LIVE UPDATES
Bota

Bideni i ‘befasuar’ nga dokumentat e qeverisë të gjetura në zyrën e tij të vjetër

Joe Biden u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë se ai po i shqyrtonte seriozisht dokumentet e klasifikuara. Ai tha se nuk e dinte se çfarë kishte në ato dokumenta.

11 Janar 2023, 10:31 Nga k.m.
Bideni i ‘befasuar’ nga dokumentat e qeverisë të gjetura
Foto ilustruese

Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur mësoi se dokumenta të klasifikuara u gjetën në një zyrë që ai përdorte dikur dhe tha se ai dhe ekipi i tij po bashkëpunojnë plotësisht me agjencitë amerikane që po kryejnë një vlerësim të asaj që ndodhi. Presidenti Biden u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë se ai po i shqyrtonte seriozisht dokumentet e klasifikuara. Ai tha se nuk e dinte se çfarë kishte në ato dokumenta.

“Ne jemi duke bashkëpunuar plotësisht me procesin e rishikimit i cili shpresoj se do të përfundojë së shpejti,”-tha Biden.

Demokrati Biden është përballur me kritika nga republikanët pasi Departamenti i tij i Drejtësisë nisi një hetim vitin e kaluar për shqyrtimin e dokumentave të klasifikuara, të zbuluara në banesën e ish presidentit republikan Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridës.

Të dyja rastet ndryshojnë në disa fronte. Avokatët e zotit Biden zbuluan më pak se 12 dokumenta të klasifikuara brenda zyrës në një institutin hulumtues dhe njoftuan Arkivin Kombëtar të SHBA për zbulimin e tyre, i dorëzuan materialet dhe thanë se po bashkëpunonin me Arkivin Kombëtar dhe Departamentin e Drejtësisë.

Në kontrast me këtë rast, ish presidenti Trump mbajti mijëra të dhëna qeveritare, disa qindra prej të cilave ishin me shenjën “të klasifikuara”, brenda rezidencës së tij në Florida për më shumë se një vit pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk i ktheu ato menjëherë ose me dëshirë, pavarësisht kërkesave të shumta nga Arkivi Kombëtar. Kur ai më në fund dorëzoi 15 kuti me dokumenta në janar të vitit 2022, Arkivi Kombëtar zbuluan se më shumë se 100 prej tyre ishin të shënuara si të klasifikuara. Më vonë ajo ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.

Hetuesit u përpoqën ta detyronin Trumpin të kthente çdo të dhënë të klasifikuar të mbetur përmes një kërkese zyrtare për të dëshmuar dhe një vizite në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago. Në atë vizitë, këshilltarët e Trumpit kthyen disa dhjetëra të dokumenta të tjera të klasifikuara dhe dëshmuan se asnjë material tjetër i klasifikuar nuk kishte mbetur në rezidencë.

Duke dyshuar për pengim të mundshëm të drejtësisë, FBI-ja kërkoi dhe mori miratimin e gjykatës në gusht për të kontrolluar shtëpinë e tij, ku agjentët gjetën më shumë se 13,000 dokumenta shtesë, rreth 100 prej tyre tepër të klasifikuara. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland emëroi Këshilltarin Special Jack Smith në nëntor për të hetuar këtë çështje.

Për të vërtetuar se ka ndodhur një krim, hetuesve do t’u duheshin prova për të treguar se Trumpi ose bashkëpunëtorët e tij me vetëdije dhe dashje i mbanin dokumentat dhe qëllimisht kërkuan të pengonin hetimin e departamentit për t’i kthyer ato.

Presidenti Biden i doli në mbrojtje mënyrës së trajtimit të dokumentave.

“Ata gjetën disa dokumenta në një kuti në një dollap të mbyllur. Dhe sapo i gjetën, kuptuan se kishte disa dokumenta të klasifikuara në atë kuti. Dhe bënë atë që duhej të bënin. Ata menjëherë lajmëruan Arkivat Kombëtare”, tha ai.

“Unë u informova për këtë zbulim dhe u befasova kur mësova se kishte të dhëna qeveritare që ishin dërguar në atë zyrë, por nuk e di se çfarë ka në ato dokumenta,” tha ai.

Presidenti tha se avokatët e tij i kanë sugjeruar që të mos pyeste se çfarë kishte në dokumenta.

“Unë i kam dorëzuar kutitë, ata i kanë dorëzuar ato tek Arkivat dhe ne po bashkëpunojmë plotësisht me zyrtarët për shqyrtimin e tyre, proces i cili shpresoj se do të përfundojë së shpejti. Dhe do të ketë më shumë hollësi në atë kohë,”- ai presidenti./VOA

joe biden shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet