladin Shtavicën që ka qenë kampion i Kosovës për U16. Kemi edhe dy nxënës shumë të mirë, Jakub Buzhala i cili vitin e kaluar ka qenë i dyti, si dhe Rron Reçica që ka qenë i treti për grup-moshat deri në 11 vjet”, thotë Hamiti.

Tre shahistët, Jona, Bardhi dhe Rroni edhe pse janë të ngarkuar me angazhime të tjera shkollore, mundohen të mësojnë kurdo që kanë kohë të lirë sa më shumë për sportin e tyre më të dashur, shahun. Gjithashtu, këta shahistë u shprehën se përveç familjes, mbështetje kanë edhe nga shokët dhe shoqet e klasës, të cilët janë krenarë për aftësitë e tyre në shah.

“Po e dinë, edhe arsimtarët e dinë, më ka thënë arsimtari se do të ma lë pesë nëse e mundi, e kam mundur por nuk më ka lënë notën pesë. E dinë edhe të gjithë nxënësit, më lavdërojnë. Kur vjen dikush i ri thonë ‘Rroni di të luaj shah’. Është ndjenjë e mirë”, thotë Rroni.

Ndërkaq, Bardhi tregon se luan shah edhe me shokët e klasës.

“Kur kishim pushim ose kur mungonte ndonjë arsimtar, të gjithë luanin edhe mësonin lëvizje nga unë, dhe tash e duan lojën e shahut më shumë”, tregon ai.

Mirëpo, e vetmja gjë që këta shahistët vendosën të mbajnë sekret ishin taktikat e tyre të veçanta, që nuk duan t’i ndajnë me asnjë.

“Ato janë sekrete, na i shohin pastaj kundërshtarët”, thanë të gjithë njëzëri.

Klubi i shahut Dardania është themeluar në vitin 2014 nga shahisti Armend Budima, dhe që nga themelimi, ky klub merr pjesë në Ligën Nacionale. Ndërkaq, Federata e Shahut e Kosovës, që ekziston që nga viti 1971, është e regjistruar si federatë sportive që nga viti 2001 dhe merr pjesë në arenën ndërkombëtare. Më 2003, kjo federatë mori pjesë në aktivitetin e parë jashtë vendit nën flamurin e Unionit Evropian të Shahut.

Kjo federatë më 2015 u pranua në arenën ndërkombëtare me të drejta të plota dhe që nga atëherë, ajo merr pjesë në të gjitha ngjarjet e rëndësishme evropiane dhe botërore. Aktualisht, Federata e Shahut e Kosovës është në vendin e 93-të në listën botërore prej 180 shtetesh. Jona Reçica, vajza që mori pjesë në Kampionatin Evropian të shahut, ka një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj:

“Besoj që shahu është diçka që ja vlen të provohet. Mund të vish për dy-tre muaj dhe të vendosësh nëse të pëlqen. Nuk është e nevojshme të bëhesh shahist profesionist, por vetëm duke e provuar nuk humb asgjë”.

Marrë nga REL

kampionati individual evropian

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri