LIVE UPDATES
Bota

BE me rregullore të rreptë! Ligj të ri për kufizimin e reklamave të partive politike në rrjetet sociale

Së shpejti në BE pritet të ketë rregullore më të rrepta për reklamat politike në rrjetet sociale. Edhe ndikimi nga shtete të treta në zgjedhjet në vendet e BE do të ndalohet.

9 Nëntor 2023, 13:52 Nga A.B
BE me rregullore të rreptë! Ligj të ri për kufizimin e
Komisioni

Mikrotargeting është prej kohësh pjesë e mediave sociale. Fjala është për reklamën që partitë politike e bëjnë me adresim tek grupe të caktuara të zgjedhëseve dhe zgjedhësve. Gjatë këtij lloj procesi grumbullohen të dhëna të personave ndër të tjera nga mediat sociale për t’i kontaktuar direkt grupet e caktuara. Këtë strategji të komunikimit politik, Barack Obama e ka përdorur që në vitin 2008. Por ajo u përfol shumë e iu bë e ditur një opinioni të gjerë, kur u publikuan praktikat që përdorte agjencia e rrjeteve sociale, Cambridge Analytica. Kjo agjenci që ka punuar ndër të tjera për ekipin e zgjedhjeve të Donald Trump ka zotëruar në mënyrë jo ligjore të dhëna të miliona përdoruesve në Facebook.

Kjo lloj reklame politike nuk do të jetë më e mundur në të ardhmen me një ligj të ri. Këtë javë si Këshilli i BE edhe Parlamenti Europian ranë dakord për ligjin e ri, i cili duhet të votohet vetëm formalisht. Ky ligj parashikon që të dhënat e personit të prekur lejohet të mblidhen vetëm atëherë, kur ai ka rënë shprehimisht dakord për përdorimin e tyre për qëllime politike. Të dhëna të caktuara që japin informacion për përkatësinë etnike, qëndrimin politik apo orientimin seksual do të përjashtohen plotësisht, sipas një njoftimi për media të Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE.

Martin Emmer profesor i komunikimit në Universitetin e Lirë të Berlinit nuk e ka quajtur këtë fundin e mikrotargetingut. Për partitë ai është një instrument i rëndësishëm për të arritur votuesit në mediat sociale. Kjo nuk anashkalohet dot më. Tek rregulloret e reja bëhet fjalë sidomos për të penguar procese të fshehta të influencimit, sipas Emmer, me tyre edhe ato ku njerëzit “marrin mesazhe sipas situatës së tyre jetësore, dhe ku pas tyre nuk mund të kuptosh “asnjë ideologji partiake”.

Detyrim identifikimi si reklamë politike

Reklama politike duhet në të ardhmen të shenjohet që është e tillë. Rregullat e reja do të mundësojnë që të marrësh informacione, se kush ndodhet pas reklamës. Përtej kësaj në plan afatamesëm është e përcaktuar të krijohet një arkiv i reklamave politike i hapur për publikun.

Në të ardhmen do të zvogëlohet ndikimi i vendeve jashtë BE tek vendet anëtare. Në tre muajt para zgjedhjeve ose një referendumi, sipas njoftimit për shtyp të Parlamentit Europian do të ndalohet që të financohet publiciteti elektoral nga vende të treta. Sipas raportuesit të Parlamentit Europian, Sandro Gozi nga grupi liberal Renew në PE rregullat e reja do ta bëjnë të vështirë që aktorë të huaj të përhapin informacione të rreme dhe të intervenojnë në procese demokratike.

Në Gjermani ky ligj mund të prekë votuesit me origjinë turke, të cilëve u adresohen politikanë turq. Edhe pse Rusia nuk përmendet me emër, bëhet fjalë edhe për përpjekjet ruse për të ushtruar ndikim në BE. Që para zgjedhjeve të kaluara në BE, Komisioni Europian paralajmëroi nga përzierja ruse.

Studiuesi Emmer, dyshon se aktorët që iniciojnë një “luftë informacioni” do të tremben nga rregulloret e reja të BE. Megjithatë ai beson, se ato mundësojnë më shumë kontroll nga BE dhe vendet anëtare. Ai përshëndet krijimin e arkivit të reklamave politike, që i mundëson botës studimore të trajtojë efektivitetin e masave. Shumica e këtyre rregulloreve nuk ka për të hyrë në fuqi para zgjedhjeve europiane vitin e ardhshëm. Aty parashikohet një afat tetëmujor që fillon, sapo vendet anëtare dhe Parlamenti Europian t’i kenë miratuar formalisht ato./DW

be ligje reklama rregullat e be reklamat ne rrjetet sociale

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë