LIVE UPDATES
Bota

'Situata në Rusi e rrezikshme'/ Gazetarja ukrainase në Kosovë: Rusët do të dënohen në gjykatat ndërkombëtare

Po ashtu, ajo pret gjatë këtij viti Ukraina të njeh pavarësinë e Kosovës. Edhe pas 12 muajsh prej kur nisi agresioni rus në vendlindjen e saj, gazetarja ukrainase thotë se situata është e rrezikshme dhe se pak po raportohet nga mediat ndërkombëtare.

24 Shkurt 2023, 21:19 Nga a.l
'Situata në Rusi e rrezikshme'/ Gazetarja ukrainase në
Gazetarja

UKRAINË- 

“Ata do të kenë dënim në gjykatat penale ndërkombëtare pas shumë vitesh”, thotë gazetarja ukrainase për rusët të cilët kanë pushtuar vendlindjen e saj. Olena Solodovnikova tregon se ka numër të madh të grave e vajzave të cilat po dhunohen seksualisht, për çka uron që një ditë të vendoset drejtësia.

Në intervistën për KosovaPress ajo flet për njëvjetorin e pushtimit të Ukrainës dhe luftën e tmerrshme që vazhdon. Tashmë ajo po qëndron në Kosovë bashkë me vajzën e saj dhe tregon për mikpritjen që i është ofruar gjatë kësaj kohe. Po ashtu, ajo pret gjatë këtij viti Ukraina të njeh pavarësinë e Kosovës. Edhe pas 12 muajsh prej kur nisi agresioni rus në vendlindjen e saj, gazetarja ukrainase thotë se situata është e rrezikshme dhe se pak po raportohet nga mediat ndërkombëtare.

Situata në Ukrainë vazhdon të jetë shumë e rrezikshme për të gjithë ne, sepse është e paparashikueshme se kur fashistët rusë do fillojnë të bombardojnë qytetin tonë. Çdo qytet është në rrezik të vazhdueshëm, dhe për shembull një nga kolegët e mi shkoi në qytetin Kherson në jug të Ukrainës, i cili ishte i pushtuar, dhe tani është plotësisht i lirë, por ata vazhdojnë të bombardojnë qytetin çdo herë, dhe tani sulmet ajrore vazhdojnë atje çdo ditë. Por ,për fat të keq, në mediat ndërkombëtare lufta ukrainas-ruse, është si diçka si “Oh, në rregull, ne e dimë për këtë, ajo po vazhdon dhe ne nuk e vërejmë këtë luftë edhe pse po vazhdon”. Dhe kjo është diçka shumë e keqe, sepse tani çdo ditë ne humbasim ushtarët tanë, njerëzit tanë, popullin ukrainas gjatë kësaj lufte. Dhe njerëzit po mësohen me këtë. Këtë nuk mund ta imagjinoja kurrë se bota e vjetër mund të përdoret për luftë në vendin tim”, tregon ajo.

Derisa flet për gjenocidin që po bëhet në Ukrainë, ajo thotë se është e rëndësishme që e vërteta të jehojë kudo në botë. Ajo shpreson se për krimet e kryera në vendlindjen e saj, pas disa vjetësh do të merren edhe gjykatat penale ndërkombëtare.

Ata vazhdojnë ta rinovojnë këtë qytet dhe nuk flasin për viktimat e këtij qyteti dhe kjo është e paparashikueshme. Sa njerëz, sa gra do të abuzohen seksualisht atje dhe në Ukrainë tani, sepse shumë njerëz, dhe shumë gra, që ju vjen shumë turp për këtë, dhe nuk flasin zyrtarisht për këtë. Por dikush do flasë për këtë, dhe mendoj se do të kalojnë shumë vite më vonë, ashtu si në Kosovë dhe do të zbulojmë të vërtetën për numrin vërtet të madh të grave dhe njerëzve që luftuan dhe që u abuzuan seksualisht gjatë luftës ruso-ukrainase. Sepse rusët, siç e dini, abuzimi seksual është një nga armët e tyre. Ata donin t’i frikësonin gratë tona në këtë mënyrë. Ata janë si kafshët. Rusët janë si kafshët. Shumë prej tyre kanë dashur ta bëjnë këtë, dhe mendojnë “nuk kemi dënim për këtë, sepse nuk do dënohemi”. Por ata do të kenë dënim në gjykatat penale ndërkombëtare pas shumë vitesh”, sthotë ajo.

Gazetarja ukrainase u strehua në Kosovë fillimisht vet, meqë rrëfen se kishte frikë për shkak të propagandës ruse. Ajo tashmë po qëndron këtu bashkë me vajzën e saj, e cila vijon mësimin në gjuhën shqipe.

“Po, jemi këtu bashkë (me vajzën). Paraprakisht kam ardhur vetë sepse kam pasur dyshime për këtë vend dhe për situatën në kufi, do të thotë situatën nga kufiri i Serbisë, dhe kam bërë intervistë para një muaji me Albin Kurtin dhe kemi biseduar për atë situatë, dhe kjo është shumë, shumë keq sepse të gjitha rrënjët e situatës në Kosovë tani, në kufi, dhe të gjitha trazirat, ato janë plotësisht të lidhura me rusët, jo vetëm me serbët, por me rusët, njëjtë si në Ukrainë. Pra, e gjithë propaganda, e bazuar në të njëjtat pika si në Ukrainë, dhe në Serbi. Kështu që unë kisha pak frikë nga situata, por tani, kur erdha në fillim dhe isha e sigurt se ky është një vend i sigurt. Erdha me vajzën time dhe tani ajo është në një shkollë në Kosovë, mëson anglisht dhe shqip. Ajo ka bërë shumë miq këtu, dhe ajo është plotësisht e kënaqur me gjithë këtë”, shprehet ajo.

Kosova për Olenën ishte një vend krejtësisht i ri, por ajo tashmë ka shumë çfarë të tregojë për jetën që po e bën tash e më pak se një vit. Si pasojë e propagandës dhe dezinformimit, gazetarja ukrainase thekson se kishte pasur krejt bindje tjera për Kosovën, porse është befasuar me tolerancën dhe socializimin e kosovarëve.

Kjo është shumë qesharake sepse më parë, kur nuk kam qenë kurrë këtu, mendoja se është një vend plotësisht mysliman, një vend ku gratë janë me mbulesë dhe ato janë shumë të mbyllura, të shtrënguara dhe të lidhura, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Sepse njerëzit janë shumë të hapur, dhe sa herë që kam ardhur këtu. P.sh., dje, kam ardhur me vajzën time në një kafene, ku kemi ngrënë një darkë të mirë këtu, dhe pronari më thotë: ‘Në rregull, mos paguani këtu, ju jeni nga Ukraina, mos paguani sepse ju jeni miqtë tanë’. Kështu, dhe për shembull, kjo është e paparashikueshme, kjo është çiltërsi dhe miqësi, dhe janë shumë të hapur me ne. Kur shkojmë me vajzën time gjashtëvjeçare në një vend, njerëzit, kosovarët, ata i afrohen vajzës time dhe përpiqen ta përqafojnë, asaj i pëlqen kjo. Por për mua, kjo ishte diçka shumë e çuditshme. Wow, kjo është diçka e dyshimtë. Pse këta njerëz janë kaq të hapur dhe miqësorë me fëmijën tim. Por pastaj e kuptova se është mentaliteti”, tregoi Solodovnikova.

Pas agresionit rus, ajo humbi edhe bashkëshortin e saj, i cili ishte gazetar i njohur ukrainas. Ai nuk arriti të marrë tretmanin e duhur në spitalin ku jetonte për shkak të luftës. Siç tregon Olena, ai vdiq në dhjetor të vitit të kaluar.

Familja ime, të afërmit e mi, disa nga të afërmit e mi kanë ardhur në Evropë, në Gjermani, sepse ata janë nga jugu i Ukrainës nga Kharkiv. Dhe ai ishte një vend shumë i rrezikshëm në kufirin me Federatën Ruse. Unë isha e martuar, por fatkeqësisht në dhjetor, burri vdiq, ai ishte një gazetar i famshëm ukrainas, ai merrej me sektorin e të drejtave të njeriut, organizatën nacionaliste ukrainase, ai vdiq kur ishte vetëm 41 vjeç, për shkak të problemeve me stomakun. Sepse tani në Ukrainë, është shumë e vështirë të marrësh trajtim të mirë në spitale, dhe nuk dukej se ishte një problem i madh. Ai nuk ishte ushtar, por ishte në vijën e fronit si media në Ukrainë, dhe ai vdiq për shkak të luftës”, tregon ajo.

Olena Solodovnikova shpreson që shpejt vendi i saj do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Shpresoj që Ukraina ta njohë Kosovën dhe disa nga deputetët tanë të bëjnë shumë më shumë gjëra për ta bërë këtë. Dhe unë mendoj se këto janë vetëm problemet burokratike midis vendeve tona tani, sepse fillimisht ukrainasit mbështesin popullin e Kosovës dhe janë plotësisht me ju. Dhe kur dëgjova për problemet me vizat për Kosovën, kjo është diçka qesharake. Dhe shpresoj që këtë vit ta njohim plotësisht vendin tuaj, zyrtarisht”, pëfundon gazetarja ukrainase.

Olena Solodovnikova është në mesin e shumë gazetarëve të cilët janë strehuar në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Një vit më parë sot, Rusia filloi një agresion të plotë të fqinjit të saj Ukrainë, duke shkaktuar luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe miliona janë larguar nga vendi. /kp/

lufta ne ukraine olena solodovnikova

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje