28 Mars 2023, 16:17
Nga a.l
Avdullah Hoti
KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Ohër. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoti shkruan se dikur Kurti e kishte kundërshtuar Asosacionin, ndërsa sipas tij tani është i gatshëmqë të zbatohet.
“Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë. Pesë vendet mos-njohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai gjithashtu tha se dialog njohje reciproke nuk ka askund dhe nuk pritet të ketë.
“Kemi hyrë në rrugën më të gjatë të mundshme për të arritur tek marrëveshja finale për njohje reciproke. Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur do të mund ta thyejmë këtë status quo dhe ta përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia për investitorët e jashtëm, do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia”, ka përfunduar deputeti i LDK-së.
Takimi në Ohër
Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
avdullah hoti
Bota
28 Mars 2023, 16:12
a.l
Glauk Konjufca dhe Gabriel Escobar
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashk...
Bota
28 Mars 2023, 16:00
a.l
Katerina Sakellaropoulou
GREQI- Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd. Ajo de...
Bota
28 Mars 2023, 16:07
I.A
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillohet një t...
Bota
28 Mars 2023, 15:34
a.l
Ma Ying-jeou
KINË- Ish-presidenti i Tajvanit Ma Ying-jeou ka vizituar sot Kinën. Ai u shpreh se njerëzit në të dy anët e ngus...
Bota
28 Mars 2023, 15:22
a.l
Tërmet në Japoni
JAPONI- Një tërmet i fortë ka goditur Japoninë verilindore ditën e sotme. Sipas Agjencisë Met...
Bota
28 Mars 2023, 15:06
a.l
Sulmi në Meksikë
SPANJË- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Meksikë. Mediat e huaja raportojnë...
Bota
28 Mars 2023, 15:00
a.l
Sulm në Belgjikë
BELGJIKË- Policia belge ka arrestuar tetë persona si pjesë e një hetimi mbi një plan xhihadist p&...
Bota
28 Mars 2023, 14:53
a.l
Armët bërthamore
BJELLORUSI- Vendosja e armëve bërthamore ruse në territorin e Bjellorusisë nuk është në kund...
Bota
28 Mars 2023, 14:44
a.l
Emmanuek Macron
FRANCË- Sindikatat në Francë të cilat për ditë me radhë kanë protestuar kundër reform&eu...
Bota
28 Mars 2023, 14:36
a.d
Martine Vik Magnussen
MBRETËRI E BASHKUAR- Farouk Abdulhak, djali i një miliarderi nga Jemeni pranoi për BBC se kishte gisht në vrasjen...