LIVE UPDATES
Bota

Blinken mbërrin në Egjipt, fokusi i bisedimeve kërkesa për armëpushimi në Gaza

Programi i sekretarit Blinken përfshin takime të veçanta me zyrtarë egjiptianë dhe me përfaqësues nga Jordania, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

21 Mars 2024, 10:18 Nga M.B
Blinken mbërrin në Egjipt, fokusi i bisedimeve kërkesa për
Antony Blinken

EGJIPT- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ndodhet në Egjipt të enjten për bisedime të përqendruara në përpjekjet për të siguruar një armëpushim në luftën Izrael-Hamas, lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare atje për të ndihmuar civilët palestinezë. Programi i sekretarit Blinken përfshin takime të veçanta me zyrtarë egjiptianë dhe me përfaqësues nga Jordania, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumë vende janë përfshirë në bisedime prej javësh në përpjekje që të dalin me një propozim të pranueshëm si për Izraelin, ashtu edhe për grupin militant Hamas. Sekretari Blinken do të informojë udhëheqësit izraelitë për zhvillimet më të fundit, në vizitën e planifikuar për të premten në Izrael.

Sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit, sekretari Blinken do të diskutojë në Izrael “nevojën për të siguruar mposhtjen e Hamasit, duke përfshirë pjesëtarët e grupit në Rafah, në një mënyrë që mbron popullsinë civile, nuk pengon shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe avancon sigurinë e përgjithshme të Izraelit". Shtetet e Bashkuara kanë shtuar kundërshtimet ndaj planit të Izraelit për një sulm tokësor në qytetin Rafah, që shtrihet përgjatë kufirit ndërmjet Gazës dhe Egjiptit, për të cilin Izraeli thotë se është i nevojshëm për të përmbushur synimin e tij për mposhtjen e Hamasit dhe për të siguruar që grupi të mos kryejë një sulm tjetër si ai i 7 tetorit në Izrael.

Më shumë se një milion palestinezë janë strehuar në Rafah, shumë prej tyre pasi u larguan nga pjesë të tjera të Gazës në përpjekje për të gjetur strehë nga lufta. Pentagoni tha se Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, diskutoi të mërkurën me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant, nevojën për të "shqyrtuar alternativa ndaj një operacioni të madh tokësor në Rafah". Sekretari Austin i tha ministri Gallant se Shtetet e Bashkuara mbështesin synimin për të mposhtur Hamasin, thuhet në një deklaratë të Pentagonit. Të dy zyrtarët folën gjithashtu për nevojën për të mbrojtur civilët dhe për të “rritur urgjentisht rrjedhën e ndihmës në Gaza përmes rrugëve tokësore”.

Përveç numrit të të vrarëve në luftë, 1,200 në sulmin e Hamasit me 7 tetor ndaj Izraelit dhe afro 32,000 në kundërsulmin e Izraelit në Gaza, dërgimi i ndihmave humanitare në zonën e luftës për të ndihmuar palestinezët e uritur, është bërë një nga çështjet më të diskutueshme të konfliktit midis Izraelit dhe aleatëve të tij perëndimorë. Sekretari Blinken filloi vizitën e tij në rajon në Arabinë Saudite, ku u takua të mërkurën me Princin e Kurorës Mohamed bin Salman dhe ministrin e Jashtëm Princin Faisal bin Farhan. Në takime u diskutua “nevoja urgjente për të mbrojtur të gjithë civilët në Gaza dhe për të shtuar menjëherë ndihmat humanitare për ata që kanë nevojë", tha në një deklaratë Departamenti amerikan i Shtetit. Sauditët njoftuan ndarjen e një ndihme prej 40 milionë dollarësh për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, për të mbështetur "përpjekjet e saj humanitare në Rripin e Gazës"./ VOA

antony blinken

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj