LIVE UPDATES
Bota

Biden, Trump dhe Darka e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë

Gazetarët e organizojnë Darkën e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë, por yjet e vërtetë të saj janë presidenti dhe komediani i zgjedhur për të argëtuar audiencën. Ndonjëherë, presidenti është humorist.

27 Prill 2024, 17:59 Nga r.ll
Biden, Trump dhe Darka e Korrespondentëve në Shtëpinë e
Darka e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë

SHBA- Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për një darkë, që dominohet nga humori. E njohur si ‘Darka e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë’, ajo është e mbushur me figura të njohura dhe është një moment i përshtatshëm për të analizuar se si një president i ndryshon fjalimet në varësi të audiencës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton mbi pritshmërinë mbi këtë ngjarje në këtë vit zgjedhjesh.

Gazetarët e organizojnë Darkën e Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë, por yjet e vërtetë të saj janë presidenti dhe komediani i zgjedhur për të argëtuar audiencën. Ndonjëherë, presidenti është humorist.

“Jam kritikuar se kam shmangur Kongresin. Ku është problemi këtu? Shumë gjëra fluturojnë mbi kokat e ligjvënësve”, tha ish Presidenti Ronald Reagan Darkën e Korrespondentëve më 17 prill 1986.

Në Darkën e Korrespondentëve bëhet humor me presidentin në detyrë, i cili përgjigjet me humor të parapërgatitur për gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë dhe të ftuarit e tyre. Në mesin e të ftuarve zakonisht ka yje të Hollivudit dhe personazhe të tjerë të famshëm.

"Në fund të fundit, unë besoj në Amendamentin e Parë. Jo thjesht sepse ai është shkruar nga miku im i mirë Jimmy Madison", tha Presidenti Biden në Darkën e Korrespondentëve në vitin 2023.

Në këtë vit zgjedhjesh, pjesëmarrësit e zakonshëm të kësaj ngjarje presin që Presidenti Biden në shakatë e tij të përmend edhe rivalin e tij politik.

"Mendoj se një nga temat kryesore gjatë mandatit të tij ka qenë rëndësia e demokracisë dhe natyra e brishtë e saj në këtë periudhë të veçantë", thotë studiuesja e politikës Martha Joynt.

Kjo është një traditë amerikane për çdo president. Por, në vitin 1981, presidenti Ronald Reagan nuk arriti të merrte pjesë në Darkën e Korrespondentëve për shkak të plagëve që mori nga një atentat kundër tij. Që atëherë, çdo president ka marrë pjesë në këtë ngjarje, përveç ish Presidentit Trump, i cili nuk mori pjesë asnjëherë gjatë mandatit të tij.

"Mendoj se ai nuk ishte i interesuar të merrte pjesë në këtë ngjarje", thotë studiuesja Martha Joynt Kumar.

Sidomos pas vitit 2011, kur biznesmeni i atëhershëm Donald Trump ishte objekt i një breshërie kritikash nga presidenti i atëhershëm Barack Obama dhe komediani Seth Meyers.

“Donald Trumpi ka thënë se do të kandidojë për president si republikan, gjë që është befasuese, sepse unë mendova se ai do ta bënte këtë për shaka”, tha komediani Seth Meyers.

"Askush nuk është më i gatshëm të heqë dorë nga çështja e certifikatës së lindjes sesa 'Donaldi'. Kjo do t’i jepte atij mundësinë të përqendrohet në çështjet e rëndësishme, si falsifikimi i mbërritjes në Hënë", tha Presidenti Obama në Darkën e Korrespondentëve në vitin 2011.

Të tjerë thonë se këto kritika e çimentuan idenë e tij për të hyrë në garën për president, të cilën zoti Trump e ka mohuar. Shumica e presidentëve tallen me median dhe më pas shfrytëzojnë rastin për ta nderuar atë.

“Shtypi i lirë është një shtyllë, ndoshta shtylla e një shoqërie të lirë, jo armiku”, tha Presidenti Biden.

Sidomos në një botë ku gazetarët mund të burgosen për shakatë që bëjnë me presidentin, siç u theksua nga komediani Trevor Noah dy vjet më parë.

“A e kuptoni sa e mahnitshme është kjo? Sonte u talla me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe çdo gjë do të jetë në rregull me mua....apo jo?”, pyeti ai në darkën e korrespondentëve në vitin 2022. Avantazhet e demokracisë dhe shtypi i lirë do të jenë sërish në qendër të vëmendjes në Uashington të shtunën mbrëma./VOA

darka e korrespondentëve në shtëpinë e bardhë joe biden donald trump shba

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para