LIVE UPDATES
Bota

Blinken thekson rëndësinë e partneritetit të SHBA-ve me vendet e Afrikës

Sekretari Blinken e nisi turneun e tij në tre vende të dielën e kaluar me një ndalesë në Afrikën e Jugut, ku foli me respekt për Kryengritjen në Soweto, një protestë studentore kundër regjimit të dikurshëm të aparteidit.

12 Gusht 2022, 17:46 Nga DOSJA
Blinken thekson rëndësinë e partneritetit të SHBA-ve me
Antony Blinken

SHBA- Sekretari i Shtetit Antony Blinken vizitoi Ruandën të enjten, ndalesa e tretë dhe e fundit e një turneu të tij në Afrikë. Në çdo ndalesë, sekretari Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një partneritet të vërtetë me vendet afrikane, mbështesin përpjekjet rajonale për të pakësuar dhunën dhe nuk po përpiqen t’u diktojnë se me kë duhet të krijojnë aleanca.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken përfundoi vizitën e tij në Afrikë pas bisedimeve të enjten me Presidentin e Ruandës, Paul Kagame në Kigali. Sekretari Blinken u tha gazetarëve se ngriti shqetësimet serioze për të drejtat e njeriut dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund çdo mbështetjeje për rebelët e armatosur në Republikën Demokratike të Kongos.

"Ka njoftime shumë të besueshme të mbështetjes për grupet e armatosura nga të gjitha palët, duke përfshirë Forcat Demokratike për Çlirimin e Ruandës, forcat kongoleze dhe grupin M23, nga banorë të Ruandës. Qëndrimi ynë është i qartë, mbështetja për çdo grup të armatosur duhet të ndërpritet", tha sekretari Blinken.

Një ditë më parë në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos, sekretari Blinken shprehu të njëjtat shqetësime se Ruanda ka ofruar mbështetje për grupin e armatosur rebel M23, që vepron në lindje të Kongos.

"Kjo zonë në lindje të vendit tonë është goditur rëndë nga grupe të armatosura terroriste që kanë frikësuar dhe dëmtuar popullsinë tonë për më shumë se 20 vjet. Gjendja në këtë rajon ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe", tha ministri i jashtëm i Kongos, Christophe Lutundula.

Sekretari Blinken e nisi turneun e tij në tre vende të dielën e kaluar me një ndalesë në Afrikën e Jugut, ku foli me respekt për Kryengritjen në Soweto, një protestë studentore kundër regjimit të dikurshëm të aparteidit.

Sekretari Blinken dhe homologu i tij afrikano-jugor, Naledi Pandor thanë se zhvilluan bisedime të rëndësishme, duke u përqëndruar në qëllimet dhe interesat e përbashkëta. Ata biseduan mbi çështjen e konkurrencës dhe ndikimit në kontinent të Kinës dhe Rusisë, që zoti Blinken theksoi se ishte tema kryesore e turneut të tij në Afrikë.

"Ajo që ne kërkojmë më së shumti është një partneritet i vërtetë midis Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës, ne nuk duam një marrëdhënie të pa ekuilibruar. Angazhimi ynë për një partneritet më të fortë me Afrikën nuk është pjesë e një përpjekje për të mposhtur dikë tjetër."

Vizita e sekretarit Blinken pason një turne në Afrikë nga Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe një eksperte i tha Zërit të Amerikës se afrikanët nuk janë të bindur se Shtetet e Bashkuara nuk po konkurrojnë për të shtrirë ndikimin e tyre në kontinent.

“Mendoj se kjo vazhdon të shihet si pjesë e një loje të madhe, e konkurrencës së një fuqie të madhe, e cila nuk dëshiron të humbasë mundësinë e shtrirjes së ndikimit dhe pranisë në këtë rajon, që është bërë përparësi e Rusisë dhe Kinës”, thotë Elizabeth Shackelford nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale.

Një tjetër ekspert i tha Zërit të Amerikës se ai sheh një ndryshim në tonin dhe qasjen ndaj Afrikës nga administrata e presidentit Biden.

“Mendoj se ka një ndryshim mes qasjes së administratës Biden dhe administratës së mëparshme amerikane. Administrata e presidentit Biden nuk është aq e interesuar t'u tregojë afrikanëve se si duhet të bëjnë biznesin e tyre, me kë duhet të bëjnë biznes. Kjo ishte më shumë një theksim i ndryshimit të mesazhit direkt lidhur me Kinën krahasuar me administratën e mëparshme”, thotë eksperti Tom Sheehy nga Instituti Amerikan i Paqes.

Ekspertja Elizabeth Shackelford i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara duhet t'u japin përparësi vendeve afrikane si Kenia, e cila duket se po ecën përpara në një drejtim demokratik pas zgjedhjeve të kësaj jave dhe se ajo nuk mendon se Uashingtoni duhet të shfaqet kudo në kontinent për të konkurruar me të tjerët. Sekretari Blinken vizitoi Kenian, Nigerinë dhe Senegalin nëntorin e kaluar.

Marrë nga VOA

antony blinken antony blinken ne ruanda

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën