LIVE UPDATES
Bota

Enigmë e madhe se kur do të ndodhin ndryshimet në Kushtetutë

Vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, kushti për fillimin konkretisht të bisedimeve të antarësimit me BE-në. Thelbi i ndryshimeve është përfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës.

31 Gusht 2022, 13:05 Nga d.a.
Enigmë e madhe se kur do të ndodhin ndryshimet në Kushtetutë
Maqedoni

MAQEDONIA E VERIUT- Kushti për ndryshimet kushtetuese i vendosur në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, sipas të ashtuquajturit propozimi francez, për hapjen e plotë të procesit të negociatave, në opinionin maqedonas po pritet me shumë kuriozitet. Ideja e ndryshimeve kushtetuese është përfshirja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, pa asnjë detyrim reciprociteti nga ana bullgare për njohjen e pakicës maqedonase në atë vend.

Kovaçecvski: VMRO dhe E Majta bllokojnë procesin

Qeveria dëshmon se nuk posedon dhe nuk di se si do t'i sigurojë 2/3 e votave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë, se ndryshimi i aktit më të lartë juridik është përgjegjësi e çdo deputeti. I pari i qeverisë tha, se vendi ka hapur negociatat, por me përfshirjen e bullgarëve në preambul, hapen zyrtarisht kapitujt me BE-në.

"Ai është detyrim i çdo deputeti, sepse kanë detyrim para qytetarëve për të ardhmen evropiane të shtetit dhe qytetarëve që jetojnë këtu. Për këtë edhe ekziston diskutimi në kuvend, i cili duhet të jetë i bazuar në argumente, në fakte dhe mbi gjitha në perspektivën e shtetit. Asnjë parti politike nuk guxon që këto çështje t'i përdorë për interesa të ngushta partiake”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE për momentin nuk i përkrah ndryshimet në Kushtetutë

VMRO-DPMNE-ja vlerëson, se kryeministri me qëndrimin e tij ka konfirmuar se nuk ka deputetë, që do t'i tradhtojnë interesat maqedonase në favor të kërkesave të pakicës bullgare.

"Oferta për Kovaçevskin është e hapur: Nëse Kovaçevski beson se ka shumicë prej 2/3 në kuvend për ta ndryshuar Kushtetutën, atëherë le të urdhërojë dhe t'i propozojë ndryshimet. Nëse nuk ka shumicë le të japë dorëheqje dhe Maqedonia të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut,  Stevo Pendarovski, thotë se është shumë e vështirë të arrihet shumicë e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. Pendarovski është shprehur skeptik se opozita aktuale në kuvend ka disponim për të votuar ndryshimet kushtetuese. Pendarovski konsideron se qëndrimi i opozitës është i imponuar nga logjika e brendshme partiake. Sipas tij, në dokumentet e nënshkruara deri më tani me Bullgarinë nuk ka rrezik për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

"Vlerësimi im është se do të jetë shumë e vështirë të arrijmë dy të tretat në këtë përbërje parlamentare, pasi me sa mund të gjykoj unë, opozita në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e lexon marrëveshjen me Bullgarinë, përkatësisht kornizën negociuese me BE-në, përmes dioptrisë partiake”, vlerëson presidenti  Stevo Pendarovski.

Profesorët e së drejtës kushtetuese pesimit për ndryshimet kushtetuese

Profesori i së drejtës kushtetuese Svetomir Shkariq shpreh dyshimin për shpejtësinë e realizimit të amendamenteve kushtetuese të kërkuara, por edhe efikasitetin e zgjidhjes që do të pasojë.

"Fakti që opozita nxiton dhe i thotë qeverisë që të paraqesë propozimin për amendamentet kushtetuese në kuvend, ndërsa thotë se nuk do të votojë për amendamentet, nuk është zgjidhje e përhershme që do të kapërcejë sfidën që i është vënë Maqedonisë së Veriut si kusht fillestar i negociatave me BE-në. Është e paqartë se çfarë zhvillimi politik në Maqedoninë e Veriut do të nxisë përpjekjet për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese”, thotë profesor Shkariq.

Mosvotimi i mundshëm i një propozimi në rastin konkret të ndryshimeve kushtetuese për futjen e pakicave të reja në preambul (me theks të fortë te bullgarët), mjafton për të evidentuar dhe legjitimuar mospranimin e zgjidhjeve të imponuara nga publiku për atë çështje, thotë profesorja e së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Shkup, Tatjana Karakamisheva-Jovanovska.

"Nuk besoj se qeveria do të hapë procedurën e ndryshimeve kushtetuese në parlament, derisa të sigurohet që të ketë votat e nevojshme për miratimin e tyre. Pavarësisht sfidës që i dërgon opozita. Përveç kësaj, edhe nëse hapet procedura, nuk ka afate se kur duhet të përfundojë. Afati i vetëm që ekziston në procedurën për ndryshime kushtetuese lidhet me fillimin dhe kohëzgjatjen e dëgjesës publike”, vlerëson Karakamisheva./DW/

tatjana karakamisheva-jovanovska svetomir shkariq stevo pendarovski

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion