Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Duke folur për gazetarët më 31 gusht pasi arriti në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Pragë, Borrell tha se “ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe një vendim politik”.
BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje 27 shteteve anëtare që të gjejnë kompromis dhe të lënë pas inatet, teksa blloku po debaton nëse duhet të ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët, si sanksion për pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.
Duke folur për gazetarët më 31 gusht pasi arriti në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Pragë, Borrell tha se “ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe një vendim politik”.
“Do të punoj për unitet.... Ne nuk mund të lejojmë që të dukemi të përçarë për një çështje kaq të rëndësishme, që ka të bëjë me raportet midis njerëzve, midis shoqërisë ruse dhe popullsisë evropiane”, tha ai.
Çështja e kufizimit të vizave për rusët është aktualizuar ditëve të fundit nga disa shtete të bllokut, por që të arrihet një marrëveshje duhet vendim unanim i të 27 shteteve të bllokut. Më pas ky vendim do të bëhej sanksioni më i ri kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj të paprovokuar të Ukrainës.
Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë – shtetet e Baltikut, Polonia dhe Finlanda – kanë udhëhequr kauzën për vendosjen e një ndalese kufizuese mbi vizat për turistët rusë. Për shkak të sanksioneve të BE-së për fluturimet nga Rusia, shumica e udhëtarëve përdorin kufijtë tokësorë për të udhëtuar në shtetet e BE-së.
Një marrëveshje e vitit 2007 për lehtësimin e kritereve për vizat në BE për rusët, u pezullua përkohësisht në fund të shkurtit, duke shënjestruar njerëzit e afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, sikurse delegacionet zyrtare ruse dhe poseduesit e pasaportave diplomatike.
Por, nga sanksionet u përjashtuan “rusët e zakonshëm” të cilët ende vazhdojnë të gëzojnë nga përftimet lehtësuese të kësaj marrëveshjeje, sikurse reduktimi i kohës dhe kostos së vizës, por edhe paraqitja e më pak dokumenteve për aplikim.
Gjermania dhe Franca kanë thënë se kufizimi i vizave për rusët do të ishte kundërproduktiv, teksa BE-ja tenton të fitojë “zemrat dhe mendjet” e atyre rusëve që nuk e mbështesin agresionin e Moskës kundër Ukrainës.
Kievi i ka bërë thirrje bllokut që të ndalojë lëshimin e vizave për të gjithë rusët, përveç disidentëve politikë.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha për Radion Evropa e Lirë më 30 gusht se “cilësimi i kësaj lufte si ‘problem i Putinit’ dhe jo problem i shoqërisë ruse që më së shumti e mbështet presidentin e saj, është vetëmashtrim”.
Të 27 shtetet e bllokut duhet të pajtohen në mënyrë që masa për kufizimin e lëshimit të vizave të mund të aplikohet në të gjitha shtetet e BE-së./REL/
Maqedoni MAQEDONIA E VERIUT- Kushti për ndryshimet kushtetuese i vendosur në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me B...
CDU/CSU GJERMANI- "Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur për t'u bërë forca e armatosur...
Bresher ne Spanje SPANJË- Një foshnjë 20 muajshe ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga bresh...
termet ne Greqi GREQI- Një tërmet i dyfishtë i fortë ka ndodhur pak më parë në ishullin e Samos me një diferen...
protesta ne Prishtine KOSOVË- Ka nisur pak minuta më parë në Prishtinë protesta e paralajmëruar kundër përdhunimit ...
Gorbaçov RUSI- Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, vdiq në moshën 91-vjeçare. Nga spitali ku po trajtohej, thanë se ai "vu...
Trupi i gjetur ne Itali ITALI- Një trup i djegur është gjetur në bagazhin e një makine të djegur pranë Brescia t&eu...
Gorbachev dhe Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha në një telegram ngushëllimi të dërguar sot se Mihail Gorba&c...
tensionet Tajvan-Kine TAJVAN- Tajvani ka lëshuar të shtëna paralajmëruese për herë të parë për të larguar...
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Sot në Shkup në orën 17:00, në sheshin Skënderbeu pritet të mbahet protestë nën...