29 Tetor 2022, 10:10
Nga d.a.
satelite
RUSI- Një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme ruse tha se satelitët komercialë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të bëhen objektiva legjitime për Rusinë nëse do të përfshiheshin në luftën në Ukrainë.
Konstantin Vorontsov, zëvendësdrejtor i departamentit të ministrisë së jashtme ruse për mospërhapjen dhe kontrollin e armëve, u tha Kombeve të Bashkuara se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përpiqeshin të përdorin hapësirën për të zbatuar dominimin perëndimor.
Vorontsov, duke lexuar nga shënimet, tha se përdorimi i satelitëve perëndimorë për të ndihmuar përpjekjet e luftës në Ukrainë ishte "një prirje jashtëzakonisht e rrezikshme".
“Infrastruktura kuazi-civile mund të jetë një objektiv legjitim për një sulm hakmarrës. Po flasim për përfshirjen e komponentëve të infrastrukturës hapësinore civile, përfshirë ato tregtare, nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në konfliktet e armatosura”, i tha Vorontsov Komitetit të Parë të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se përdorimi i satelitëve të tillë nga Perëndimi për të mbështetur Ukrainën ishte “provokues”.
Vorontsov nuk përmendi ndonjë kompani specifike satelitore edhe pse Elon Musk tha në fillim të këtij muaji se kompania e tij e raketave SpaceX do të vazhdojë të financojë shërbimin e saj të internetit Starlink në Ukrainë, duke përmendur nevojën për "vepra të mira".
Rusia, e cila në vitin 1957 lëshoi Sputnik 1, satelitin e parë të krijuar nga njeriu, në hapësirë dhe në vitin 1961 vendosi njeriun e parë në hapësirën e jashtme, ka një aftësi të konsiderueshme sulmuese hapësinore, ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 2021, Rusia lëshoi një raketë anti-satelitore për të shkatërruar një nga satelitët e saj.
lufta ukraine-rusi rusia paralajmeron perendimin konstantin vorontsov
Bota
29 Tetor 2022, 10:00
d.a.
Permbytje ne Filipine
FILIPINE- Një stuhi e fortë tropikale ka vrarë të paktën 45 njerëz në Filipine, duke shkaktuar p&e...
Bota
29 Tetor 2022, 09:49
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar njerëzit në kryeqytetin Kiev që të presin ndërprerje m&eu...
Bota
29 Tetor 2022, 09:37
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Një e mitur e cila dy ditë më parë ishte raportuar nga familjarët e saj se ishte zhdukur nga shtë...
Bota
29 Tetor 2022, 09:24
d.a.
Bolsonaro dhe Lula
BRAZIL- Debati i djeshëm mediatik mes Lula da Silva dhe Jair Bolsonaro, dy ditë para raundit të dytë t&eum...
Bota
29 Tetor 2022, 09:20
A.B
Elon Musk
Menjëherë pasi Elon Musk-u mori kontrollin e Twitter-it, disa personalitete konservatore nuk humbën kohë për të hyr...
Bota
29 Tetor 2022, 09:09
d.a.
Çifti Pelosi
SHBA- Shtetet e Bashkuara po hyjnë në një periudhë jashtëzakonisht të tensionuar nga brenda, pasi sulmi i...
Bota
29 Tetor 2022, 08:55
d.a.
Von der leyen
MAL I ZI- Mali i Zi do të marrë mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian për tejkalimin e krizës së pritshme...
Bota
29 Tetor 2022, 08:42
d.a.
von der Leyen
BOSNJE HERCEGOVINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje dje liderëve të Bosnjë-H...
Bota
29 Tetor 2022, 08:36
d.a.
trafik
KOSOVË- Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, ka folur në lidhje me testimin e unazës së tre...
Bota
29 Tetor 2022, 08:27
d.a.
Protesta ne Iran
SHBA- Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme do të vënë në qendër të vëmendjes së Kombeve t&eum...