LIVE UPDATES
Bota

Blinken ul tensionet mes vendeve: Synojmë marrëdhënie paqësore! As Kina, as ne nuk po largohemi

Disa ditë pasi zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë kinezë në Pekin, Blinken tha se marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës “është një garë afatgjatë” pa një “kufi të qartë”.

29 Qershor 2023, 20:07 Nga f.i
Blinken ul tensionet mes vendeve: Synojmë marrëdhënie
Antony Blinken

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të gjejnë rrugën për “bashkëjetesë paqësore” me Kinën, pavarësisht konkurrencës së fortë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të mërkurën, duke vënë në dukje se Uashingtoni nuk po i “shkëput” lidhjet ekonomike me Pekinin dhe se vitin e shkuar tregtia mes dy vendeve shënoi rritje rekord.

“As Kina, as ne nuk po largohemi”, tha zoti Blinken duke iu drejtuar një pranishmëve në një takim të Këshillit mbi Marrëdhëniet me Jashtë, që u mbajt në Nju Jork.

Disa ditë pasi zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë kinezë në Pekin, Blinken tha se marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës “është një garë afatgjatë” pa një “kufi të qartë”.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë marrjen e masave për të kufizuar investimet dhe dërgimin e sistemeve teknologjike në Kinë për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare, diplomati më i lartë amerikan tha se “ne duam të sigurohemi që të kemi një pozicion të fortë në këtë garë dhe të jemi në gjendje të ndikojmë mbi atë që mund të ndodhë në të ardhmen”.

Vizita në Pekin e Sekretares së Thesarit Janet Yellen

Deklaratat e zotit Blinken vijnë para udhëtimit të pritshëm në Pekin, në javët e ardhshme, të Sekretares së Thesarit Janet Yellen. Zoti Blinken vuri në dukje faktin se tregtia dy palëshe vazhdon të zgjerohet pavarësisht tensioneve mbi çështje si, gjysmëpërçuesit apo keqtrajtimi i ujgurëve nga Pekini.

“Vitin e kaluar u shënua niveli më i lartë tregtar me Kinën. U regjistrua numri më i lartë i investimeve të huaja direkte në Kinë që prej vitit 2024”, tha zoti Bliken duke shtuar se kontrollet amerikane mbi eksportet dhe sanksionet ndaj njësive kineze kanë ndikim vetëm tek një pjesë e kompanive që veprojnë në Kinë.

Yellen ka paralajmëruar mbi pasojat negative që do të kishte në ekonomi shkëputja nga Kina dhe ka bërë thirrje për thellim të marrëdhënieve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Por zyrtarët amerikanë po përballen pyetje të vështira nga kritikët të cilët kërkojë që administrata e zotit Biden të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës.

Këtë javë, ish-ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila ka shpallur kandidaturën për garën presidenciale të vitit 2024, i bëri thirrje Uashingtonit të shfuqizojë statusin për marrëdhënie normale, të përhershme tregtare me Kinën derisa qeveria e Pekinit të ndihmojë në zhdukjen e kimikateve që përdoren për prodhimin e fentanilit. Gjatë një takimi të organizuar të martën nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjeve me bazë në Uashington Haley tha se do t’i nxiste kompanitë amerikane të largoheshin nga Kina.

“Kina është shumë më tepër sesa thjesht një konkurrente. Kina komuniste është armike. Është kërcënimi i huaj më i rrezikshëm me të cilin përballemi që prej Luftës së Dytë Botërore”, tha ajo.

Provokimet ndaj Tajvanit

Javën e shkuar, në Pekin, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara mbi provokimet ushtarake të Kinës në ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit, që planifikon mbajtje e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024. Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit dhe janë për zgjidhje paqësore të dallimeve mes Kinës dhe Tajvanit.

Të mërkurën, Richard Haass presidenti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë e pyeti zotin Blinken se përse Uashingtoni nuk ia bën më të qartë Kinës se Shtetet e Bashkuara “do të qëndrojnë në krah të Tajvanit, nëse Pekini synon të përdorë forcën”.

“Mendoj se diçka e tillë është shumë e dukshme, jo vetëm me ato që po themi, por edhe në ato që po bëjmë, se ne do të përkrahim Tajvanin”, u përgjigj zoti Blinken. “Bazuar në Aktin mbi Marrëdhëniet me Tajvanin ne kemi angazhim afatgjatë që siguron se ne do të bëjmë gjithçka do të ishte e nevojshme për të ndihmuar Tajvanin që të mbrohet”.

Zoti Blinken tha se “dislokimi i trupave kineze, stërvitjet dhe provat raketore të Kinës”, që nga 2016, “trysnia ekonomike kundër Tajvanit” dhe përpjekjet e Pekinit për “ta ndarë” Tajvanin nga arena ndërkombëtare janë “jo etike për ruajtjen e status quo-së”. Departamenti i Shtetit ka deklaruar se bazuar në politikën e Uashingtonit atë të “Një Kine”, Shtetet e Bashkuara nuk mbajnë qëndrim mbi sovranitetin e Tajvanit./VOA

shba marredheniet shba-kine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet