LIVE UPDATES
Bota

Biden takon udhëheqësit e Polonisë, në një shenjë uniteti përballë agresionit rus

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin polak Andrzej Duda dhe kryeministrin Donald Tusk, vjen ndërsa Presidenti Biden vazhdon përpjekjet për të zhbllokuar ndihmën për Ukrainën që po pengohet nga republikanët e vijës së ashpër në Kongres.

12 Mars 2024, 19:09 Nga E. D
Biden takon udhëheqësit e Polonisë, në një shenjë
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden takohet të martën me presidentin dhe kryeministrin e Polonisë për të shfaqur solidaritetin me Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe për të diskutuar mbi rritjen e mundshme të fondeve për NATO-n përballë kërcënimit të vazhdueshëm nga Moska.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin polak Andrzej Duda dhe kryeministrin Donald Tusk, vjen ndërsa Presidenti Biden vazhdon përpjekjet për të zhbllokuar ndihmën për Ukrainën që po pengohet nga republikanët e vijës së ashpër në Kongres.

“Udhëheqësit do të rikonfirmojnë mbështetjen e palëkundur për mbrojtjen e Ukrainës përballë luftës brutale pushtuese të Rusisë”, tha Shtëpia e Bardhë, duke vënë në dukje se tre udhëheqësit do të diskutojmë mbi samitin vjetor të NATO-s, që mbahet më 9-11 korrik në Uashington.

Ministri i Jashtëm polak Radislaw Sikorski, duke folur para takimit, i bëri thirrje kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson të lejojë votimin për fondet e Ukrainës, por zbuti tonin që kishte përdorur më parë duke thënë se zoti Johnson do të ishte fajtor nëse projektligji dështon dhe trupat ruse përparojnë.

"Nëse ndihma amerikane nuk miratohet ... Ukraina mund të jetë në vështirësi dhe kjo mund të nënkuptojë përfundimisht nevojën për më shumë trupa amerikane në Evropë," u tha ai gazetarëve.

Senati miratoi projektligjin që përmban 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën muajin e kaluar në një votim dypartiak. Zoti Johnson, një aleat i ish-presidentit Donald Trump, i cili është kundër ndihmës së mëtejshme për Ukrainën, ka refuzuar ta vendosë atë në rend të ditës.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se tre udhëheqësit do të shënojnë gjithashtu 25-vjetorin e anëtarësimit të Polonisë në NATO dhe do të diskutojnë për "thellimin e marrëdhënieve të mbrojtjes, të cilat janë forcuar gjatë dy viteve të fundit që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë".

Zoti Duda përgatiti terrenin për bisedimet, me një opinion të botuar në gazetën Washington Post, duke u bërë thirrje aleatëve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes nga 2% në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke pasur parasysh që presidenti rus Vladimir Putin ka caktuar 30 % të buxhetit vjetor për ushtrinë për shkak të luftës.

"Kthimi në gjendjen e mëparshme është i pamundur. Ambiciet imperialiste të Rusisë dhe revizionizmi agresiv po e shtyjnë Moskën drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë me NATO-n, me Perëndimin dhe si rrjedhim me të gjithë botën e lirë," shkruante ai.

Kundërshtari republikan i zotit Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump, i tha kryeministrit hungarez Viktor Orban se nuk do të jepte fonde për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë nëse ai fitonte në zgjedhje dhe se kjo do të përshpejtonte përfundimin e luftës, sipas një citimi të zotit Orban pas takimit me të.

“Ai nuk do të japë asnjë qindarkë në luftën Ukrainë-Rusi dhe për këtë arsye lufta do të ndalet”, tha zoti Orban për televizionin shtetëror të dielën vonë. "Po ashtu është e qartë se Ukraina e vetme nuk mund të rezistojë."

/Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet