LIVE UPDATES
Bota

Blinken kundër thirrjeve për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

Paralajmërimi i Blinkenit erdhi disa orë pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e planit të saj 12-pikësh, që kryesisht përsërit qasjen e Pekinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

24 Shkurt 2023, 22:20 Nga a.l
Blinken kundër thirrjeve për armëpushim të pakushtëzuar
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mos mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë. Këto deklarata ai i bëri para Këshillit të Sigurimit, që mbajti mbledhje për të shënuar njëvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Paralajmërimi i Blinkenit erdhi disa orë pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e planit të saj 12-pikësh, që kryesisht përsërit qasjen e Pekinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Çdo paqe që legjitimon marrjen e tokës nga Rusia përmes forcës do të dobësojë Kartën e OKB-së dhe do të dërgojë mesazh te të gjithë shtetet kudo në botë që duan të bëhen agresorë, se ata mund të pushtojnë shtete të tjera dhe të mos ndëshkohen”, tha Blinken.

Blinken tha po ashtu se Perëndimi ka shqetësime se Moska do të përdorte një armëpushim të mundshëm për të pushuar dhe për t’u riarmatosur.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 23 shkurt, me shumicë votash miratoi një rezolutë joobligative që bënte thirrje për “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjatë” në linjë me Kartën e OKB-së. Kjo rezolutë sërish bëri thirrje që Moska të tërheqë trupat e saj dhe të ndalë luftimet.
Kina, që pretendon se ka qëndrim neutral për luftën, abstenoi dhe përfaqësuesi i saj tha para Asamblesë se “dërgimi i armëve [në Ukrainë] nuk do të sjellë paqe”.

Pekini ka thënë se ka “miqësi pa kufi” me Rusinë dhe ka refuzuar që ta kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës. Në Kiev, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mirëpriti disa elemente të propozimit kinez për armëpushim, por tha se ai nuk ishte plan konkret.

Kina tregoi mendimet e saj. Besoj se fakti që Kina ka nisur të flasë për Ukrainën nuk është diçka e keqe. Por, pyetja është se çfarë vjen pas fjalëve. Pyetja është në hapat dhe ku do të çojnë ato”, tha Zelensky gjatë një konference për media.

Propozimi përkon në disa mënyra me ligjin ndërkombëtar dhe me integritetin territorial, tha Zelensky, duke shtuar se “le të punojmë me Kinën në këtë çështje”. Zelensky po ashtu tha se ka disa pjesë që ai nuk pajtohet dhe i bëri thirrje Pekinit që të mos i ofrojë armë Moskës. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën se po e shqyrton mundësinë që të furnizojë me armë Rusinë dhe e ka paralajmëruar Pekinin kundër kësaj lëvizjeje./REL

antony blinken

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë