LIVE UPDATES
Bota

Blinken shkon në Kinë, do t'i kërkojë Pekinit të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Rusinë

Zyrtarët amerikanë kanë reaguar ashpër ndaj asaj që e cilësojnë si ndihmë e Kinës për furnizimin e makinerisë ushtarake ruse pas vështirësive të Kremlinit në pushtimin e Ukrainës.

20 Prill 2024, 21:34 Nga I.A
Blinken shkon në Kinë, do t'i kërkojë Pekinit të
Antony Blinken

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të veprojnë kundër kompanive kineze që mbështesin luftën e Rusisë kundër Ukrainës, tha për gazetarët një zyrtar i lartë amerikan. Ai tha se kjo është një ndër çështjet që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta trajtojë me udhëheqjen kineze gjatë vizitës së tij në Pekin javën e ardhshme.

Zyrtarët amerikanë kanë reaguar ashpër ndaj asaj që e cilësojnë si ndihmë e Kinës për furnizimin e makinerisë ushtarake ruse pas vështirësive të Kremlinit në pushtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë janë shprehur se vazhdimi i mbështetjes për Rusinë përbën një rrezik kryesor në marrëdhëniet e qëndrueshme mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Duke informuar gazetarët në prag të vizitës së planifikuar të zotit Blinken në Shangai dhe Pekin nga data 24 deri më 26 prill, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se marrëdhëniet SHBA-Kinë ishin përmirësuar krahasuar me një vit më parë, kur lidhjet shënuan një pikë të ulët historike, pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan një balonë kineze të dyshuar për spiunazh.

Por përmirësimi i marrëdhënieve nuk nënkupton që Shtetet e Bashkuara të sakrifikojnë kapacitetet e saj për të forcuar aleancat dhe mbrojtur interesat e saj, tha zyrtari.

“Jemi të përgatitur të ndërmarrim hapa të nevojshme kundër firmave që ... minojnë rëndë sigurinë si në Ukrainë ashtu edhe në Evropë”, tha zyrtari kur u pyet se si do të vepronte Uashingtoni për të bindur Pekinin që të ndalonte ndihmën për makinerinë ushtarake ruse.

“Kemi treguar gatishmërinë për ta bërë këtë në lidhje me kompani të disa shteteve, jo vetëm kineze”, tha zyrtari, duke vënë në dukje se Rusia kishte forcuar kapacitetin e prodhimit të armëve me ndihmën e Kinës. “Ne do të shprehim qëllimin tonë që Kina ta kufizojë atë mbështetje”, tha zyrtari.

Vizita e zotit Blinken në Kinë do të jetë e para që nga qershori, kur Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të ripërtërinin angazhimet e nivelit të lartë që Pekini filloi t'i kufizonte pas një udhëtimi në Tajvan në vitin 2022 nga ligjvënësja demokrate, Nancy Pelosi, e cila në atë kohë ishte kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Kina pretendon se ishulli qeverisur në mënyrë demokratike është pjesë e territorit të saj.

Marrë nga VOA

antony blinken

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj