27 Prill 2024, 14:42
Nga M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Ukraina tha të shtunën se Rusia ka kryer sulme të mëdha kundër termocentraleve të saj gjatë natës. Ndërkohë, një rafineri ruse e naftës tha se e ka ndërprerë punën pas një sulmi me dronë. DTEK, kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, tha se katër termocentrale të saj janë goditur.
“Armiku përsëri i bombardoi fuqishëm objektet energjetike ukrainase”, tha DTEK në një komunikatë. “Pajisjet e kompanisë janë dëmtuar rëndë. Punëtorët e energjisë janë duke punuar tani për eliminimin e pasojave të sulmit”.
Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, tha se sulmet ruse cak e kishin rajonin Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore dhe rajonet perëndimore Lviv dhe Ivano-Frankivsk.B Halushchenko tha se një punëtor i energjisë është plagosur. DTEK raportoi për viktima, por nuk dha hollësi. Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 21 prej 34 raketave ruse gjatë natës, tha komandanti i Forcës Ajrore të Ukrainës të shtunën.
Gjatë muajit të fundit, ushtria ruse i ka rritur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke i sulmuar termocentralet dhe hidrocentralet e këtij vendi pothuajse çdo ditë. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se vendi e ka humbur rreth 80 për qind të prodhimin të rrymës nga termocentralet dhe 35 për qind nga hidrocentralet, duke e detyruar Qeverinë ta vendosë reduktime të rrymës në disa rajone. Në Rusi, ndërkohë, një rafineri e naftës në rajonin rus Krasnodar e ndërpreu punën, pas një sulmi të dyshuar me dronë mëngjesin e së shtunës, thanë zyrtarët lokalë.
“Saktësisht 10 UAVs (dronë) fluturuan drejt në rafineri. Kjo shkaktoi zjarr të madh. Mund të ketë dëme të padukshme”, tha Eduard Trudnev, drejtori për siguri i Slavynaks ECO Group, i cili e udhëheq këtë rafineri./ REL
lufta rusi-ukraine
Bota
27 Prill 2024, 13:58
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ekuipazhi i një anijeje të konfiskuar me flamur portugez, e cila është e lidhur me Izraelin, pritet t&e...
Bota
27 Prill 2024, 13:15
M.B
Ministrja Gjermane e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Berlin.
GJERMANIA- Krye...
Bota
27 Prill 2024, 12:43
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë se po vazhdon ta shkelë një marrëveshje të Bru...
Bota
27 Prill 2024, 09:12
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Në një intervistë ekskluzive me DW, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpjegon se si do ta menaxhojë sfid&eu...
Bota
27 Prill 2024, 08:48
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Ish-botuesi i revistave tabloid David Pecker i tha jurisë në gjyqin penal në Nju Jork të ish-presidentit Donald T...
Bota
27 Prill 2024, 08:35
M.B
Donald Trump dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të premten se ai do të merrte pjesë në nj&e...
Bota
27 Prill 2024, 07:57
M.B
Antony Blinken dhe Xi Jinping
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni është, siç tha ai, "plotësis...
Bota
27 Prill 2024, 07:53
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Protestat e studentëve pro-palestinezë po vazhdojnë edhe sot në universitetet amerikane. Ndërsa protest...
Bota
27 Prill 2024, 07:49
M.B
Recep Tayyip Erdogan dhe Joe Biden
TURQIA- Takimi mes Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe...
Bota
26 Prill 2024, 22:45
M.B
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe ai i Polonisë, Andrzej Duda, duke vëzhguar stërvitjet ushtarake. 26 prill 2024.
LITUANIA- P...