10 Janar 2026, 11:32
Nga Blerina Gjoka

TIRANË- Gjatë raportimit përpara Kuvendit në tetor, ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u ankua se Shqipërisë i mungonte një kuadër ligjor për të mundësuar sekuestrimin e pasurive të paligjshme në formë dixhitale, nëpërmjet kriptovalutave.
Pavarësisht vakuumit ligjor, Dumani tha se SPAK kishte bllokuar 11 milionë euro kriptovaluta me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por e konsideroi ndërhyrjen ligjore urgjente për të krijuar një kuadër të qartë se si do të veprohet me këto pasuri virtuale të konfiskuara.
Në fund të dhjetorit, qeveria prezantoi për konsultim publik një nismë ligjore që parashikon se menaxhimi i parasë virtuale së konfiskuar do të bëhet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, AAPSK.
“AAPSK menaxhon monedha virtuale të sekuestruara ose të konfiskuara nga organet e drejtësisë sipas vendimit të gjykatës apo urdhërit të prokurorit, i cili administrohet zyrtarisht në institucion,” parashikon drafti i propozimeve për ndryshime në ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.
Një nen tjetër i cakton Këshillit të Ministrave detyrën që që të përcaktojë rregullat dhe procedurat e administrimit të këtyre monedhave.
Projektligji i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe AAPSK parashikon po ashtu dispozita që duket se fuqizojnë rolin e kësaj agjencie në shitjen, dhënien me qira apo përdorimin e pasurive të sekuestruara, ndërkohë që portofoli i Agjencisë zgjerohet edhe me pasuritë e sekuestruara nga pushteti vendor, të tilla si ndërtimet pa leje të konsfiskuara.
Projektligji parashikon që kjo agjenci të luajë rol direkt në kryerjen e procedurave të shitjes, për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, të cilat ka në administrim, ndryshe nga ligji në fuqi që kushtëzonte “bashkëpunim” me institucionet e tjera përgjegjëse për shitjen e pronave publike.
Në lidhje me ndërtimet pa leje parashikohet një term i ri “Fondi i posaçëm i dedikuar për ndërtimet pa leje”, i cili do të shërbejë për objekteve pa leje që janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në administrim AAPSK.
Për të mundësuar kalimin e këtyre objekeve në menaxhim të kësaj agjencie, qeveria ka hedhur në publik dhe ndryshimet ligjore në ligjin “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”, një ligj I 2023-it që u bazua mbi një vendim të kontestuar të qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje.
Në relacion arsyetohet se kjo bën të mundur të kalojë procesin nga një model I shpërndarë kompetencash në një “model të centralizuar dhe efikas”.
Për të bërë të mundur menaxhimin e këtyre objekteve të konsfiskuara pranë AAPSK do të ngrihet një ‘grup pune’ dhe krijimi i një fondi të veçantë financiar me destinacion për veprimtarinë dhe zhvillimin e objekteve pa leje, të cilat janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në administrim AAPSK.
Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme konsiderohet një ndër armët më të forta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./BIRN
blerina gjoka
Aktualitet
10 Janar 2026, 11:17
E. D
permbytjet ne vlore
VLORË- Pasojat e përmbytjeve në Vlorë janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë admini...
Aktualitet
10 Janar 2026, 10:54
E. D
pamje nga magazina
TIRANË- Policia ka zbuluar një magazinë në Kamëz, ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo f...
Aktualitet
10 Janar 2026, 10:40
E. D
Jurgen Karaj
KLOS- Personi që shihni në foto është 30-vjeçari, Jurgen Karaj, i cili është zhdukur pasi makina ku ...
Aktualitet
10 Janar 2026, 10:18
E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- 266 hektarë tokë në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur nga reshjet e dendura t...
Aktualitet
10 Janar 2026, 09:40
E. D
pamje nga vendngjarja
KLOS- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Hali...
Aktualitet
10 Janar 2026, 09:25
E. D
permbytjet ne durres
DURRËS- Prefektura e qarkut të Durrësit ka publikuar raportin e përditësuar mbi situatën e krijuar nga r...
Aktualitet
10 Janar 2026, 08:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit në...
Aktualitet
10 Janar 2026, 08:28
E. D
pamje nga vendngjarja
KLOS- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Klos. Mësohet se automjeti që ra në përru...
Aktualitet
10 Janar 2026, 08:16
E. D
foto ilustruese
KLOS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 01:00 të natës në Klos. Mësohet se nj&...
Aktualitet
10 Janar 2026, 07:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pavarësisht ecurisë pozitive, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë disa probleme strukturore. Në nj&eum...