LIVE UPDATES
Bota

Konferenca e konservatorëve në Bruksel, kritika ndaj BE-së dhe mbështetjes për Ukrainën

Figurat kryesore të politikës së djathtë evropiane u mblodhën në Konferencën Kombëtare të Konservatorëve në Bruksel këtë javë, përfshirë arkitektin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian Nigel Farage dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

20 Prill 2024, 19:56 Nga I.A
Konferenca e konservatorëve në Bruksel, kritika ndaj BE-së dhe
Viktor Orban

BRUKSEL- Politikanë, akademikë dhe aktivistë të krahut të djathtë nga e gjithë Evropa u mblodhën në Bruksel këtë javë për një Konferencë dy-ditore të Konservatorëve, që organizatorët thanë se kishte për qëllim "ruajtjen e sovranitetit të vendeve në Evropë". Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, një përpjekje e kryebashkiakut të Brukselit për të anuluar mbajtjen e konferencës shkaktoi akuza për një sulm ndaj fjalës së lirë.

Figurat kryesore të politikës së djathtë evropiane u mblodhën në Konferencën Kombëtare të Konservatorëve në Bruksel këtë javë, përfshirë arkitektin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian Nigel Farage dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban. Sipas tyre, armiqtë më të fortë vendeve sovrane janë Bashkimi Evropian dhe emigracioni.

“Nëse dikush dëshiron të bëjë një përpjekje për të krijuar një shoqëri të përzier, të bazuar në komunitete të krishtera dhe myslimane, dhe si një gjë liberale që do të sillte rezultat të mirë, le ta bëjnë atë, është fati juaj, e ardhmja juaj. Por mos na detyroni neve ta bëjmë këtë”, thotë Viktor Orban, Kryeministër i Hungarisë.

Zoti Orban kritikoi mbështetjen perëndimore për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtuesve rusë.

“Pa marrë paratë dhe armët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, Ukraina si shtet do të pushonte së ekzistuari. Pra, nuk është më një shtet sovran”, tha ai.

Kryeministri Orban është bërë figura kryesore e së djathtës evropiane, thotë analisti Georgios Samaras.

“Ai është shumë i suksesshëm në nxitjen e një praktike autoritare dhe regjimi autoritar në vendin e tij. Mendoj se e djathta ekstreme në mbarë Evropën tani po përpiqet të përdorë të njëjtën strategji”, thotë ai.

Organizatorët e konferencës e prezantuan atë si një takim i konservatorëve me pikëpamje të ngjashme për mbrojtjen e shteteve sovrane në Evropë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në qershor.

"Kjo është një pëprjekje për konsolidimin e manifesteve të ndryshme", tha analisti Georgios Samaras për konferencën e konservatorëve.

Por takimi për pak nuk u zhvillua. Policia bllokoi hyrjen në objektin, ku u zhvillua konferenca të martën pasi kryebashkiaku i Brukselit lëshoi një urdhër për anulimin e konferencës për arsye sigurie.

Një vendim urgjent i gjykatës rrëzoi urdhrin e kryetarit të bashkisë. Pjesëmarrësit thanë se veprimet e tij ishin një shembull i asaj që ata e quajtën "kulturë e bojkotit" nga krahu i majtë.

“Ne mund të shohim se opinionet e mbajtura ligjërisht nga njerëzit që do të fitojnë zgjedhjet kombëtare nuk janë më të pranueshme këtu, në Bruksel, në shtëpinë e globalizmit, sepse nëse nuk jeni dakord me një union gjithnjë e më të fortë, atëherë duhet të jeni njerëz të këqinjë”, tha Nigel Farage, ish-deputet i Parlamentit Evropian.

Sondazhet sugjerojnë se partitë e qendrës së djathtë dhe të ekstremit të djathtë do të fitojnë vende në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e qershorit. Një sondazh i fundit i BE-së sugjeron se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, mbrojtja dhe siguria evropiane janë çështje me përparësi të lartë për votuesit.

Marrë nga VOA

viktor orban

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën