17 Prill 2024, 14:44
Nga M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar si hakmarrje nga ana e Serbisë për votimin në Asamble të Këshillit të Evropës, ndalimin e udhëtarëve nga Kosova në pikëkalimet kufitare. Me anë të një reagimi në platforën "X", Kurti tha se që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas të Kosovës, përfshirë dhe fëmijë janë ndaluar arbitrarisht në kufij si dhe janë privuar nga ushqimi e medikamentet. Sipas, Kurtit, kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.
“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë, përfshirë fëmijë, janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e KiE. Ky vendim i marrëme shumicë votash ka sjell zemërim të madh në Serbi. Autoritet serbe kanë bllokuar sot pikën kufitare në veri të Kosovës si dhe pikën kufitare me Kroacinë.
Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. Qytetarët e Kosovës janë ndaluar dhe në kufirin serb me Hungarinë. Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.
tensionet ne veri te kosoves
Bota
17 Prill 2024, 14:45
N.F
KQZ
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovës (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshtje me rastin e vrasjes s...
Bota
17 Prill 2024, 14:34
N.F
Nikolla Sanduloviç
SERBI- Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviç ka reaguar në lidhje me bllokimin e autobusëve të Kosov...
Bota
17 Prill 2024, 14:31
M.B
Dora Bakoyannis
STRASBURG- Ish-kryediplomatja greke, Dora Bakoyannis, ka shprehur entuziazmin e saj pasi në Asamblenë Parlamentare të K...
Bota
17 Prill 2024, 14:11
N.F
Jelena Peroviç
MAL I ZI- Drejtoresha e Agjencisë malazeze për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), Jelena Peroviç është arr...
Bota
17 Prill 2024, 14:08
M.B
Një ndërtesë e goditur nga sulmet ajrore ruse në Çernihiv më 17 prill 2024.
UKRAINA- Të paktën dhjetë person...
Bota
17 Prill 2024, 13:58
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KOSOVË- Autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata kan&eu...
Bota
17 Prill 2024, 13:53
M.B
Viola Von Cramon
BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas bllokimit të katër auto...
Bota
17 Prill 2024, 13:51
N.F
Foto ilustruese
BERLIN- Autoritetet gjermane kanë kryer ditën e sotme bastisje në shkallë të gjerë kundër nj&eum...
Bota
17 Prill 2024, 13:41
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi të mërkurën leximin e parë të një projekt-ligji për "agj...
Bota
17 Prill 2024, 13:39
I.A
Pike kufitare
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se shteti serb p&...