20 Maj 2023, 11:05
Nga a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë sot pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Presidenca ka bërë me dije se pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.
“Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, z. Jakov Milatović. Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatović pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur. Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç sot do të bëjë betimin dhe do të marrë detyrën e kreut të vendit. Në përurim, përkatësisht, në ceremoninë e betimit, që mbahet në Parlamentin e Malit të Zi, do të marrin pjesë rreth 200 personalitete, duke përfshirë zyrtarë nga fqinjësia, ambasadorë dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gabriel Escobar. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, përfaqësues të qeverisë, autoriteteve gjyqësore, si dhe presidenti i deritashëm i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, të cilin Millatoviç e mposhti bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në fillim të prillit.
vjosa osmani
Bota
20 Maj 2023, 11:03
a.l
Jakov Milatoviç
MAL I ZI- Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, më 20 maj në mesditë, do të bë...
Bota
20 Maj 2023, 10:56
a.l
Liderët botërorë
JAPONI- Pas para nisjes së takimeve, liderët botërorë kanë pozuar foto së bashku në Hir...
Bota
20 Maj 2023, 10:47
a.l
Rishi Sunak dhe Emmanuel Macron
JAPONI- Kyreministri britanik Rishi Sunak ka zhvilluar sot një takim me presidentin francez Emmanuel Macron në s...
Bota
20 Maj 2023, 10:42
a.l
Avion luftarak
SHBA- SHBA deklaron se do të lejojë aleatët e saj perëndimorë të furnizojnë Ukrainën me avion&...
Bota
20 Maj 2023, 10:27
a.l
Aksident në Lezhë
LEZHË- Zef Kacoli 50-vjeç nga Puka është viktima e aksidentit që u shënua mbrëmjen e s&eu...
Bota
20 Maj 2023, 10:21
a.l
Foto ilustruese
MONGOLI- Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të vendit (NEMA) njofton se të paktën 27 persona, kryesi...
Bota
20 Maj 2023, 09:35
A.B
Shërbimi gjeorgjian i Radios Evropa e Lirë intervistoi Fukayaman pas paraqitjes së tij të fundit në Qendrën e Kërkimit t&eu...
Bota
20 Maj 2023, 08:49
A.B
Olaf Scholz
GJERMANI- Ministria e Brendshme e Gjermanisë publikoi projektligjin që synon ta bëjë më të lehtë për nj...
Bota
20 Maj 2023, 08:05
A.B
Biden dhe Zelenskyy
HIROSHIMA - Presidenti i SHBA-ve Joe Biden "pret me padurim të takohet" me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zele...
Bota
20 Maj 2023, 07:56
A.B
Permbytjet
ITALI- Në disa zona tashmë të prekura nga përmbytjet, reshjet e shiut po rikthehen dhe frika po shtohet tek popull...