LIVE UPDATES
Bota

Homazhe e respekte nga Perëndimi për Gorbaçovin, Putin politikat e tij i shihte si “turp e disfatë”

Gorbachev, i cili mori detyrën në vitin 1985, ishte i njohur për hapjen e Bashkimit Sovjetik dhe për afrimin e tij me Perëndimin. Ai u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de fakto lider i vendit në moshën 54-vjeçare. Në atë kohë, ai ishte anëtari më i ri i këshillit qeverisës, i njohur si Byroja Politike.

31 Gusht 2022, 12:15 Nga d.a.
Homazhe e respekte nga Perëndimi për Gorbaçovin, Putin
Gorbaçov

RUSI- Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, vdiq në moshën 91-vjeçare. Nga spitali ku po trajtohej, thanë se ai "vuante nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë".

Gorbachev, i cili mori detyrën në vitin 1985, ishte i njohur për hapjen e Bashkimit Sovjetik dhe për afrimin e tij me Perëndimin. Ai u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Sovjetike dhe de fakto lider i vendit në moshën 54-vjeçare. Në atë kohë, ai ishte anëtari më i ri i këshillit qeverisës, i njohur si Byroja Politike.

Politika e tij e "glasnost"-it, apo e hapjes, u mundësoi njerëzve të kritikonin qeverinë në një mënyrë që më herët ishte e paimagjinueshme. Por, ajo nxiti edhe ndjenja nacionaliste në shumë rajone të vendit, të cilat çuan në kolapsin e bllokut sovjetik, më 1991.

Në aspektin ndërkombëtar, Gorbachev arriti marrëveshje për kontrollin e armëve me SHBA-në dhe refuzoi të ndërhynte kur vendet e Evropës Lindore u ngritën kundër sundimtarëve të tyre komunistë.

Në Perëndim, ai u njoh si arkitekt i reformave, që më pas krijuan kushte për përfundimin e Luftës së Ftohtë. Por, shumë njerëz brenda Rusisë, politikat e tij i shohin si të gabuara.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilëson rënien e Bashkimit Sovjetik si "katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit". Për të, fundi i Bashkimit Sovjetik ishte "një moment turpi dhe disfate".

Në Rusinë e re, që doli pas vitit 1991, Gorbachev u tërhoq nga politika, duke u fokusuar në projekte arsimore dhe humanitare. Ai bëri përpjekje për t'u kthyer në politikë në vitin 1996, por në zgjedhjet presidenciale mori vetëm 0.5% të votave.

Gorbachev do të varroset në varrezat Novodevichy të Moskës, ku gjenden varret e shumë rusëve të shquar, pranë gruas së tij, Raisa, e cila vdiq në vitin 1999, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Presidenti rus, Putin, shpreh ngushëllimet e tij më të thella për vdekjen e Mikhail Gorbachevit, tha një zëdhënës i Kremlinit për agjencinë e lajmeve Interfax.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu ngushëllimet e saj në një postim në Twitter:

"Mikhail Gorbachev ishte një udhëheqës i besuar dhe i respektuar. Ai luajti një rol vendimtar në fundin e Luftës së Ftohtë dhe rrëzimin e Perdes së Hekurt. Kjo hapi rrugën për një Evropë të lirë".

"Përkushtimi i tij për paqe në Evropë ndryshoi historinë tonë të përbashkët", tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Kryeministri në largim i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se është "pikëlluar" nga lajmi për vdekjen e Gorbachevit.

"Në kohën e agresionit të Putinit në Ukrainë, angazhimi i tij i palodhur për të hapur shoqërinë sovjetike, mbetet një shembull për të gjithë ne", shkroi Johnson në Twitter.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e përshkroi Gorbachevin si "një njeri me vizion të jashtëzakonshëm".

"Kur ai erdhi në pushtet, Lufta e Ftohtë po vazhdonte për gati 40 vjet dhe komunizmi për më shumë, me pasoja shkatërruese".

"Gorbachev ishte mjaft i guximshëm, duke përqafuar reformat demokratike dhe çarmatimin bërthamor", tha Biden.

"Këto ishin vepra të një lideri të rrallë", shtoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se Gorbachev "ndryshoi rrjedhën e historisë".

Në një intervistë për gazetën britanike, Guardian, më 2011, Gorbachev u pyet për gjërat që është penduar më shumë.

"Fakti që kam bërë shumë përpjekje për të reformuar Partinë Komuniste", tha ai.

Gorbachev tha se pendohet edhe për faktin që nuk ka nisur më herët të reformojë Bashkimin Sovjetik dhe t'u japë më shumë pushtet 15 republikave të tij.

Në vitin 1990, Gorbachevit iu dha Çmimi Nobel për Paqe për përfundimin paqësor të Luftës së Ftohtë./REL/

vdes mikhail gorbachev

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet