All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Bombardimet ruse kundër rrjetit elektrik të Ukrainës, sulme të qëllimshme

Me goditje masive me dronë dhe raketa kundër rrjetit elektrik të Ukrainës, Rusia po përpiqet të fundmi të godasë edhe popullsinë civile në Ukrainë. Moska po ndjek me këtë edhe një strategji kundër BE.

20 Tetor 2022, 08:22 Nga I.A
Bombardimet ruse kundër rrjetit elektrik të Ukrainës, sulme
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

UKRAINË- Para fillimit të sezonit të ngrohjes, Rusia terrorizon Ukrainën me sulme kundër infrastrukturës energjitike. Ushtria ruse përpiet t'i shkaktojë dëme maksimale sektorit energjitik ukrainas duke sulmuar me dronë dhe raketa centrale energjie dhe rrjete të rrymës elektrike. I gjithe rrjeti i furnizimit është në fokus të sulmeve ruse.

Edhe të martën në mëngjes ka pasur sulme masive kundër qyteteve ukrainase, mes tyre edhe Kievi, Shytomyr, Dnipro dhe Kharkiv. Që të hënën pati sulme kundër objektivave në Kiev dhe Dnipropetrovsk me pasojë ndërprerjen e rrymës elektrike dhe ujit. Sulmet më të ashpra ruse janë shënuar më 10 dhe 11 tetor. Presidenti ukrainas, Zelensky deklaroi në twitter se që nga këto sulme, rreth 30% e centraleve eletrike ukrainase janë shkatërruar, e kjo ka shkaktuar ndërprerje masive të energjisë në të gjithë vendin. Presidenti ukrainas theksoi, se prandaj nuk ka hapësirë për negociata me Putinin.

Qeveria ukrainase përpiqet të sigurojë furnizimin me energji

Aty ku dëmet janë riparuar, Rusia ka goditur sërish si në Lviv, në perëndim të Ukrainës, ku pati ndërprerje të rrymës. Ministri energjitik i Ukrainës, Herman Halushtshenko është shprehur se "cinizmi i sulmit është në goditjen e të gjithë rrjetit të furnizimit, përsfhirë edhe sistemet e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe prodhimit. Kështu armiku dëshiron të vështirësojë rivendosjen e furnizimit me rrymë elektrike nga burime të tjera."

Kurse drejtuesi i Ukrenergo sipërmarrjes energjitike ukrainase, Volodymyr Kudryshkyj është shprehur se "askush në Europë nuk duhet të përballojë këtë që duhet të përpallojmë ne. Askush nuk ka pasur shkatërrime të tilla. Punonjësit tanë janë papushim në detyrë për të riparuar sa më shpejt rrjetet që të gjithë konsumatorët të furnizohen me energji. Sipas Ukrenergo në planifikimin e sulmeve të tilla marrin pjesë ekspertë të energjisë. "Këtë e tregojnë përmasat dhe përzgjedhja e sulmeve në rrjetin ukrainas." Agresori vendos me qëllim në shënjestër ato objektiva, ku mund të ketë edhe dëmin më të madh. Qeveria ukrainase përpiqet të sigurojë furnizimin me energji. "Çdo rajon ka planin e vet të reagimit për krizën", ka shkruar kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal në Telegram më 17 tetor.

Sulme ruse kundër Lvivit

Ukrainasit duhet të kursejnë megjithatë energji. "Ju lutem reduktoni konsumin e energjisë ditën dhe sidomos në orët e mbrëmjes nga 17-23:00", ka kërkuar ministri ukrainas i Energjisë, Haushtshenko. Kjo do të ndihmojë që të rikthejmë stabilitetin e sistemit të energjisë, ka thënë ai. Ukraina ka ndalur eksportimin e energjisë në vendet europiane që të stabilizojë sitemin e saj. "Ishte eksporti i energjisë që i ndihmoi Europës të reduktojë përdorimin e burimeve ruse energjitike. Prandaj Rusia shkatërron sistemin tonë energjitik për të penguar kështu mundësinë për të eksportuar energji elektrike nga Ukraina", ka deklaruar ministri Halushtshenko. Më 10 tetor raketat ruse goditën termocentralin e Burshtynit që ka lidh rrjetin elektrik të Ukrainës me Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë- nga aty është eksportuar rrymë në BE. Sulmet kundër infrastrukturës ukrainase, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka quajtur krime lufte.

Ende Ukraina nuk ka kërkuar ndihmë emergjente për të stabilizuar furnizimin me energji. Sipas njoftimet të sipërmarrjes energjitike ukrainase, Ukrenergo operatorët ukrainas kanë mundësi të kërkojnë ndihmë. Për këtë ka ujdi të posaçme me vendet fqinje.

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet