7 Dhjetor 2022, 12:24
Nga I.A
Postimi
KOSOVË- Një marshim do të bëhet nesër në mesditë në Prishtinë. Më 8 dhjetor në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të organizohet marshim kundër abuzimit, seksizmit, dhunimit, mizogjenisë dhe vrasjes së grave. Ky organizim do të bëhet nga “Artpolis” me thirrjen “Bolla Ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve”. Në njoftimin për këtë organizim bëhet thirrje që të mos heshtën apo fshihen rastet e dhunës apo abuzimit ndaj grave, por që të luftohen dhe raportohen.
Njoftimi i Plotë:
#Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve “Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve” i dedikohet vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik. “Boll Ma!…” është një thirrje për të ndaluar abuzimin ndaj grave brenda e jashtë mureve, në hapësira publike e private. Mosraportimi, heshtja dhe fshehja e rasteve riprodhon strukturat e patriarkatit. “Boll Ma!…” synon të jetë zëri i revoltës që tenton të sfidojë e dënojë mizogjeninë, racizmin, seksizmin, diskriminimin, abuzimin dhe dhunën në të gjitha format e saj. “Boll Ma!…” heshtja nuk është zgjidhje. Raportimi dhe luftimi i fenomeneve të tilla na afron drejt barazisë sociale e gjinore. Më 8 dhjetor 2022, në ora 12:00-13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ju ftojmë të na bashkoheni në marshimin kundër abuzimit, seksizmit, dhunimit, mizogjenisë, e vrasjes së grave!
marshim ne kosove
Bota
7 Dhjetor 2022, 12:16
I.A
Elisabeth Borne
FRANCË- Kryeministrja franceze Elisabeth Borne, njoftoi këtë të mërkurë se nga fillimi i janarit do të j...
Bota
7 Dhjetor 2022, 12:07
I.A
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba renditi dy kushte për të nisur një proces të "di...
Bota
7 Dhjetor 2022, 11:43
a.l
Gjermani
GJERMANI- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni antiterrorizën në Gjermani. Mediat e huaja bëjnë me dije se me...
Bota
7 Dhjetor 2022, 11:48
I.A
Mitrovice
KOSOVË- Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë thënë se jan&eum...
Bota
7 Dhjetor 2022, 11:44
I.A
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “grupe të organizu...
Bota
7 Dhjetor 2022, 10:52
I.A
Bruksel
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka korrigjuar raportin në të cilin qortonte Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë ven...
Bota
7 Dhjetor 2022, 10:42
I.A
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka reaguar pas incidenteve me granata dore që ndodhën të martën në v...
Bota
7 Dhjetor 2022, 10:23
a.l
Blerim Zhubi
KOSOVË- Një qytetar shqiptar që jeton në pjesën veriore të Mitrovicës, Blerim Zhubi ka reaguar pas shpë...
Bota
7 Dhjetor 2022, 10:11
a.l
Greqi
GREQI- Komuniteti rom në Mendi të Greqisë është ngritur në protesta ditën e djeshme. Arsyeja e revoltës ...
Bota
7 Dhjetor 2022, 10:08
I.A
Trenat e perplasur
SPANJË- Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën në periferi të Ba...