LIVE UPDATES
Bota

Përmbytjet në Itali, çfarë dimë deri tani; 13 mijë të evakuuar dhe 27 mijë pa energji elektrike. Ferrari dhuron 1 milion euro

Bilanci është dramatik: 13 mijë persona të evakuuar, numri i personave të zhdukur të mundshëm nuk është përcaktuar, 42 komuna të përfshira, 27 mijë persona pa energji elektrike, 250 rrugë të mbyllura. 

19 Maj 2023, 09:45 Nga m.s
Përmbytjet në Itali, çfarë dimë deri tani; 13
permbytje ne Itali

ITALI- Ka shkuar në 14 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Itali. Emilia Romagna është shkatërruar nga përmbytjet që kanë shpërfytyruar qytetet, e ndërsa tashmë është shtuar frika për rrëshqitjet e dheut. Një 84-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në Faenza, në zonën e stacionit. Lajmin e dha presidenti i Rajonit i Emilia Romagna, Stefano Bonaccini, në një transmetim të drejtpërdrejtë në "Mattino 5". 

Përmbytjet në Itali, çfarë dimë deri tani; 13

Gara me kohën vazhdon për të shpëtuar njerëzit e bllokuar, dhe për të siguruar qytetet dhe rrugët e përmbytura nga lumenjtë. Ndërkohë që ka ende shqetësime të mëdha për trafikun, me trena të shumtë që janë devijuar dhe anuluar, raporton "Agi.it".

Bilanci është dramatik: 13 mijë persona të evakuuar, numri i personave të zhdukur të mundshëm nuk është përcaktuar, 42 komuna të përfshira, 27 mijë persona pa energji elektrike, 250 rrugë të mbyllura. 

“Një emergjencë që na bën të kujtojmë me të drejtë tërmetin: angazhimi i qeverisë, duke caktuar edhe mbledhjen e kabinetit të martën, është të na bëjë të vetëdijshëm për angazhimet që do të marrim: presidenti ka treguar tashmë ndërhyrjet e para, përfshirë ato financiare, por besoj se të gjithë e kuptojnë nevojën për të pasur kontroll mbi urgjencën, e cila duhet të vlerësohet komunë për komunë”, tha ministri i Mjedisit, Gilberto Pichetto Fratin, duke bërë një bilanc të emergjencës së motit të keq në Bolonja.

Përmbytjet në Itali, çfarë dimë deri tani; 13

7 mijë kërkesa për ndihmë kanë ardhur në numrin 112, 1500 burra të angazhuar në aktivitetet e shpëtimit, 3000 ndërhyrje të kryera. Përmbytjet shkatërruan qytete të tëra. Janë vërshuar 23 lumenj dhe 280 rrëshqitje dheu. Pemët kanë rënë në rrugë, njerëzit strehohen në çati, të moshuar dhe fëmijë të shpëtuar me gomone, rrugë të shndërruara në këneta është pamja e përgjithshme e asaj që po ndodh në Itali.

Në disa zona ka rënë më shumë shi në 36 orë, sesa mesatarja për të gjithë muajin maj.

Nën ujë ndodhen Faenza, Cesena, Forlì, Lugo, Cervia, disa zona të zonës së Ravenës si dhe komuna më të vogla. Energjia elektrike është ndërprerë, po kështu edhe linjat telefonike janë jashtë funksionit.

Romagna është zhytur në ujë. 1200 vullnetarë kanë dalë në ndihmë dhe 600 zjarrfikës. 

Papa Françesku ka shpehur një mesazh për viktimat, nga fatkeqësia që ka goditur Emilia Romagna. Papa Françesku falenderon gjithashtu "të gjithë ata që në këto orë të vështirësisë, po punojnë për të lehtësuar të gjitha vuajtjet, si dhe komunitetet dioqezane për shfaqjen e bashkimit dhe afërsisë vëllazërore me popullsitë më të sprovuara". 

Mnistri i Mbrojtjes Civile: “20 milionë më shumë për shpenzimet fillestare”

Do të jenë më shumë “ 20 milionë euro për të përballuar shpenzimet e para. Pjesa më e madhe e burimeve do të vijnë kur të kemi një pamje të detajuar”, tha ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci. “Duhet të jetojmë me ndryshimet klimatike dhe të pyesim veten se kur do të ndodhë”, theksoi ai, duke u ndalur te parandalimi. Ndryshimi “kërkon që njeriu të përshtatet”.

Ferrari dhuron një milion euro

Ferrari dhuron një milion euro për Agjencinë për Sigurinë Territoriale dhe Mbrojtjen Civile të Rajonit Emilia-Romagna, duke iu bashkuar mbledhjes së fondeve rajonale. Fondet do të përdoren, me bashkërendimin e autoriteteve vendore, në favor të popullsisë vendase të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit, me vëmendje të veçantë për projektet e rimëkëmbjes mjedisore dhe për menaxhimin e paqëndrueshmërisë hidrogjeologjike.

“Në kohë vështirësish, vendi i Ferrarit ka qenë gjithmonë pranë komunitetit të tij”, tha Benedetto Vigna, CEO i Ferrarit. "Duam t'i japim një përgjigje konkrete dhe të menjëhershme nevojave më urgjente të popullsisë së Emilia-Romagna, e goditur nga një fatkeqësi e rëndë mjedisore. Me bashkërendimin e autoriteteve lokale, të cilëve u shprehim falënderimet tona të përzemërta për punën e tyre të palodhur në këto orë, këto ndihma do të mund të sjellin rehati dhe një shenjë të prekshme të solidaritetit të të gjithë familjes Ferrari”.

permbytjet ne itali emilia romagna


Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd