Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Iranianët brohoritën “vdekje Izraelit” në Teheran të premten, disa orë pas një sulmi të dyshuar izraelit me dron në qytetin e Isfahanit. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk pranoi të konfirmojë nëse Izraeli e kishte njoftuar paraprakisht Uashingtonin për sulmin.
SHBA- Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ishin të përfshira në sulmin e Izraelit ndaj Iranit dhe po kërkojnë nga palët të shtensionojnë situatën. Sipas analistëve me të cilët ka biseduar korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, një sulm i tillë ishte i pritshëm, por tani dyja palët duket se duan të shmangin përshkallëzim e mëtejshëm.
Iranianët brohoritën “vdekje Izraelit” në Teheran të premten, disa orë pas një sulmi të dyshuar izraelit me dron në qytetin e Isfahanit. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk pranoi të konfirmojë nëse Izraeli e kishte njoftuar paraprakisht Uashingtonin për sulmin.
“Nuk do të komentoj, përveçse të them se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në operacione ofensive. Ne jemi të përqendruar, natyrisht, që të sigurohemi që Izraeli të mund ta mbrojë veten në mënyrë efektive, por po ashtu ta shtensionojmë situatën,” deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Sulmi i Izraelit në Isfahan ishte i pritshëm dhe besohet se Shtetet e Bashkuara kanë qenë në dijeni për të.
“Administrata e Presidentit Biden e kupton që Izraelit e shihte të nevojshme të kundërpërgjigjej pas sulmeve të pashembullta dhe dramatike të Iranit të shtunën e kaluar, ashtu siç e kupton Izraeli nevojën e Iranit për të reaguar pas sulmit ndaj ambasadës së tij në Damask në fillim të këtij muaji,” thotë analisti Ahmed Fouad Alkhatib nga Këshilli Atlantik.
Irani sulmoi Izraelin me qindra dronë dhe raketa më 13 prill. Sulmi demonstroi fuqinë e vendit, sipas Presidentit iranian Ebrahim Raisi, i cili nuk përmendi të premten kundërsulmin izraelit.
“Sulmi ndaj Izraelit ishte i nevojshëm, i detyrueshëm, unifikues dhe burim i krenarisë dhe fuqisë së vendit tonë të mrekullueshëm,” thotë ai.
Gati të gjithë dronët dhe raketat e Iranit u interceptuan me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Jordanisë, duke shkaktuar vetëm pak dëme materiale. Sulmi i Izraelit ndaj Iranit gjithashtu dukej i kufizuar, pa dëme në njerëz. Udhëheqësit botërorë po bëjnë thirrje për përmbajtje.
“Është tejet e nevojshme që rajoni të jetë i stabilizuar dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet tjera,” deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Të dyja palët duket se janë të gatshme të shmangin përshkallëzim e mëtejshëm, të paktën tani për tani.
“Ndoshta ajo që do të ndodhë në fazën tjetër është që Irani dhe Izraeli t’i kthehen asaj që ishte një luftë në hije, që do të thotë sulme kundër sulmeve terroriste, përmes grupeve të lidhura me Iranin dhe ekzekutimeve të shkencëtarëve bërthamorë, që i ka bërë Izraeli. Dhe besoj se ky është ndoshta skenari më optimist. Skenari më pesimist është nëse shndërrohet në konfrontim të hapur, që përfshinë Hezbollahun dhe Libanin,” thotë Brian Katulis nga Instituti për Lindjen e Mesme.
Sulmet e ndërsjella vetëm sa përshkallëzojnë gjendjen në një rajon që tashmë në teh për shkak të luftës së Izraelit kundër Hamasit, një grup i lidhur me Iranin, në Gazë. Presidenti Biden nuk ka patur sukses në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Gjatë fundjavës, Hamasi bëri kërkesa të reja, duke lënë të ardhmen e negociatave në pikëpyetje.
Marrë nga REL
foto ilustruese SHBA- Dita 420, e festuar më 20 prill pra sot, është një datë që është lidhur me kremtimin e k...
Erdogan TURQI- Udhëheqësi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi E...
Gaze GAZA- Një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, shkaktoi vdekjen e të pakt...
Kim Jong Un KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut ka publikuar një këngë të re për të lavdëruar liderin Kim Jong Un duke ...
Dolce Hanoi Golden Lake VIETNAM- Dolce Hanoi Golden Lake është hoteli i parë në botë i veshur me ar dhe ndodhet në Viet...
Irak IRAK- Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në nj&eu...
Hekuran Murati KOSOVË- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës bëri të ditur se Agjencia ndërkombëtare Fi...
vjosa osmani, albin kurti, glauk konjufca KOSOVË- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë ka publikuar të dhënat e...
pamje nga vullkani ANTARKTIDË- Vullkani më i lartë në botë nxjerr pluhur ari me vlerë të konsiderueshme çdo ...
Mark Zuckerberg SHBA- Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg nuk është i panjohur në bërjen lëmsh të rrjetit, gjithsesi ...