LIVE UPDATES
Bota

Çfarë përmban paketa e re e ndihmës ushtarake nga SHBA për Ukrainën?

Paketa e ndihmave prej 6 miliardë dollarësh mbështetet tek ligji për ndihmat ndërkombëtare prej 61 miliardë dollarësh të nënshkruar në fuqi të mërkurën nga presidenti Joe Biden. Në këtë paketë ndihmash përfshihen sisteme kundërajrore, si dhe sisteme artilerie dhe municione.

27 Prill 2024, 17:52 Nga r.ll
Çfarë përmban paketa e re e ndihmës ushtarake nga SHBA
Raketat me rreze të gjatë ATACMS

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Lloyd Austin njoftoi një ndihmë masive ushtarake për Ukrainën, të vlerësuar në rreth 6 miliardë dollarë. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, analistët thonë se ndihma është tepër e nevojshme në mënyrë që Ukraina të rifitojë avantazhin pas disa muajsh mungesash në municione.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi paketën më të madhe të ndihmave për Ukrainën, me rreth 6 miliardë dollarë armatime të mëtejshme nga industria amerikane e mbrojtjes.

“Mund të siguroheni se do të veprojmë me shpejtësi maksimale që t’i mundësojmë këto kapacitete, sapo industria të mundet t’i prodhojë ato”, tha sekretari Austin.

Ukraina priti disa muaj që Kongresi amerikan të miratonte ndihmat e reja, ndërkohë që vazhdonin sulmet nga forcat ruse.

“Kanë fituar terren dhe ukrainasit kanë humbur terren, duke u tërhequr herë pas here sepse nuk kanë patur zgjidhje tjetër, duke ulur përdorimin e municioneve pasi nuk kishin mjaftueshëm”, thotë Brad Bowman, Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Kjo ishte një pikë qendrore e diskutimeve të premten të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Gjatë konferencës për shtyp që pasoi, Zëri i Amerikës shtroi pyetjen se kur pritet që ukrainasit të rifitojnë avantazhin.

“Nuk mundem të parashikoj një moment në të ardhmen se kur ukrainasit do ta kenë këtë mundësi, por ne mundemi të punojmë për këtë të ardhme. Mendoj se ka disa efekte afatshkurtra, pasi tani ukrainasve nuk do t’u duhet të ruajnë municionet, sepse e dinë që me këtë paketë ndihmash do të ketë furnizime të mëtejshme”, tha gjenerali CQ Brown, shef i shtabit amerikan.

Paketa e ndihmave prej 6 miliardë dollarësh mbështetet tek ligji për ndihmat ndërkombëtare prej 61 miliardë dollarësh të nënshkruar në fuqi të mërkurën nga presidenti Joe Biden. Në këtë paketë ndihmash përfshihen sisteme kundërajrore, si dhe sisteme artilerie dhe municione.

Sekretari Austin nuk tha nëse paketa e ndihmave përmban raketa të tjera me rreze të gjatë ATACMS, por ai konfirmoi se ukrainasit tashmë kanë kapacitetet për të dyfishuar distancën e goditjeve me artileri.

“Është tashmë në dorën e tyre se si dhe kur t’i përdorin dhe shpresojmë që do të kenë efekte të mira”, tha sekretari Austin.

Analisti Brad Bowman pati bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të dërgonin sistemet me rreze të gjatë ATACMS në Ukrainë që në vitin 2022.

“Vonesa ka qenë shumë për të ardhur keq dhe ka patur pasoja në fushëbetejë, ashtu siç kanë patur shumë nga këto vonesa. Por, është shumë pozitive që janë dërguar. Ukrainasit i kanë përdorur tashmë me shumë efektshmëri dhe ju duhen të tjera”, thotë zoti Bowman.

Zyrtarët kanë përmendur shqetësimet se heqja e sistemeve me rreze të gjatë ATACMS nga rezervat amerikane do të dëmtonte gatishmërinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Sekretari Austin i tha Zërit të Amerikës se mungesat në rezerva nuk janë më problem, pasi Shtetet e Bashkuara kanë siguruar raketa të reja./VOA

lufta ne ukraine paketa e ndihmes ushtarake

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen