LIVE UPDATES
Bota

Bojkoti i zgjedhjeve në veri, analisti gjerman: Ohri s’ka zgjidhur asgjë, Lista Srpska s’lejon asnjë të udhëheq atje

Ai thotë se komunikata e ambasadorëve të QUINT-it e thotë qartë që zgjedhjet do të mbahen pa pjesëmarrjen e Listës Srpska me shpresën që s’do të ketë probleme të mëdha kur të organizohen zgjedhjet.

28 Mars 2023, 16:55 Nga I.A
Bojkoti i zgjedhjeve në veri, analisti gjerman: Ohri s’ka zgjidhur
Bodo Weber

KOSOVË- Lista “Srpska” që drejtohet nga Goran Rakiç kanë vendosur që përfundimisht të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale për katër komunat veriore. Ndaj një vendimi të tillë të partisë që dirigjohet nga pushteti në Serbi kanë reaguar shtetet e QUINT-it. SHBA, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë shprehur keqardhjen që “Lista Srpska” ka marrë një vendim të tillë dhe kanë bërë thirrje që të mos bëhen veprime që do të shkaktonin prishje të zgjedhjeve.

Lidhur me këtë situatë të krijuar në një intervistë për Gazetën Express ka folur analisti gjerman, Bodo Weber. Ai thotë se komunikata e ambasadorëve të QUINT-it e thotë qartë që zgjedhjet do të mbahen pa pjesëmarrjen e Listës Srpska me shpresën që s’do të ketë probleme të mëdha kur të organizohen zgjedhjet. Sipas ekspertit gjerman të DPC, gjithë kjo që po ndodhë është konfirmim i dobësisë së negociatave të Ohrit. Weber thotë se ka qenë e qartë që pa vendosur afate për themelimin e Asociacionit, ishte e qartë që Vuçiç s’do të lejonte Listën Serbe të merrte pjesë në zgjedhje.

 “Ky është vetëm një konfirmim i dobësisë së të gjithë negociatave të dialogut politik dhe të marrëveshjes së Ohrit, ku çështja e kthimit të serbëve në veri në institucionet e Kosovës, që më parë pritej të përbënte një pjesë të rëndësishme të marrëveshjes, as që është prekur. Pa afate në aneksin e zbatimit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit, ishte e qartë se Vuçiq nuk do të lejonte që Listën Serbe të merrte pjesë në zgjedhje”, ka thënë Weber.

Weber shprehet se nuk e sheh këtë si rezultat të ndonjë strategjie të Perëndimit, por vetëm të dobësisë dhe dështimit politik.

“Ajo tregon se vazhdimi i largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, mbetet e pazgjidhur, duke i kthyer zgjedhjet e prillit pak a shumë të parëndësishme, pa ndikim serioz në rolin dominues të Listës Srpska në veri”, ka potencuar Weber.

I pyetur nëse ka kapacitete politike në veri për të zëvendësuar partinë e Goran Rakiç, Weber shton se s’është në pyetje kapaciteti, por fuqia dhe kontrolli. Ai thotë se në komunat me shumicë serbe ka një sistem de-facto një partiak që bashkërendon me nëntokën e krimit dhe që është nën kontrollin e Vuçiç.

Sipas tij, zgjedhjet në katër komunat veriore s’e ndryshojnë këtë gjendje dhe thotë se kushdo që i fiton zgjedhjet s’do të lejohet që të drejtojë institucionet komunale që funksionojnë sipas ligjit të Kosovës.

Ne de-facto kemi sistemin një-partiak, jo vetëm në veri, por në dhjetë komunat me shumicë serbe, të bashkuara me nëntokën kriminale, nën kontrollin e Vuçiqit. Zgjedhjet në katër komunat veriore nuk do ta ndryshojnë këtë, sepse atje ka ende struktura paralele në institucionet komunale, plus kushdo që fiton nuk do të lejohet të drejtojë në mënyrë thelbësore institucionet komunale që funksionojnë sipas ligjit të Kosovës”, ka thënë Weber.

Weber shprehet e bindur që mund të ketë përshkallëzim të situatës në veri, meqë sipas tij marrëveshja në Ohër s’ka zgjidhur asgjë për veriun.

Oh, definitivisht, sepse Ohri nuk ka zgjidhur asgjë në veri, dhe e kemi parë fundin e vitit të kaluar se çfarë ndodh kur gjërat mbeten të parregulluara”, ka përfunduar eksperti gjerman.

Zgjedhjet komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ishte paraparë që të mbahen në dhjetor të vitit të kaluar, megjithatë pas situatës së krijuar ishte marrë vendimi për shtyrje me datën 23 prill.

zgjedhjet ne veri te kosoves goran rakiç bodo weber.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet