LIVE UPDATES
Bota

Biden kthehet në Pensilvani për të mbështetur kandidatin Fetterman dhe demokratë të tjerë

Shtëpia e Bardhë ka tërhequr vëmendjen në shtetin e rëndësishëm të energjisë, vendlindjen e zotit Biden, në hapin përfundimtar deri më 8 nëntor, me presidentin që u kthye të premten për vizitën e tij të 15-të që kur mori detyrën ndërsa zyrtarët presin një vizitë tjetër të tij javën e ardhshme.

29 Tetor 2022, 10:55 Nga d.a.
Biden kthehet në Pensilvani për të mbështetur kandidatin
Biden

SHBA- Nëse gjëja më e çmuar e një presidenti është koha, nuk ka vend më të vlefshëm politikisht për Shtëpinë e Bardhë këtë vit sesa Pensilvania.

Shtëpia e Bardhë ka tërhequr vëmendjen në shtetin e rëndësishëm të energjisë, vendlindjen e zotit Biden, në hapin përfundimtar deri më 8 nëntor, me presidentin që u kthye të premten për vizitën e tij të 15-të që kur mori detyrën ndërsa zyrtarët presin një vizitë tjetër të tij javën e ardhshme.

Vendi i hapur në Senat ka qenë për muaj të tërë mundësia më e mirë për demokratët për të marrë shumicën në Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë, por ndërsa perspektivat errësohen për zyrtarët demokratë diku tjetër, një fitore në Pensilvani po bëhet edhe më urgjente për partia për të siguruar kontrollin e Senatit.

Përpjekja e fundit e presidentit Biden për të mbështetur kandidatin demokrat John Fetterman do të jetë në një darkë për grumbullimin e fondeve për Partinë Demokrate të shtetit, ku ai do të flasë së bashku me Zëvendës Presidenten Kamala Harris, zyrtarë të lartë të partisë dhe kandidatët kryesorë në këtë shtet të rëndësishëm zgjedhor.

Kjo vjen tre ditë pasi zoti Fetterman, i mëkëmbur nga një goditje në tru në fillim të këtij viti që ai thotë se gati i mori jetën, pati një performancë të lëkundur në debatin e tij të vetëm kundër republikanit Mehmet Oz. Paraqitja e presidentit Biden në darkën e së premtes do të jetë një shans për të tërhequr demokratët që janë në ankth pas paraqitjes së pabarabartë të kandidatit të tyre Fetterman.

Presidenti Biden ndoqi pjesë të debatit të së martës mbrëma dhe "mendoi se guvernatori John Fetterman u paraqit mirë," tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre të premten.

Darka, në Qendrën e Konventave të Pensilvanisë është mbledhja më e madhe e fondeve të partisë në këtë shtet gjatë këtij viti. Të pranishëm do të jenë guvernatori Tom Wolf, senatori amerikan Bob Casey, Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Josh Shapiro, i emëruari i partisë për guvernator dhe kandidati Fetterman. Pritet gjithashtu edhe ligjvënësi Matt Cartwright, për të cilin presidenti Biden kryesoi një mbledhje virtuale për grumbullim fondesh në fillim të kësaj jave.

Në fjalët e tij, presidenti Biden do të vazhdojë të mprehë linjën e tij të sulmit kundër republikanëve të Kongresit, duke u përqëndruar në planin e republikanëve për të rritur kostot e barnave me recetë, uljen e programit shëndetësor të financuar nga qeveria Medicare dhe Sigurimeve Shoqërore dhe dyfishimin e shkurtimeve masive të taksave të Trump për të pasurit”.

Në garën për Senatin, sondazhet tregojnë një garë të ngushtë midis kandidatit demokrak Fetterman dhe republikanit Oz. Performanca e demokratit në debat tronditi disa shikues dhe solli shqetësime te krerët e partisë. Një ditë më vonë, ai mbajti një fjalim të qetë 13-minutësh në Pittsburgh, ndërsa fushata e tij u përpoq të minimizonte performancën e së martës, duke thënë se zoti Fetterman ka qenë gjithmonë i dobët në debate.

Shtëpia e Bardhë theksoi përsëri këtë javë se presidenti Biden beson se zoti Fetterman është fizikisht i aftë për të shërbyer në poste publike dhe citoi analiza nga ekspertë të pavarur mjekësorë të cilët kanë thënë se fjalimi i tij me ndalesa nuk tregonte një problem në aftësitë e tij mendore.

Ndërkohë, fushata e zotit Fetterman dhe grupet kombëtare demokratike po e drejtojnë vëmendjen diku tjetër dhe po derdhin para në reklamat televizive me një klip debati të kandidatit Oz në të cilin ai thotë "Unë dua që gratë, mjekët, udhëheqësit politikë lokalë" të vendosin për fatin e të drejtës së një gruaje për të bërë një abort.

Pas debatit Presidenti Biden shkroi në Twitter : “Nëse Dr. Oz është në rrugën e duhur, ku përfundon kjo? A do t'i rekomandonte ai zyrtarët lokalë të marrin vendime për trajtimet e kancerit? Kolonoskopinë? Apo është ky lloj shqyrtimi i rezervuar vetëm për gratë?"

Ka shenja se nervozizmi fillestar i demokratëve menjëherë pas debatit mund të jetë ulur. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, u kap me mikrofon të hapur të enjten teksa përshëndeti presidentin Biden në Nju Jork, duke i thënë presidentit se "duket se debati nuk na lëndoi shumë në Pensilvani ."

Vlerësimet e miratimit për punën e presidentit Biden po bien në Pensilvani në mënyrë të ngjashme me pjesën tjetër të vendit, duke shtruar pyetjen nëse prania e tij është e mirë për demokratët në një vit kur republikanët kanë epërsi./VOA/

joe biden zgjedhjet afatmesme ne shba bob casey matt cartwright

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet